“Haaland është makineri, por nëse do që të bëhet si Leo Messi, duhet…”

John Obi Mikel, ish-lojtar i Chelsea, mendon se Erling Haaland është lojtar i madh, por me një të metë: nuk ka efikasitet në ndeshjet e mëdha.

Ai dëshiron që norvegjezi të ketë vazhdimësi edhe ndaj skuadrave të mëdha. “Haaland shënon gola, shumë gola, por unë dua ta shoh vendimtar në sfidat kryesore. Për shembull, me Arsenalin këtë fundjavë”.

“Nuk mjafton të zgjidhë ndeshjet e vogla dhe të parëndësishme. Ai e ka rritur nivelin, por duhet të bëhet si Leo Messi, pra të tregojë sa vlen në ndeshjet big”.

“Padiskutim që Haaland është makineri golash, realisht i shkëlqyeshëm në atë që bën. Askush nuk dyshon tek ai, por duhet të jetë lojtar i madh në dneshje të mëdha”.

The post “Haaland është makineri, por nëse do që të bëhet si Leo Messi, duhet…” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *