Szczesny i thotë “po” Barcelonës për postin e Ter Stegen, nënshkrimi brenda një jave

Sipas asaj që raporton “El Chiringuito TV”, Wojciech Szczęsny ka vendosur ta pranojë ofertën e Barcelonës, që e zgjodhi atë për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen. Portieri polak ka hequr dorë kështu nga ideja për t’i thënë lamtumirë futbollit, të cilin e kishte zyrtarizuar vetëm një muaj më parë.

Sipas medias spanjolle njoftimi zyrtar i këtij transferimi do të arrijë javën e ardhshme. “Mundo Deportivo” nënvizon se ideja e Barcelonës është që ta kompensojë mungesën e Ter Stegen për momentin me ardhjen e Szczesny, deri qershorin e ardhshëm, dhe më pas të tentojë, në afatin kalimtar të verës, të tentojë Diogo Costa, portierin e Portos.

I pyetur nga “Mundo Deportivo”, Szczesny deklaroi se nuk mund të thoshte asgjë për këtë temë, pasi nuk donte të shtonte asgjë tjetër, veç dëshirës së tij për shërim të shpejtë të Ter Stegen: “Unë vetëm shpresoj që Marc të shërohet shpejt. Ai është një mik i mirë dhe portier i madh, i uroj nga zemra më të mirën”.

The post Szczesny i thotë “po” Barcelonës për postin e Ter Stegen, nënshkrimi brenda një jave appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *