Donnarumma bëhet baba për herë të parë, “braktis” stërvitjen me PSG

Gianluigi Donnarumma është bërë baba. Pas njoftimit të disa muajve më parë së partnerja e tij ishte shtatzënë, ka ardhur në jetë fëmija i parë i çiftit. Kujtojmë se portieri i kombëtares italiane dhe e dashura e tij, Alessia Elefante, bashkëjetojnë prej disa vitesh.

Lindja e djalit të tij mund ta shtojë Donnarumma në listën e gjatë të mungesave të PSG-së për ndeshjen e nesërme të Ligue 1 në shtëpi kundër Brest. Portieri axurr, siç duket, nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të sotme, e hapur për shtypin. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, në rast të mungesës së Donnarumma, mes shtyllave pritet të vendoset rusi Matvej Safonov.

The post Donnarumma bëhet baba për herë të parë, “braktis” stërvitjen me PSG appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *