E bujshme nga Anglia: E ardhmja e Inzaghit do të jetë stoli i gjigantëve të Premier League

Simone Inzaghi, e ardhmja në Premier League? Nga Anglia vijnë zërat e parë për trajnerin aktual të Interit, i cili deri më sot shfaqet i vendosur në pankinën zikaltër. Megjithatë, mediat britanike e lidhin ish-trajnerin e Lazios me Manchester United, klubin e njohur nag “Old Trafford”, gati për “t’i dhënë duart” Erik Ten Hag.

Sipas shtypit anglez, trajneri i Interit është në krye të listës së dëshirave të “Djajve të Kuq” për periudhën pas Ten Hag. Falë sezonit të fundit të karakterizuar nga ulje-ngritje, të bërë më pak të hidhur nga fitorja e Kupës së Anglisë kundër rivalëve të Manchester City, trajneri holandez mund t’i thotë lamtumirë stolit të “Old Trafford” në verën e vitit 2025.

I poshtëruar nga Tottenham në ndeshjen e fundit të Premier League, ish-trajneri i Ajax do të vlerësohet nga Sir Jim Ratcliffe në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar (kur të luajnë kombëtaret). Për momentin nuk parashikohen ndryshime, por e ardhmja e tij duket më e pasigurt se kurrë. Faqet e edicionit të sotëm të “Daily Star” shkruajnë se Simone Inzaghi pëlqehet shumë nën hijen e “Teatrit të Ëndrrave”, por kjo do të diskutohet sërish në fund të vitit aktual.

The post E bujshme nga Anglia: E ardhmja e Inzaghit do të jetë stoli i gjigantëve të Premier League appeared first on Telesport.

Kyle Walker gjendet “shah-mat”; gruaja i kërkon gjysmën e pasurisë për të shpëtuar martesën

“Telenovela” personale e Kyle Walker vazhdon. Pasi gruaja e tij, shtatzënë me fëmijën e tyre të katërt, zbuloi se futbollisti anglez kishte një fëmijë të dytë me të dashurën Lauryn Goodman, e dëboi atë nga shtëpia.

Edhe pse përpiqen të mbajnë një marrëdhënie të përzemërt për hir të fëmijëve, Annie Kilner ka siguruar miqtë e ngushtë se nuk janë përsëri bashkë. Sidoqoftë, gruaja mund ta rregullojë marrëdhënien me një kusht. Sipas asaj që raporton “The Sun”, gruaja do të donte gjysmën e aseteve të mbrojtësit të Manchester City.

Pra, Annie Kilner dëshiron gjysmën e pasurisë së Kyle Walker prej 27 milionë stërlinash. Vetëm me atë shumë në xhep, ish-modelja do të ishte e gatshme të përpiqej të shpëtonte lidhjen e tyre. “Kyle dhe Annie po debatojnë pothuajse për gjithçka. Ajo i ka thënë se do të mendojë të provojë përsëri vetëm nëse i jep gjysmën e pasurisë fillimisht.

Mbrojtësit të Manchester City i është thënë se gruaja ka të drejtën e gjysmës së pasurisë së tij, nëse ndahen. Ajo nuk dëshiron që asnjë cent nga pasuria t’i shkojë Lauryn-it, të dashurës së Walker. Gruaja e futbollistit anglez dëshiron pavarësinë dhe sigurinë që do t’i sillte divorci, por gjithashtu synon ta mbajë familjen e saj të bashkuar në të njëjtën kohë.

The post Kyle Walker gjendet “shah-mat”; gruaja i kërkon gjysmën e pasurisë për të shpëtuar martesën appeared first on Telesport.

Zyrtare! Marka e njohur e motorëve largohet nga F1 nga viti 2026, Alpine kthehet në makinë satelit

Marka e njohur e motorëve Renault ka zyrtarizuar largimin e saj nga Formula 1 në fund të vitit 2025. Kjo do të thotë që skuadra Alpine, që aktualisht përdor motorin Renault, nga viti 2026 do të kthehet në një skuadër satelit.

Pra, Alpine do të vihet në shërbim të një skuadre tjetër të Formula 1, duke ëprdorur motorin e saj. Me shumë gjasa, do të jetë Mercedes ajo që do të furnizojë me motorin e saj Alpine, që tashmë kthehet në një makinë satelit.

Largimi i Renault ka tronditur jo pak botën e Formula 1, që humbet kështu një prej markave të saj kryesorë dhe historikë. Gjithsesi, Audi dhe Ford kanë shfaqur interes për të zënë vendin e markës që do t’i thotë lamtumirë garave të Formula 1 pas një viti.

Duket se Renault nuk ishte në gjendje të përballonte shpenzimet që do të duheshin për të ndërtuar një motor të ri duke nisur nga viti 2026, kur ndryshojnë rregullat. Duket se Formula 1 përgatitet për një revolucion të madh muajt në vijim.

The post Zyrtare! Marka e njohur e motorëve largohet nga F1 nga viti 2026, Alpine kthehet në makinë satelit appeared first on Telesport.

Griezmann tërhiqet nga kombëtarja franceze, Mbappé i jep “lamtumirën” emocionuese

Antoine Griezmann njoftoi dje lamtumirën e tij nga kombëtarja franceze. Pas 137 paraqitjeve, 44 golave , 38 asistimeve dhe mbi të gjitha një titulli kampion bote, sulmuesi i Atletico Madrid lë një trashëgimi të vështirë për t’u përsëritur. 33-vjeçari e kishte mbajtur të fshehur vendimin e “pensionimit” nga të gjithë. Trajneri Deschamps dhe shumë bashkëlojtarë u befasuan nga lajmi.

Kylian Mbappé donte ta nderonte mikun e tij nëpërmjet rrjeteve sociale: “Një lojtar i jashtëzakonshëm e mbyll karrierën e tij me Francën. Një nga lojtarët më të rëndësishëm të epokës moderne në kombëtaren tonë. Faleminderit për kujtimet e paharrueshme që na dhuruat, e mbështetët këtë skuadër për vite me radhë dhe kontribuuat shumë për ta ngritur në krye me tituj të shumtë.

Disa mund të mendojnë se është shumë herët për të ndaluar, por unë e kuptoj dhe e respektoj vendimin tuaj. Të veshësh këtë fanellë kërkon gjithmonë më shumë, pa marrë ndonjëherë njohje. Do të mbeteni përgjithmonë në historinë e kombëtares franceze. Nuk do ta harroj kurrë nderin dhe kënaqësinë e të luajturit përkrah jush për kaq shumë vite. Udhëtim të mbarë miku im dhe faleminderit!”

The post Griezmann tërhiqet nga kombëtarja franceze, Mbappé i jep “lamtumirën” emocionuese appeared first on Telesport.

Manchester City synon t’i rinovojë kontratën të paprekshmit të trajnerit Guardiola

Skuadra e Manchester City ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën e portierit brazilian Ederson. Kontrata aktuale skadon në verën e vitit 2026, por po punohet për ta shtyrë atë edhe me një vit, deri në 2027-ën.

Ederson, 31 vjeç, luan që prej vitit 2017 me “citizens” dhe në total numëron 340 ndeshje zyrtare me këtë fanellë. Ai mbetet një nga të besuarit e trajnerit Pep Guardiola, me të cilin ka fituar gjithçka me Manchester City.

Për momentin palët janë ende në bisedime, por rinovimi i kontratës do të thotë që ai do të luajë për kampionët e Anglisë deri në moshën 34-vjeçare. Një portier që asnjëherë nuk ka zhgënjyer, duke u kthyer në idhull të tifozëve.

The post Manchester City synon t’i rinovojë kontratën të paprekshmit të trajnerit Guardiola appeared first on Telesport.

NBA në zi, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit, një nga mbrojtësit më të mirë në histori

Ditë e trishtë për NBA, pasi në moshën 58-vjeçare ka ndërruar jet ëish-basketbollisti Dikembe Mutombo. I gjatë 2.18 metra, ai ishte bllokuesi i dytë më i mirë në histori dhe mbajtësi i rekordeve për çmimet si mbrojtësi më i mirë në NBA.

Ai është shpallur 4 herë si “mbrojtësi më i mirë”. Ai mbahet mend edhe për gjestin i tij të famshëm, “JO” me gisht pas çdo goditjeje të bllokuar. Poliglot, filantrop, ai kishte më shumë se dy vjet që luftonte një tumor në tru

Mutombo mbetet një nga lojtarët e parë të mëdhenj afrikanë në historinë e NBA, një nga mbrojtësit më të mëdhenj. Ai është bllokuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në NBA pas Hakeem Olajuëon dhe para Kareem Abdul-Jabbar.

Në total ai ka realizuar 3.289 bllokime, me një mesatare prej 2.75 bllokime për lojë. Ai është lojtari që ka fituar më së shumti çmimin e mbrojtësit më të mirë të NBA-së, katër herë (1995, 1997, 1998, 2001).

Në 18 vjet në NBA, luajti me fanellat e Atlanta, Philadelphia, New Jersey, New York dhe Houston. Në vitin 2009 la basketbollin dhe hyri në “Hall of Fame” në 2015. Ai e përfundoi karrierën pas 1.196 ndeshjeve të sezonit të rregullt me ​​mesatarisht 9.8 pikë dhe 10.3 rebound për ndeshje.

Tetë herë luajti në “All Star Game”, tre herë bllokuesi më i mirë i gjuajtjes (nga 1994 deri në 1996), dy herë rikuperuesi më i mirë (2000 dhe 2001). Ai arriti në finalet e NBA dy herë, në 2001 në Philadelphia dhe në vitin 2003 në New Jersey, por i humbi ato përballë Lakers dhe Spurs.

The post NBA në zi, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit, një nga mbrojtësit më të mirë në histori appeared first on Telesport.

Benitez: Milani mund të befasojë në Champions, derbi për Interin ishte thjesht aksident

Ish-trajneri, ndër të tjera, i Napolit dhe Interit në Itali, Rafa Benitez, ka folur për “Gazzetta dello Sport”. Ky është mendimi i tij për skuadrat italiane në Champions League, duke filluar me Milanin: “Kundër Liverpool-it luajti keq, por u rikuperua menjëherë, në një mënyrë thuajse të padyshuar, në derbin me Interin. Nuk ishte e lehtë për ta bërë këtë, duke pasur parasysh klimën, por Milani reagoi, fitoi derbin dhe ndaj Lecce. Karakteri është gjë e madhe në futboll. Leverkusen? Po kalon një moment të mrekullueshëm, që ka zgjatur prej vitesh. Triumfoi sezonin e kaluar në Bundesligë, tani sapo ka barazuar 1-1 ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena”, pati një fillim të fortë në Ligën e Kampionëve. Duhet duartrokitur për vazhdimësinë që po tregon”.

Çfarë ju befasoi nga Interi?
Niveli ndërkombëtar, i theksuar në barazimin me Manchester City. Rrezikoi të lëkundej me humbjen në derbi, por Inzaghi i vendosi gjërat në rregull. Fitoi në Udine, e gjeti sërish golin Lautaro Martínez. Këtë herë ndaj Crvena Zvezda duhet ta marrë plotësisht kontrollin e lojës. Asnjë ndeshje, qoftë edhe ajo që mund të rezultojë të jetë më pak e komplikuar, nuk mund të përballet me angazhim sipërfaqësor. Interi e di mirë këtë, nuk do të bie në grackë, përkundrazi do të përpiqet të konfirmojë se humbja ndaj Milanit ishte thjesht aksident”.

Juventusi nuk shpërqendrohet kurrë…
Ata kanë qëndrueshmëri në mbrojtje, thuajse nuk pësojnë asnjëherë. E nisën Champions-in me tre golat ndaj PSV-së, pothuajse me lehtësi, dhe të shtunën shijuan përsëri Vlahovic. Disa prurje të merkatos së verës nuk kanë shpërthyer ende, por është ndërmarrë një rrugë e re, që duhet zhvilluar. Thiago Motta ka ide dhe më duket se e kontrollon situatën. Leipzig është një test tjetër, nga i cili mund të marrë indikacione për të ardhmen. Nëse Juventusi e fiton këtë ndeshje, do ta rrisë vetëvlerësimin dhe pikët në renditje”.

Bologna i shton prestigj historisë së saj…
Të luash në “Anfield” është magjepsëse, sepse ai stadium jep ndjesi pothuajse të papërsëritshme. Cilësia e Liverpool-it nuk është për t’u zbuluar, tregohet nga emrat dhe gjendja e lojtarëve, të cilët tani dominojnë Premier League. Janë ndeshje të tilla, që një lojtar shpreson t’i përjetojë. Bologna po korr frytet e një pune të mrekullueshme.

A ju pëlqen Atalanta?
Shumë. Është një ekip që përfaqëson plotësisht trajnerin e vet. Në Serie A ende nuk është vetvetja, por barazimi 0-0 me Arsenalin ka vlerën e vet. Liga e Kampionëve të jep energji dhe motivim të fortë.

The post Benitez: Milani mund të befasojë në Champions, derbi për Interin ishte thjesht aksident appeared first on Telesport.

Barcelona ende me “pullë të kuqe financiare”, bilanci mbetet negativ me shifra të frikshme

Barcelona ka paraqitur llogaritë në bordin e drejtorëve, të cilat do të duhet të miratohen në Asamblenë e ardhshme të klubit, planifikuar për 19 tetor. Sipas dokumentave, Barça e mbyll vitin financiar me 91 milionë euro humbje. Arsyeja është e thjeshtë: Mungesa e të ardhurave nga shitja e kompanisë që menaxhon shërbimet audiovizive të klubit, Barça Studios.

Klubi ende shpreson të mbledhë të gjithë ose një pjesë të shumës së premtuar nga klubi blerës Bridgeburg, por për momentin është dashur të marrë parasysh mospagesën. Nga Camp Nou theksojnë se pa këtë fatkeqësi Barcelona do ta kishte mbyllur vitin financiar me një përfitim prej 12 milionë eurosh, por padyshim kjo është një përllogaritje që nuk vlen asgjë.

Performanca ekonomike e klubit u ndikua nga lëvizja e detyruar në Montjuic për rinovimet e mëdha të Camp Nou. Te Barça i vlerësojnë humbjet e shkaktuara nga ndryshimi i stadiumit në 100 milionë euro. Ata shpresojnë të kthehen në Camp Nou në fillim të janarit, por nuk do të mund ta bëjnë këtë gjë në Champions League.

Ndër notat pozitive janë të ardhurat rekord nga sponsorizimet, 210 milionë euro dhe xhiroja e kompanisë së tregtimit, Blm, e cila arriti në 110 milionë, 72% më shumë se 6 vite më parë. Në bilanc, 80 milionë fitime rrjedhin nga shitja e lojtarëve, Dembélé, Kessie, Nico, Abde, Chadi dhe Marc Guiu.

Positive edhe ulja e pagave, nga 670 në pak më shumë se 500 milionë euro, me një kthim brenda parametrat e rekomanduar nga UEFA. Kjo është arsyeja pse klubi e sheh me optimizëm buxhetin e sezonit 24-25, me shpresën për të mbledhur atë që nuk është marrë nga operacioni i Barça Studios. Natyrisht, borxhi monstruoz mbetet, i reduktuar nga 1.2 miliardë në një miliard neto qershorin e kaluar.

The post Barcelona ende me “pullë të kuqe financiare”, bilanci mbetet negativ me shifra të frikshme appeared first on Telesport.

Neymar rikthehet në stërvitje 1 vit pas dëmtimit por s’mund të luajë ndeshje zyrtare deri në janar

Pas gati një viti nga dëmtimi i rëndë në gjurin e majtë, sulmuesi brazilian Neymar është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Al Hilal. Ish-sulmuesi i Barcelona dhe PSG ka kryer dje seancën e parë stërvitore me grupin.

Gjithsesi, faza e rikuperimit 100% nga dëmtimi vijon ende dhe tani do të vijojë të stërvitet me topin para se të rikthehet në ndeshjet zyrtare. “Jam rikthyer. Jam i lumtur që jam sërish me grupin. Dhe tani vetëm gëzim”, ka shkruar Neymar në rrjetet sociale.

Një mënyrë kjo për të festuar rikthimin në fushë pas një periudhe të gjatë dëmtimi. Vitin e fundit janë bërë virale lotët e tij gjatë periudhës së rehabilitimit, por ky kalvar i gjatë tashmë ka marrë fund.

Neymar kishte luajtur vetëm 5 ndeshje të kampionatit të kaluar dhe më pas erdhi dëmtimi i meniskut dhe të ligamentit të kyqëzuar në tetor 2023. Pavarësisht rikthimit në grup, për të parë Neymar në fushë duhet pritur janari.

Për shkak të dëmtimit të gjatë që pësoi, klubi që drejtohet nga trajneri Jorge Jesus nuk e ka federuar ende lojtarin për këtë sezon të Saudi Pro League. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm në janar.

The post Neymar rikthehet në stërvitje 1 vit pas dëmtimit por s’mund të luajë ndeshje zyrtare deri në janar appeared first on Telesport.

“Nuk kam menduar kurrë për shkarkimin tim, kemi marrë një vendim të gjithë së bashku këtë verë”

Trajneri Erik ten Hag këmbëngul se nuk është i shqetësuar për shkarkimin e tij pas fillimit të dobët të këtij sezoni në stolin e Manchester United. Skuadra e tij bëri një paraqitje të dobët ditën e diel, kur u mund 0-3 në “Old Trafford” nga Tottenham.

“Djajtë e kuq” kanë vetëm 7 pikë pas 6 javësh në Premier League, shumë pak për një skuadër legjendare dhe me pretendime. Megjithatë, Ten Hag, në sezonin e tij të tretë në këtë klub, është i bindur se vendimmarrësit e United do t’i japin atij kohë.

I pyetur për të ardhmen e tij, Ten Hag tha: “Unë nuk mendoj për shkarkimin tim. Të gjithë në unanimitet e morëm këtë vendim për të qëndruar së bashku. Gjithashtu, e morëm vendimin nga një rishikim i qartë se ku duhet të përmirësohemi dhe si duam të ndërtojmë një skuadër”.

Ne e dinim se do të duhet pak kohë, si shkoi merkato dhe se si disa lojtarë vonuan të vinin këtu, siç ndodhi me Ugarte. Gjithashtu, ne duhet të bëjmë disa përmirësime në organizim, por patëm disa dëmtime dhe na duhet pak kohë”, tha Ten Hag.

Ne jemi të gjithë në një anije së bashku, pronësia, stafi, trajneri dhe lojtarët gjithashtu. Unë nuk e kam atë shqetësim, pasi besoj te klubi dhe besimi që më ka dhënë gjatë gjithë kohës”, u shpreh Ten Hag për mediat.

The post “Nuk kam menduar kurrë për shkarkimin tim, kemi marrë një vendim të gjithë së bashku këtë verë” appeared first on Telesport.