Ter Stegen thyen heshtjen, pas dëmtimit të rëndë: Kjo gjë do të thotë shumë për mua

Traumatologu i “Institutit Cugat”, Roberto Seijas, siguroi se portieri i Barcelonës, Marc-André Ter Stegen, do të jetë jashtë fushës për 8 muaj deri në një vit, pasi pësoi këputje të plotë të tendinit patellar në gjurin e djathtë, një dëmtim që ai e përshkroi si “shumë serioz”.

Portieri i Barcelonës, në rrjetet sociale shprehu mirënjohjen e tij për fjalët inkurajuese që ka marrë në orët e fundit: “Ndihem shumë mirënjohës për të gjithë tifozët e Barçës, shokët e skuadrës, rivalët, klubet dhe miqtë për mbështetjen dhe dashurinë që kanë treguar karshi meje nga e diela.

Veçanërisht dua të falënderoj edhe tifozët e Villarrealit për respektin që treguan për mua. Kjo mbështetje do të thotë shumë për mua. Ndihem pozitiv dhe i fortë. Tani jam i fokusuar në rikuperimin tim. Faleminderit!”

The post Ter Stegen thyen heshtjen, pas dëmtimit të rëndë: Kjo gjë do të thotë shumë për mua appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *