Champions, flet Sahin: Luajmë ndaj një ekipi që nuk ka pësuar asnjë gol në kampionat

Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes së sotme në Champions League është ajo mes Borussia Dortmund dhe Celtic. Dy ekipe që fituan në ndeshjet e para dhe kërkojnë të vijojnë me këtë ritëm.

Skuadra gjermane do të luajë në fushën e saj, ndaj trajneri Nuri Sahin shpreson të mos zhgënjejë tifozët e shumtë verdhezi. “Celtic është një ekip i fortë, i vështirë për t’u përballur kudo që luan ndaj tij”.

Po flasim për një ekip që nuk ka humbur për shumë ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë gol në ligën e tyre. Ata ishin shumë dominues në ndeshjen e tyre të parë në Champions League”, tha Sahin

Do të jetë një sfidë e vështirë për ne, por në të njëjtën kohë një sfidë e madhe edhe për ta. Duke luajtur në stadiumin tonë unë pres me padurim mbështetjen e tyre për të arritur me sukses misionin tonë”, tha më tej Sahin.

Unë nuk mendoj se është e drejtë t’i quash Celtic të dobët. Kjo është një ndeshje delikate, që duhet menaxhuar me kujdes, pasi ata janë të fortë fizikisht. Ne kemi shumë për të treguar dhe për të shkuar sa më larg”, tha Sahin.

The post Champions, flet Sahin: Luajmë ndaj një ekipi që nuk ka pësuar asnjë gol në kampionat appeared first on Telesport.

Bayer Leverkusen-Milan, ja formacionet e mundshme. Pavlovic eikthehet, Abraham udhëheq sulmin kuqezi

Milani është në kërkim të fitores së tretë radhazi, e para në Champions League 2024-2025, ku do të jetë i angazhuar sot për xhiron e dytë. Në fakt, kuqezinjtë, këtë mbrëmje do të jenë mysafirë të Bayer Leverkusenit, kampionëve në fuqi të Gjermanisë, që e kanë nisur në mënyrën më të mirë aventurën europiane. “Aspirinat” mundën Feyenoordin 4-0 në “De Kuip”.

Një rezultat ndryshe nga ai i Milanit, i cili do të dëshirojë të fshijë disfatën 3-1 që pësoi në debutimin e vet në “San Siro”, ndaj Liverpool-it. Në Bundesligë, megjithatë, një barazim i shkëlqyer erdhi në fundjavë për Bayer, i cili i rrëmbeu një pikë ndaj Bayern Munich, pas barazimit 1-1 në “Allianz Arena”.

Si vjen BAYER LEVERKUSEN – Xabi Alonso ende duhet të aplikojë 3-4-2-1 e tij. Në portë Hradecky, mbrojtja përbëhet nga Hincapié, Tah dhe Tapsoba. Andrich dhe Xkhaka në mesfushë, me Grimaldo dhe Frimpong në dy korsitë anësore. Më tej, Wirtz dhe Terrier duhet të startojnë në mesfushën sulmuese, duke mbështetur sulmuesin e vetëm Boniface.

Si vjen MILANI – Fonseca konfirmon sërish 4-2-3-1 e tij. Në portë Maignan, Pavlovic zë vendin e Tomorit, së bashku me Gabbia, ndërsa Calabria dhe Theo Hernandez do të “patrullojnë” krahët. Fofana dhe Reijnders planifikohen në “dhomën e kontrollit”, me Loftus-Cheek si mesfushor sulmues dhe Pulisic e Leao në krahë. Tammy Abraham do të jetë në majë të sulmit, ndërsa Morata duhet ta fillojë nga pankina për shkak të problemeve fizike që ka shfaqur.

The post Bayer Leverkusen-Milan, ja formacionet e mundshme. Pavlovic eikthehet, Abraham udhëheq sulmin kuqezi appeared first on Telesport.

Real Madrid në ankth për Courtois, portieri titullar i “los blancos” dëmtohet sërish

Telashe për skuadrën e Real Madrid dhe trajnerin Carlo Ancelotti. Portieri belg Thibaut Courtois është dëmtuar sërish, por këtë herë lëndimi është më i lehtë.

Siç bëhet e ditur nga faqja zyrtare e “los blancos”, portieri belg ka pësuar një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë. Courtois u dëmtua në barazimin 1-1 në derbin 1-1 ndaj Atletico Madrid.

E sigurtë është mungesa e Courtois në ndeshjen e Champions League që do të luhet ditën e mërkurë ndaj Lille, por ka gjasa që ai të qëndrojë pushim edhe në fundjavë, në kampionat.

Në një deklaratë për mediat, Real Madrid sqaron: “Testet e kryera nga stafi mjekësor i klubit, zbuluan se Courtois kishte një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë. Në pritje se si do të evoluojnë ngjarjet”.

The post Real Madrid në ankth për Courtois, portieri titullar i “los blancos” dëmtohet sërish appeared first on Telesport.