“Unë preferoj më shumë sfidat se sa paratë”; ja pse Szczesny është “okazioni” ideal për Barcelonën

“Kam fituar shumë para në jetën time. Më shumë preferoj sfidat argëtuese, mbrojtja e portës së Juventusit është sfida më e mirë që mund t’i jap vetes”. Këto ishin fjalët e Wojciech Szczesny, një vit më parë, për ata që e pyetën mbi mundësinë e shkuarjes në Arabinë Saudite.

“Unë e kam thënë disa herë që, për sa kohë që Juventusi më do, do të qëndroj atje. Nuk i marr parasysh thashethemet. E di që jam dhe do të jem lojtar i Juventusit, përveç nëse atje nuk më duan. Unë jam i lidhur me këtë klub, i respektoj vendimet e tyre, dua të mbroj portën e Juventusit”.

Kjo u tha prej polakut në gusht 2023. Por, se çfarë ndodhi që atëherë dihet për të gjithë. Një vit më vonë, Juventusi vendosi t’ia ndërpresë kontratën, duke i paguar pothuajse të gjithë pagën prej 6.5 milionë eurosh të një sezoni.

Më pas, Szczesny vendosi t’i thotë lamtumirë futbollit, me një xhiro nderi jo më larg se pak ditë më parë, me rastin e ndeshjes mes Juventusit dhe Napolit: “Ndihem ende si në shtëpinë time, nuk më ka ardhur ende në tru mesazhi që nuk jam më futbollist”.

Tani, a e vërtetojnë këtë dy të dhëna? Szczesny i pëlqejnë sfidat më shumë se paratë. Pastaj, së dyti, “nuk ka mbërritur ende në trurin tim mesazhi se nuk jam më futbollist”. Marrja përsipër e vendit të Ter Stegen të dëmtuar te Barcelona do të ishte një sfidë e madhe edhe për dikë që ka kaq shumë paraqitje me Juventusin dhe Arsenalin. Duke marrë parasysh financat e Barçës, por edhe deklaratat e polakur se nuk luan më për para, kjo “martesë” duket e destinuar të ndodhë.

The post “Unë preferoj më shumë sfidat se sa paratë”; ja pse Szczesny është “okazioni” ideal për Barcelonën appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *