“Jam gati të heq dorë nga 50% e pagës për të mos folur më me gazetarët”

Nëse më kërkoni të heq dorë nga 50% e pagës sime për të mos folur më me gazetarët, do ta bëja me vrap një veprim të tillë”. Është kjo deklarata e dhënë nga trajneri i PSG, Luis Enrique. Një deklaratë e dhënë disi me shaka para gazetarëve.

Argëtohem shumë me gazetarët, me shtypin. Në fakt, më pëlqen të flas dhe unë flas sa më shumë që mundem gjatë konferencave për shtyp. Madje e bëj edhe në gjuhë të ndryshme”, tha trajneri spanjoll.

Ky ishte ishte një reflektim spontan dhe sinqerisht që do të hiqja dorë nga ajo përqindje e rrogës. Por, kjo është e pamundur, pasi kontrata me klubin të detyron që të flasësh. Gjithsesi, argëtohem në këtë gjë, sidomos pas ndeshjes”, tha Luis Enrique.

Ka presion të brendshëm, nga stafi. Unë i di rregullat dhe objektivat e klubit. Ne duam të hyjmë në histori dhe ta bëjmë këtë. Ne duhet të fitojmë gjithçka që mundemi, madje edhe kompeticionin më të rëndësishëm që është Liga e Kampionëve”, tha Enrique.

The post “Jam gati të heq dorë nga 50% e pagës për të mos folur më me gazetarët” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *