Flick: Jam shumë i lumtur për fitoren 5-1, por shumë i trishtuar për Ter Stegen

Hansi Flick, pas ndeshjes supozoi se fitorja 5-1 ndaj Villarreal la një shije të hidhur. Trajneri gjerman është i shkatërruar nga dëmtimet që po pëson skuadra e tij, i fundit që përfundon në “infermieri”, madje për një kohë të gjatë 7-8 muajshe, është Marc Ter Stegen. “Duhet ta pranoj, nuk është një situatë e lehtë. Kishim edhe lëndimin e Bernal.

Është e vështirë, por kemi mjaft lojtarë. Duhet të kujdesemi me futbollistët që kemi. Jam shumë krenar me ekipin, të gjithë ata që hyjnë në fushë si zëvendësues po bëjnë më së miri. Dëmtimet e Marc Bernal dhe Ter Stegen janë godotje e rëndë për ne, por mendoj se skuadra po ecën mirë. Qëndrimi është tepër i mirë”.

Për sa i përket Ter Stegen, i cili ishte ende në testet mjekësore kur trajneri foli për mediat, trajneri gjerman kërkoi qetësi dhe nuk donte të hynte në vlerësimin nëse duhet të nënshkruhet me një zëvendësues: “Nuk më pëlqen kjo pyetje menjëherë pas ndeshjes. Së pari duhet të shohim Ter Stegen, gjendjen e tij, çfarë dëmtimi ka pësuar realisht. Mos harroni se është kapiteni dhe një lojtar kyç për ne, ashtu se edhe për Gjermaninë”.

Për të shmangur dëmtimet e mëtejshme, Hansi Flick kërkoi publikisht mbrojtje për lojtarët e tij, veçanërisht për Lamine Yamal, i cili përfundoi duke marrë disa goditje shumë të ashpra nga lojtarët e ekipit kundërshtar:

“Duhet t’i mbrojmë të gjithë lojtarët, nuk i kam parë ende situatat e qarta. Kur të analizojmë lojën, do të jem në gjendje të them më shumë gjëra. Lamine po bën shumë mirë, por edhe Raphinha, Lewandowski. Ne po luajmë si ekip në mbrojtje dhe sulm”.

Duke u ndalur te dueli në “La Cerámica”, ai vuri në pah lojën e shkëlqyer të Barçës dhe Villarrealit: “Të tilla paraqitje më bëjnë të ndihem krenar. Villarreali nuk dorëzohet kurrë, por ne kemi fituar thellë këtu.

Ishte një ndeshje fantastike për të dyja skuadrat, por arritëm të shënonim në momentin e duhur, kur rivali po ushtronte presion. Kur mposht Villarrealin, mund të jesh shumë i lumtur. Kundërshtari ka luajtur mirë, shpejt, por ne ishim më lart. Jam shumë i lumtur për fitoren 5-1, por shumë i trishtuar për Ter Stegen”.

The post Flick: Jam shumë i lumtur për fitoren 5-1, por shumë i trishtuar për Ter Stegen appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *