Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron rivalin të dorëzohet

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka arritur fitoren e 12-të në boksin profesionist, kjo pasi në arenën ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës mposhti rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.

Kjo ndesgje zgjati plotë katër raunde por një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin.

Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi stafin e ganezit që të hidhte flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.

Pas ndeshjes, Bakaj foli për emocionet që kishte pas kësaj fitoreje duke falënderuar në të njëjtën kohë popullin shqiptar për mbështetjen.

“Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët”.

“Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falënderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër”, ka thënë Baka.

The post Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron rivalin të dorëzohet appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *