80 mln euro ofertë, Real Madrid zgjedh yllin e Arsenalit për të blinduar mbrojtjen

Caught Offside raporton se goditja e madhe e Real Madridit në merkaton e verës do të jetë William Saliba. Alaba dhe Rudiger janë në përfundim të karrierës dhe vuajnë shpesh nga dëmtimet.

Arsenali nuk pritet të bëjë lëshime për kollaj, sepse Saliba ka kontratë deri në vitin 2027, por është e vështirë të bllokosh një lojtar, kur Real Madrid të telefonon.

Klubi londinez raportohet se do të kërkojë 120 mln euro për francezin, që do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Edhe pse vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Los Blancos, duket se Florentino Perez nuk do ta teprojë me ofertën e tij.

Oferta e pritshme e Real Madridit mund të jetë 60 deri në 80 mln euro, duke llogaritur faktin se Saliba nuk është titullar i padiskutueshëm tek Arsenali, por edhe në kombëtaren franceze.

The post 80 mln euro ofertë, Real Madrid zgjedh yllin e Arsenalit për të blinduar mbrojtjen appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *