Lewandowski po plaket, por Barcelona ka planin B! Problemi është klauzola 100 mln euro

Robert Lewandowski është në fund të karrierës. Polaku pritet të luajë maksimumi dy sezone në Camp Nou në nivele të larta. Mosha e thërret edhe një gjigant si ai.

Katalanasit e kanë gjetur pasuesin e mundshëm të Lewandowskit, por me kosto tepër të lartë dhe kushedi sa mënyra duhen menduar për të bërë të mundur këtë operacion.

Objektivi është Viktor Gyokeres, i cili po shkëlqen me Sportingun e Lisbonës duke shënuar e asistuar thuajse në çdo ndeshje. Sulmuesi suedez ka 8 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshjet e para të këtij sezoni.

26-vjeçari gëzon interesin e klubeve më të mëdha europiane, si Paris, United, Arsenal dhe Juventus. Klauzola e tij e largimit për momentin është 100 milionë euro. Mision thuajse i pamundur.

The post Lewandowski po plaket, por Barcelona ka planin B! Problemi është klauzola 100 mln euro appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *