Kakà “bën me krahë” Milanin: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin

“Në derbi, Milani dha një sinjal të madh, pas asaj që ndodhi kundër Liverpool-it. Fitorja kundër Interit, duke luajtur edhe mjaft mirë, ishte përgjigja e duhur”.

Kështu u shpreh ish-lojtari i madh i kuqezinjve, Kakà, gjatë eventit të “Fifa25 EASports”, që u zhvillua dje në Milano. Më tej, braziliani shtoi: “Nëse kuqezinjtë vazhdojnë të luajnë si në derbi, kanë perspektiva të mira për titullin.

Ne pamë një ekip me qëndrim ndryshe dhe shumë të mirë, që luftonte fort për rezultatin. Leao? Është një lojtar që më pëlqen shumë, ka forcë, cilësi dhe teknikë. Ne duhet ta mbështesim, sepse mund ta ndihmojë këtë Milan shumë”.

Kaka foli më pas për Gabbia, i cili zgjidhi derbin: “Ai mund të ndihmojë edhe kombëtaren italiane, personalisht e shikoj si lojtarin e radhës kuqezi me axurrët”.

The post Kakà “bën me krahë” Milanin: Nëse luan si në derbi, ka shanse optimale për ta fituar titullin appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *