Jo tek Inter Miami, zbulohet klubi ku Lionel Messi dëshiron ta mbyllë karrierën

Stadiumi i Rosario mund të jetë gati për të pritur një yll të ri 9dhe të vjetër). Sulmuesi i Inter Miami, Lionel Messi është lidhur me një lëvizje të bujshme, kthimin në shtëpi, ku filloi gjithçka, tek Newell’s Old Boys.

Media katalanase “El Nacional” ka raportuar se ylli argjentinas nuk ka në plan të tërhiqet pas largimit nga Inter Miami, ndoshta kur kontrata e tij të skadojë më 2025. Në vend të kësaj kërkon të bashkohet me Newell’s Old Boys.

“Konkretisht, dëshira e Messit është që ‘t’i varë këpucët në gozhdë’ në klubin e parë profesionist, për të cilin luajti. Ai duhej të largohej nga klubi i vendlindjes vetëm 13-vjeçare për të luajtur me Barcelonën, e cila ishte e përgatitur ta ndihmonte edhe në trajtimin e sëmundjes së mos rritjes”, – shkruan media e sipërcituar.

Kontrata aktuale e Messit, siç u përmend, skadon në dhjetor 2025. Në momentin e nënshkrimit, asgjë nuk është bërë publike në lidhje me dëshirën e tij për të rinovuar me klubin e MLS. Në fakt, Messi iu tha mediave në vitin 2016: “Nëse kthehem nesër në Argjentinë, gjë të cilën do ta doja, klubi për të cilin do të luaja do të ishte Newell’s”.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” kaloi 5 vite të rinisë së tij te Newell’s (1995-2000) dhe është një nga emrat e shumtë që vazhdoi të bëhej yll botëror në këtë sport. Të tjerë përfshijnë Gabriel Batistuta, Maxi Rodríguez, Lionel Scaloni, Marcelo Bielsa dhe sigurisht, Diego Armando Maradona. Për momentin, sfida e Messit mbetet Inter Miami, i cili është në krye të renditjes së Konferencës Lindore të MLS.

🎇🇦🇷 The special moment Leo Messi returned to Newell’s Old Boys, which was his first professional club! pic.twitter.com/ZlEQrfoh07

— EuroFoot (@eurofootcom) June 25, 2023

The post Jo tek Inter Miami, zbulohet klubi ku Lionel Messi dëshiron ta mbyllë karrierën appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *