Inter, gjithçka është bërë për rinovimin e Dumfries deri në vitin 2028

Interi e ka mbyllur akordin për rinovimin e kontratës së Denzel Dumfries. Bisedimet mes zikaltërve dhe mbrojtësit holandez kanë mbërritur te “tymi i bardhë”. Ish-lojtari i PSV-së do të nënshkruajë së shpejti zgjatjen e bashkëpunimit me kampionët italianë deri në vitin 2028. Në kontratën aktuale të anësorit të djathtë, e cila skadon pas një viti, nuk ka asnjë klauzolë ndërprerjeje të saj.

Dumfries do të vazhdojë të fitojë 4 milionë euro neto në sezon, por do të peshojë “vetëm” 5.2 milionë euro bruto në buxhet, sepse do të vazhdojë të përfitojë nga “Dekreti i Rritjes”, ashtu siç pritej për lojtarët që kishin përfituar prej këtij rregulli. Holandezi, 28 vjeç, mbërriti në vitin 2021 te zikaltrit nga PSV Eindhoven.

The post Inter, gjithçka është bërë për rinovimin e Dumfries deri në vitin 2028 appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *