Bëri sherr me trajnerin, Luis Enrique nuk e grumbullon lojtarin për ndeshjen e Champions

Trajneri Luis Enrique vijon të ndjekë linjën e ashpër te PSG. Ai është i fokusuar në punën e tij në krye të kampionëve të Ligue 1 dhe po përgatitet për ndeshjen e Champions League kundër Arsenal.

Ai ka vendosur që të mos grumbullojë për këtë sfidë delikate lojtarin Ousmane Dembélé. Madje ai nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të thirrur për këtë sfidë, që do të luhet ditën e martë.

E përditshmja “L’Equipe” shprehet se lënia jashtë e francezit është për arsye disiplinore. Pas ndeshjes kundër Rennes, Luis Enrique dhe ish-anësori i Barcelonës patën një debat të ashpër.

Për këtë arsye, ish-trajneri i Spanjës vendosi ta lërë jashtë skuadrës lojtarin francez, ndërkohë që nuk dihet nëse do të luajë në fundjavë në kampionat apo do të jetë ende i dënuar nga klubi.

The post Bëri sherr me trajnerin, Luis Enrique nuk e grumbullon lojtarin për ndeshjen e Champions appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *