“Jemi të mërzitur me Vinicius, ai po i bën dëm vetes!” Flet ish-lojtari i Real Madrid

“Po i bën vetes një dëm të madh”. Kjo është deklarata e dhënë nga ish-lojtari i Real Madridit, Pedja Mijatovic, i cili në një intervistë për gazetën “Marca” nuk është kursyer për yllin e Los Blancos, Vinicius.

Duke iu referuar ndeshjes së fundit me Real Sociedad, kur Vinicius u drejtua nga tifozët kundërshtarë me shenjën “heshtni”, Mijatovic është shprehur: “Vinicius hodhi gurë në çatinë e tij. Ai këtë ë e bën duke ditur gjithçka që po ndodh rreth tij. Sipas meje, ai duhet të qetësohet”.

“Ne si tifozë madrilenë jemi shumë të lumtur me golin, por u zhgënjyem me festimin. Pse duhet të sillet ashtu? Flas shpesh me madrilenë të ndryshëm: e duam si lojtar, por nuk ia duam sjelljen”.

Vinicius duket se ka qejf të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht se paraqitjet e tij rrallëherë kanë probleme. Braziliani vijon të jetë një nga tre yjet e padiskutueshëm në Madrid.

The post “Jemi të mërzitur me Vinicius, ai po i bën dëm vetes!” Flet ish-lojtari i Real Madrid appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *