Apeli i De Rossit: Respektojini senatorët, që e kanë shtyrë para Romën prej vitesh

“Dovbyk është gati për të luajtur dhe do të luajë. Hummels dhe Hermoso na lejojnë të kemi më shumë variacione, i pashë në formë, gati për të dalë në fushë”. Në prag të ndeshjes delikate jashtë fushe, ndaj Genoa, trajneri Daniele De Rossi bëri një bilanc edhe për Zalewski: “Nuk ka asgjë përfundimtare, është një vendim që klubi ma ka komunikuar. Zgjedhja rrjedh nga skadimi i kontratës. Nëse ai rinovon kontratën…”

Në “Marassi”, verdhekuqtë do të kërkojnë suksesin e tyre të parë në këtë sezon, pas dy barazimesh dhe një humbje: “Jam i sigurt se do të jemi gati mendërisht dhe fizikisht. Ne zgjodhëm Kone për karakteristikat e tij, u jep më shumë liri lojtarëve tanë sulmues”.

Më pas mori në mbrojtje senatorët e Romës: “Paredes, Cristante dhe Pellegrini shpesh respektohen më pak se ç’duhet në këtë qytet. Po flasim për lojtarë të rëndësishëm, që na japin një dorë të madhe. Ne gjithashtu i respektojmë ata që kanë qenë këtu, duke tërhequr ‘karrocën’ për vite me radhë”.

The post Apeli i De Rossit: Respektojini senatorët, që e kanë shtyrë para Romën prej vitesh appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *