Arsenal, trajneri Arteta merr dy lajme të mira para ndeshjes së Champions kundër Atalanta

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Atalanta ditën e enjte, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka marrë dy lajme të mira.

Dy lojtarë, Bukayo Saka dhe Ricardo Calafiori, i janë rikthyer stërvitjes mee ekipin e parë pas dëmtimeve që patën marrë kohët e fundit.

Saka u detyrua të largohej gjatë fitores 1-0 kundër Tottenhamit të dielën, ndërsa Calafiori mori një goditje ndërsa ishte në detyrë me kombëtaren e Italisë.

Këto dy rikthime janë një lajm i mirë për Arteta, që do të ketë një grup më të kompletuar lojtarësh, ndërkohë që vazhdon të mungojë kapiteni Martin Odegaard. Ai po rikuperohet nga një dëmtim në kyçin e këmbës.

Për ndeshjen hapëse në Champions, lojtarët Oleksandr Zinchenko, nënshkrimi i ri Mikel Merino, Kieran Tierney si dhe Takehiro Tomiyasu, gjithashtu mbeten jashtë litës së të grumbulluarve.

The post Arsenal, trajneri Arteta merr dy lajme të mira para ndeshjes së Champions kundër Atalanta appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *