“Kur mbërrita te Interi u përballa me një fatkeqësi, kurse Napoli…”

Antonio Conte, trajneri i Napolit, shprehu respekt të madh për punën e bërë nga familja De Laurentiis, duke theksuar angazhimin e kompanisë për ta çuar klubin nga Seria C në krye të Italisë dhe Evropës.

Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e ndeshjes së kampionatit kundër Cagliarit, trajneri nënvizoi se si emocioni i Aurelio De Laurentiis duke folur për përvojën e tij te Napoli pasqyron lidhjen e thellë dhe punën e bërë prej tij në këto 20 vite:

“Është e vështirë të gjesh familje italiane kaq të ngarkuara. Ne duhet t’i japim meritat familjes De Laurentiis për rrugën që kanë marrë”, deklaroi trajneri napolitan. Ideja e një qendre sportive te re mund të japë diçka më shumë”.

Pikërisht në këtë pikë, Conte më pas nënvizoi një aspekt të përvojës së tij te Inter: “Kur mbërrita në Milano për të trajnuar zikalteirt, Appiano Gentile ishte një fatkeqësi”.

The post “Kur mbërrita te Interi u përballa me një fatkeqësi, kurse Napoli…” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *