BAYERN PRAKTIKON TJETËR SPORT! Bën “copash” Dinamo Zagreb me 9 gola, Kane kalon legjendën Rooney (VIDEO)

Ne nje mbremje ku Bayern Munich eshte stervitur dhe madje ka kaluar edhe tenisin duke praktikuar nje tjeter sport (fitore 9-2 ndaj Dinamo Zagreb), Harry Kane ka thyer rekordin e legjendes se futbollit anglez, Wayne Rooney, për më shumë gola në Champions League (31) nga një lojtar anglez.

GOLI I KANE 1-0 (VIDEO)

GOLI I KANE 4-2 (VIDEO)

GOLI I HARRY KANE 6-2 (VIDEO)

GOLI I HARRY KANE 7-2 (VIDEO)

Ne fakt, sulmuesi i ekipit gjerman, sigurisht, fale edhe 3 penalltive qe ka goditur dhe realizuar sonte ndaj Dinamo Zagreb, ka nenshkruar nje “poker” personal!

Bayern Munich qe e nisi ndeshjen direkt ne pjesen e pare ne disheze duke shenuar tri gola, pikerisht me Kane te parin dhe duke vazhduar me pas me Guerreiro dhe Olise.

GOLI I GUERREIRO 2-0 (VIDEO)

GOLI I OLISE 3-0 (VIDEO)

Por, ne pjesen e dyte, ndoshta edhe nga pergjumja e ekipit te Kompany, Dinamo Zagreb ka shenuar dy gola te shpejte duke i dhene keshtu sinjal vendasve qe ndeshja nuk ka mbaruar.

GOLI I DINAMO Z 3-1 (VIDEO)

GOLI I DINAMO Z 3-2 (VIDEO)

Dhe keshtu, rinisin golat dhe rinis Harry Kane duke shenuar tri gola me penallti, ku ne mes eshte edhe goli i Olise, ndersa festivali vazhdon me Leroy Sane qe realizon golin e tete per ekipin gjerman dhe ka ende kohe dhe minuta edhe per golin e nente te shenuar nga Leon Goretzka qe eshte rikthyer me ekipin pasi mbeti jashte per shkak se ishte ne merkato.

GOLI I OLISE 5-2 (VIDEO)

GOLI I SANE – VIDEO

Per Harry Kane tashme jane 4 gola ne Champions, 4 ne kampionat dhe 1 ne Kupen e Gjermanise. Jo keq!

The post BAYERN PRAKTIKON TJETËR SPORT! Bën “copash” Dinamo Zagreb me 9 gola, Kane kalon legjendën Rooney (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *