Xhelozia trazon ujërat! Perez barazon rrogat e tre yjeve të Real Madridit për të shmangur problemet

Xhelozia ndërmjet lojtarëve mund të dëmtojë një sezon. Në Madrid këtë e dinë mirë, kështu që kanë marrë masa për të parandaluar problemet me transferimin e yllit Kylian Mbappe.

“Ok Diario” raporton se dy yjet e tjerë të skuadrës, Bellingham dhe Vinicius, kanë përfituar rritje page të menjëhershme porsa francezi ka shkelur në Madrid.

Paga vjetore e Mbappe është 15 milionë euro. Bellingham dhe Vinicius paguheshin “vetëm” 10 mln euro në vit, kështu që pagat e tyre aktuale janë po aq sa ajo e Mbappe, 15 mln euro.

The post Xhelozia trazon ujërat! Perez barazon rrogat e tre yjeve të Real Madridit për të shmangur problemet appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *