Dida analizon Milanin: Të gjithë duhet të kemi pak durim, Fonseca ka nevojë për kohë

Ish-portieri i Milanit, Nelson Dida, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij për kuqezinjtë: “Më duket se u përpoqën të marrin lojtarët më të mirë në bazë të projektit dhe kërkesave të trajnerit të ri. Fonseca sapo ka ardhur, padyshim që i duhet kohë.

Ai do të duhet të punojë pak më shumë, sepse fitoret në të gjitha miqësoret e verës janë një gjë pa shumë vlerë. Synimi është për të bërë gjëra të rëndësishme në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, por të gjithë duhet të kemi pak durim”.

Më pas ai e përkufizoi Fonseca si një trajner inteligjent, që e njeh kampionatin italian, duke shtuar: “Të punuarit te Milani kërkon diçka më shumë, sepse është një ekip më i rëndësishëm se të mëparshmit, ku ai ka drejtuar. Dhe kjo mund të peshojë pak. E rëndësishme është që ai mbetet i qetë dhe vazhdon të punojë për atë që ka në mendje”.

The post Dida analizon Milanin: Të gjithë duhet të kemi pak durim, Fonseca ka nevojë për kohë appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *