Neymar: Ai ka triumfuar kudo dhe është frymëzim, meriton të fitojë edhe Topin e Artë

Më 28 teto, revista “France Football” do t’i japë Topin e Artë në Paris për lojtarin më të mirë në botë. Këtë herë, disa thashetheme ia japin fitoren pothuajse të sigurt sulmesit të Real Madrid, Vinicius Júnior.

Shumë personazhe kanë shprehur mendimin e tyre se kush e meriton një cmim të tillë dhe së fundmi është Neymar ai që ka dalë në mbështetje të bashkatdhetarit të tij. Lojtari i Al-Hilal tha se ishte i bindur se braziliani do ta fitojë çmimin.

Sigurisht që unë do të kërkoj që ai të fitojë Topin e Artë këtë vit. Për mua, nuk ka kandidat tjetër më të mirë për të fituar”, tha ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së.

Më tej, ai shtoi: “Vini është një djalë që e meriton, sepse është një luftëtar. Ka vuajtur shumë gjatë gjithë jetës së tij, por ka tejkaluar çdo pritshmëri dhe kritikë. Është bërë idhull për të gjithë ne“.

Këtë sezon, Vinicius ka qenë më i mirë se Mbappé. Ai është një lojtar që gjeneron rrezik. Nëse Vinicius ka topin, ndjen se ka rrezik. Unë preferoj që Vinicius të fitojë Topin e Artë. Këtë sezon ai ka qenë shumë më superior se rivalët“, tha Neymar.

The post Neymar: Ai ka triumfuar kudo dhe është frymëzim, meriton të fitojë edhe Topin e Artë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *