Vjen lajmi i madh te Milani pas derbit të fituar! E priste gjithë tifozeria kuqezi

Suksesi në derbi riktheu entuziazëm të madh në të gjithë mjedisin kuqezi te Milanit, veçanërisht në mesin e tifozëve të cilët ishin mjaft të zhgënjyer nga fillimi negativ i sezonit të Milanit të ri të Paulo Fonseca. Pastaj ka një arsye tjetër që me siguri do t’i gëzojë të gjithë tifozët e Milanit: rinovimi i Mike Maignan, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2026, është gjithnjë e më afër.

Dialogu mes palëve po vazhdon prej disa javësh, por në periudhën e fundit klubi dhe agjenti i portierit francez janë afruar gjithnjë e më shumë dhe tashmë marrëveshja është një hap larg.

Kontaktet e ditëve të fundit kanë qenë shumë pozitive për zgjatjen e Maignan deri në vitin 2028 që do të ketë edhe një rritje të ndjeshme të pagës: nga 2.8 milionë euro aktuale, francezi në fakt do të fitojë mbi pesë milionë euro ne sezon.

Vete Maignan para disa kohesh tha: “Sezonin e kaluar mendoj se e gjeta veten duke humbur kundër vetes, sepse lufta ime është të mbetem gjithmonë i fokusuar në atë që jam i mirë, për veten time, dhe për të mos mbetur i përfshirë në gjithçka që ndodh rreth meje, e gjeta veten përballë disa sfidave të këqija dhe për këtë e di që kam humbur. Duhet te mësoje për të qenë më i fortë këtë sezon”, deklaroi ai pak ditë më parë në The Bridge, një format ESN Media në YouTube.

The post Vjen lajmi i madh te Milani pas derbit të fituar! E priste gjithë tifozeria kuqezi appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *