Theo Hernandez barazon golat e Maldinit: Shpresoj të shënoj më shumë për Milanin

Theo Hernandez ka barazuar Paolo Maldinin si mbrojtësi i kuqezinjve me më shumë gola. Francezi arriti 29 gola për Milanin kundër Lecce. “Nuk e dija. Jam i lumtur që kam shënuar kaq shumë gola me këtë klub dhe shpresoj të shënoj më shumë”, – tha ai për “Sky”.

Më tej, duke analizuar ndeshjen, Theo shtoi: “Jam i kënaqur me golin e Moratës, ai është një lojtar që na ndihmon shumë. Kryesimi i renditjes? Është bukur, por duhet të ruajmë këtë ritëm. Në ndeshjet e para nuk ishim si duhet, tani po punojmë mirë. Kemi filluar të luajmë mirë, sonte kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, çka është gjëja më e rëndësishme”.

The post Theo Hernandez barazon golat e Maldinit: Shpresoj të shënoj më shumë për Milanin appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *