Calhanoglu, “sms” Champions: “Jemi gati kundër kujtdo sivjet…”

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka folur për Amazon Prime Video pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt që përfundoi 0-0.

Sa u argëtuat sonte? “Të gjithë ishin të lumtur, ne u argëtuam duke luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Mund të kishim fituar, por treguam se mund të konkurrojmë me këdo dhe mund të jemi të kënaqur me pikën”.

Dy ndeshje nga dy si keto kundër Cityt është vërtetë dicka e bukur. “Ne duam të vazhdojmë kështu dhe të tregojmë se jemi aty gati kundër skuadrave të mëdha. Të luash këtu jashtë shtëpisë nuk është e lehtë, luajmë mirë dhe u argëtuam. Të dyja skuadrat do të jenë të kënaqura me pikën”.

A mund të jeni të kënaqur me një 0-0? “Ne donim të fitonim, sigurisht, por edhe pika është e mirë.”

Mendoni pak për derbin? “Tani do të pushoj, do të mendojmë per derbin nga nesër”.

The post Calhanoglu, “sms” Champions: “Jemi gati kundër kujtdo sivjet…” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *