Zbulohet skema e re: Ancelotti me një super strategji për derbin kundër Atletico Madrid

The Athletic ka zbuluar planet e trajnerit Carlo Ancelotti për derbin e Real Madrid me skuadrën e drejtuar nga Diego Simeone, Atletico Madrid.

Tekniku italian do të vuajë mungesën e yllit të sulmit, Kylian Mbappe, aktualisht i dëmtuar. Ai po planifikon të zëvendësojë francezin me Luka Modric në formacionin e titullarëve.

Më saktësisht, Ancelotti do të luajë me sistemin 4-4-2, pra me mesfushën me katër lojtarë, gjë që e ka bërë edhe sezonin e kaluar.

Me këtë modul, Modric do të shoqërojë Valverden në mesfushë, duke lejuar Jude Bellingham të luajë më përpara. Vinicius dhe Rodrygo do të jenë titullarët në sulm, ashtu si sezonin e kaluar.

The post Zbulohet skema e re: Ancelotti me një super strategji për derbin kundër Atletico Madrid appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *