Balotelli kapet me Boban: I duket vetja superior, më tërbon. Materazzi ishte më i fortë se Chiellini

“Shkëndija” të reja mes Mario Balotellit dhe Zvonimir Boban, ish-mesfushorit që ka veshur fanellën e Milanit nga viti 1992 deri më 2001. Në një intervistë për “Contro Calcio”, sulmuesi italian e ka sulmuar ashpër kroatin: “Nuk jam dakord me mënyrën se si flet. Duket se ai di gjithçka, se vetëm idetë e tij janë të drejta.

Nuk më pëlqen mënyra se si flet. Ai ka pak inat me të gjithë, mënyra se si flet të duket sikur di gjithçka dhe të tjerët janë të gjithë idiotë. Më tërbon mënyra se si flet, si e thotë pa merak: Kush je ti? I duket vetja në epërsi nga të tjerët, ndaj më bezdis kur kritikon këdo dhe për gjithçka”.

“SuperMario” foli edhe për ish-shokun e tij tek Interi, Marco Materazzi, të cilin shumë e nënvlerësuan: “Ai ishte më i fortë se Chiellini”. Kush e di nëse deklaratat e tij u diktuan edhe nga përplasja verbale që pati me ish-mbrojtësin e Juventusit, i cili e akuzoi se në kombëtare kishte qëndrime jo të përshtatshme për situatën.

The post Balotelli kapet me Boban: I duket vetja superior, më tërbon. Materazzi ishte më i fortë se Chiellini appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *