Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe

Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye ishin lojtarët e larguar përfundimisht nga Barcelona në merkaton e verës, ndërkohë që në formë huazimi janë larguar Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.

Eric Garcia ishte emri i fundit në listën e trajnerit Flick, i destinuar për t’u larguar, por në fund qëndroi, duke vijuar aventurën e tij në “Camp Nou”, ku është rritur.

Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të merkatos, ndërkohë që rezulton se edhe Parisi ka patur interes për qendërmbrojtësin katalanas. “Radio Catalunya” raporton se agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje, nga e cila do të përfitonte edhe Barcelona, edhe Parisi.

Barcelona, sipas propozimit të tij, do të merrte mesfushorin mbrojtës Danilo Pereira, ndërsa spanjolli do të shkonte në “Parc des Princes”. Në fund, marrëveshja u bllokua.

The post Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *