“Marca” e bën fakt të kryer, zbulon fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2024

Pas 17 vitesh, “Topi i Artë” do të rikthehet për të folur gjuhën braziliane. “Marca” është e bindur për këtë, e merr si të sigurt triumfin e Vinicius junior, i cili do të pasojë Lionel Messin në podiumin e “France Football” dhe do të mundë konkurrencën e të ndryshmëve Rodri, Bellingham, Lautaro Martinez apo Mbappé.

Që nga viti 2007, asnjë brazilian nuk e ka fituar çmimin prestigjioz të “France Football”, nga ai edicion në sinergji me UEFA-n. Asokohe ishte radha e Kakà, pastaj prej andej filloi duopoli Lionel Messi (8 triumfe) dhe Cristiano Ronaldo (5 triumfe), i ndërprerë vetëm nga Luka Modric më 2018 dhe Benzema më 2022.

Sezonin e kaluar, Vinicius fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve si protagonist (6 gola dhe 5 asiste) me Real Madridin, ndërsa këtë sezon e filloi me Superkupën e UEFA-s, të siguruar në finale kundër Atalantës, dhe Superkupën e Spanjës.

Te “Los Blancos” që nga viti 2018, ai u ble për 45 milionë euro te Flamengo, kur ishte ende 17 vjeç. Me kalimin e viteve, braziliani është kthyer në pikën kryesore sulmuese të skuadrës madrilebe, duke marrë për dore edhe 5 herë kampionët e botës.

Më 28 tetor ai do të jetë pra protagonisti i ceremonisë në teatrin “Chatelet në Paris”, për zhgënjimin e shokëve të skuadrës Bellingham, Carvajal dhe Mbappé, si dhe Rodri.

The post “Marca” e bën fakt të kryer, zbulon fituesin e “Topit të Artë” për vitin 2024 appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *