Deco shpjegon merkaton blaugrana: Ja pse zgjodhëm Dani Olmo para Nico Williams

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, në intervistën e tij të gjatë dhënë për kanalet zyrtare të klubit Blaugrana, ka shpjeguar pse në fund klubi investoi te Dani Olmo dhe jo te Nico Williams: “Për ne ishte e qartë se duhej të firmosim për një lojtar të nivelit më të lartë. Në fund, blerja që bëmë na dha më shumë opsione në fushë. Olmo është një futbollist me profil të ndryshëm nga ata që kemi ne”.

Deco vazhdoi duke folur për tregun e transferimeve: “Nëse lojtarët e rinj do të kishin punuar në parasezon, nuk kishte nevojë të hynim në merkato. Ideja ishte të gjenim këtë ekuilibër dhe të dinim se çfarë na mungonte. Ishte e rëndësishme të mos të binim në tundimin për të shitur, ngaqë nuk ishte e lehtë për FFP-në.

Kishte oferta për lojtarët tanë, por e kishim të qartë se nuk donim të humbnim pjesë të rëndësishme. Nëse kemi ndërtuar një skuadër vitet e fundit, ideja nuk ishte ta çmontonim. Objektivi ishte ngritja e nivelit, jo ulja e tij”.

The post Deco shpjegon merkaton blaugrana: Ja pse zgjodhëm Dani Olmo para Nico Williams appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *