“Vlahovic nuk është Zirkzee”, Capello: Juventusi ka një problem

Fabio Capello, ish-trajner, ka analizuar për La Gazzetta dello Sport ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit:

“Dusan nuk është Zirkzee, ai është një sulmues i zonës së rreptësisë dhe jo një manovrues i jashtëzakonshëm.

“Kështu që Thiago provoi lëvizjen e Weah, por më pas u gjend pa një lojtar në zonë kur Napoli u tërhoq dhe duhej të bëhej diferencën në gjashtëmbëdhjetë metrat e fundit me krosimet shumta të hedhura në zonë”.

Capello foli gjithashtu për zgjedhjet e Antonio Contes në një sfidë shumë delikate:

“Nga ana tjetër, Conte, me pak më pak se 20 minuta para, hoqi të gjithë treshen e tij njëkohësisht, duke filluar nga Lukaku dhe Kvaratskhelia. Zëvendësime të guximshme, nëse mendojmë se sa kritika i solli Garcia-s zëvendësimi i Kvara vitin e kaluar. …

“Por unë mendoj se Antonio kishte të drejtë, nëse treshja e sulmit nuk po  jep shumë dhe ka vështirësi për të punuar për ekipin, është e drejtë të korrigjosh diçka.

“Një shënim për Juventusin dhe Napolin? Bardhezinjtë janë ende shumë të ngadaltë në qarkullimin e topit dhe kanë pak cilësi përpara”.

The post “Vlahovic nuk është Zirkzee”, Capello: Juventusi ka një problem appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *