LIGUE 1 | PSG e nis si “rul shtypës” sezonin francez, Dembele i rilindur. Fabian Ruiz magjik (VIDEO)

Paris Saint-Germaini ka mposhtur Brest në shtëpi me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt te Ligue 1 per sezonin 2024-25. Të parët që kaluan na avantazh ishin mysafirët që realizuan përmes Romain Del Castillo në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltise për 0-1.

Vendasit arritën që të barazojnë rezultatin pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me anë të Ousmane Dembeles që realizoi më kokë për 1-1 pas asistimit të Marco Asensios.

Pas shumë përpjekjeve në pjesën e dytë, PSG-ja ia doli që të gjejë fillimisht golin e rikthimit dhe më pas atë që vulosi përfundimisht fituesin e takimit.

GOLI I DEMBELE – VIDEO

GOLI I DEMBELE – VIDEO

GOLI I RUIZ – VIDEO

Fabian Ruiz (73’) realizoi një gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Achraf Hakimit, ndërsa për 3-1 u përkujdes Ousmane Dembele që realizoi në minutën e 74-të të sfidës. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në po aq ndeshje në kampionat për PSG-në teksa ata po vazhdojnë si lider i tabelës me 12 pikë të grumbulluara. Pas tyre vijne Marseille e De Zerbit (me 10 pike) dhe Monaco (gjithashtu me 10 pike).

Të besuarit e Luis Enriques do të rikthehen në aksion sërish në mesajvë, ku do të takohen me Gironën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

The post LIGUE 1 | PSG e nis si “rul shtypës” sezonin francez, Dembele i rilindur. Fabian Ruiz magjik (VIDEO) appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *