Nadal: Alcaraz dhe Sinner do të dominojnë për shumë vite, por ai është favorit në çdo turne

Sezoni 2024 në tenis për meshkuj ka patur si protagonistë dy tenistë: spanjollin Carlos Alcaraz dhe italianin Jannik Sinner. Të dy kanë fituar nga dy grand slam, dukle zbritur përfundimisht nga froni edhe Novak Djokovic, i fundit që mbijetoi nga epoka e dikurshme.

Për tenistin spanjoll Rafael Nadal, kjo dyshe do të dominojë gjatë skenën në këtë sport. “Sot për sot, Alcaraz dhe Sinner janë mbi të gjithë të tjerët. Nuk kam dyshimm madje Carlos do të bëhet një nga tenistët më të mirë në histori”, u shpreh Rafael Nadal për mediat.

Dy tenistët dominojnë edhe në renditjen botërore, me italianin që është “numri 1” dhe spanjollin që synon ta zbresë nga froni. “Mendoj se Alcaraz është një hap më përpara se Sinner dhe mbetet favoriti kryesor për të fituar çdo turne ku merr pjesë”, tha Nadal.

The post Nadal: Alcaraz dhe Sinner do të dominojnë për shumë vite, por ai është favorit në çdo turne appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *