Giuntoli jep kushtrimin: Po je pjesë e Juventusit, duhet të fitosh patejtër

“Juventusi është një klub që duhet të fitojë. Kjo nuk është i vetmi synim, por mbetet gjëja më e rëndësishme”. Cristiano Giuntoli rishikon moton e Juventusit dhe e shikon të ardhmen me ambicie të madhe.

Drejtori sportiv i Juventusit ka dhënë një intervistë shumë të gjatë për “Corriere della Sera”, duke ilustruar ndër të tjera objektivat e Juventusit. Synimi i tij është që ta kthejë klubin bardhezi atje ku e meriton, duke parë qartë edhe ekuilibrin ekonomik e financiar.

Një ide që vetë Giuntoli u përpoq ta zbatonte në sesionin e fundit të transfertave, ku Juventusi, pavarësisht një buxheti me dritë të kuqe ndezur, arriti të mbyllte disa operacione shumë të shtrenjta hyrëse. Giuntoli thotë se nuk ka asnjë metodë specifike, e cila është e kujdesshme dhe e mprehtë në rregullimin e gjërave:

“Duhej ta ulnim faturën e pagave dhe moshën mesatare të skuadrës, e bëmë këtë. Ne vetëm duhet të bëjmë llogaritë dhe të kemi parasysh perspektivën e pesë viteve. Sot kemi një nga skuadrat më të reja në kampionat, është projekt i rëndësishëm”.

Giuntoli foli edhe mbi skuadrat kandidate për ta fituar titullin: “Është herët të thuhet, por Interi dhe Napoli janë favoritë. Interi i Simone Inzaghit ka skuadrën më të kompletuar, ndërsa te Napoli, kombinimi i një merkatoje ambicioze dhe ardhja e Antonio Contes në pankinë është për t’u shpërblyer”.

Po Juventusi? “Kemi ndryshuar shumë, ende nuk e dimë se çfarë mund të bëjmë, – ‘driblon’ Giuntoli. – Po zbulojmë veten, ka shumë kuriozitet për të kuptuar limitet si skuadër e re”.

The post Giuntoli jep kushtrimin: Po je pjesë e Juventusit, duhet të fitosh patejtër appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *