Vendos të largohet nga kombëtarja boshnjake, babai akuzon nusen e mbrojtësit: “Po përdor magji të zezë”

Anel Ahmedhodzic, qendërmbrojtësi i Sheffield United dhe kombëtares së Bosnjës, ka bërë të ditur se nuk do të luajë më për vendin e tij për shkak të ofendimeve që ka marrë përmes rrjeteve sociale. Një zgjedhje që shumë lojtarë, në një moment të caktuar të karrierës së tyre, e bëjnë me keqardhje të madhe por që në këtë rast merr kontura “të këqija”, duke qenë se babai i futbollistit akuzoi nusen e lojtarit se kishte përdorur magji të zezë për të mbajtur larg Anelin futbolli profesionist e për rrjedhojë edhe nga angazhimet me kombëtaren.

25-vjeçari ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të babait të tij: “Ai ka bërë gjëra të tmerrshme me personin që dua. E vetmja gjë që prisni nga një baba është mbështetja dhe krenaria. Fatkeqësisht, unë kam marrë shumë pak nga kjo.

Ai gjithmonë sulmon njerëzit për të cilët më intereson sa herë që diçka shkon keq”, tha ai në një intervistë për N1. Ai më vonë deklaroi gjithashtu se nuk kishte më marrëdhënie me prindin e tij, i akuzuar për “manipulim, gënjeshtër, mashtrim dhe frikësim”.

Po kështu, futbollisti nuk e ka fshehur indinjatën për akuzat e magjisë së zezë ndaj partneres së tij: “Kam një besim shumë të fortë në Allahun dhe ai nuk do të mund ta heqë kurrë nga unë. Do të bëj gjithçka që kam në dorë për të mbrojtur familjen time dhe njerëzit që dua nga individë të këqij si ai të them se gruaja ime ka bërë magji të zezë është një fyerje për mua dhe për ata që dua”.

Vendimi për t’u larguar nga Bosnja, me të cilën luajti 24 ndeshje: “Kjo javë ka qenë shkatërruese. Kam marrë mijëra mesazhe me fyerje dhe kërcënime. Kam luajtur për popullin tim, por tani gjërat kanë ndryshuar”.

The post Vendos të largohet nga kombëtarja boshnjake, babai akuzon nusen e mbrojtësit: “Po përdor magji të zezë” appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *