Ten Hag drejt shkarkimit, United do ta zëvendësojë me legjendën e klubit

Manchester United thuhet se po mendon t’ia besojë Ruud van Nistelrooy drejtimin e skuadrës në vendosin të shkarkojnë ndaj Erik ten Hag.

Ish-sulmuesi ikonë i Djajve të Kuq u kthye në klub në verë si asistent i Ten Hag.

TalkSPORT raporton se United do t’ia besonte drejtimin Van Nistelrooy deri në fund të sezonit.

Trajneri holandez po vihet nën presion në rritje mes fillimit zhgënjyes të sezonit.

Manchester United u mund 3-0 në shtëpi nga Tottenham të dielën (29 shtator) pasi mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Bruno Fernandes.

Ten Hag duket se të paktën do të jetë në krye për ndeshjet e United kundër Porto-s (3 tetor) në Europa League dhe Aston Villa (6 tetor) në kampionat.

Klubi pritet të marrë një vendim për Ten Hag gjatë ndërprerjes së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve.

The post Ten Hag drejt shkarkimit, United do ta zëvendësojë me legjendën e klubit appeared first on Telesport.

Roberto Carlos zgjedh lojtarin ‘super të qetë’ si fituesin e Topit të Artë

Legjenda e Real Madrid-it, Roberto Carlos ka pohuar se bashkatdhetari i tij dhe superylli i Los Blancos, Vinicius Jr. do të fitojë Topin e Artë të vitit 2024.

Ish-mbrojtësi i krahut e tha këtë pas barazimit 1-1 të Realit me Atletico Madrid në Derbin e Madridit.

Braziliani ndihmoi skuadrën e tij të fitonte La Liga-n, Champions League dhe Superkupën e Spanjës.

Së bashku me shokët e tij të skuadrës Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe dhe mesfushorin e Manchester City, Rodri, ai është një nga favoritët për të fituar titullin e Topit të Artë 2024.

Ndërsa Bellingham, Mbappe (për Paris Saint-Germain) dhe Rodri kishin sezone individuale mbresëlënëse, Carlos pohoi se ishte ‘i sigurt’ për fitoren e Vinit dhe tha për Madrid Universal:

“Vini është super i qetë. Ai e di se është shumë afër të bëhet më i miri në botë. Ai luajti disa ndeshje të shkëlqyera sezonin e kaluar dhe gjithashtu edhe në këtë sezon. Unë jam shumë i sigurt se ai do ta fitojë atë”.

Sezoni 2024-25 i Vinicius-it ka nisur shumë mirë, me tre gola dhe shtatë asiste në 10 paraqitje deri më tani.

The post Roberto Carlos zgjedh lojtarin ‘super të qetë’ si fituesin e Topit të Artë appeared first on Telesport.

Argjentinë-Ekuador, miqësorja mes dy kombëtareve prodhon skena të tmerrshme (video)

Duhej të ishte një ndeshje miqësore për të testuar nivelin e përgatitjes së dy skuadrave kombëtare në funksion të kompeticionit të Amerikës së Jugut, që do të nisë të premten e ardhshme në Santa Cruz de la Sierra të Bolivisë, por në vend të kësaj u kthye në një betejë të egër.

Përplasja e frikshme fizike përfshiu jo vetëm lojtarët e Argjentinës dhe Ekuadorit U-15, por edhe persona të tjerë, që hynë në fushë në kaosin e krijuar. Ndeshja u luajt në Ekuador, në Guayaquil, në stadiumin “Emelec”, ku fitoi skuadra vendase 1-0, por rezultati është vërtet gjëja e fundit që do të mbetet në kujtesë. Dy skuadrat nisën një përleshje të turpshme, me grushte, shkelma dhe madje edhe një flamur të valëvitur si armë.

Gjithçka nisi me një sherr gjatë ndeshjes, ku lojtarët e dy skuadrave u shtynë me njëri-tjetrin. Njëri prej lojtarëve të Ekuadorit e goditi në fytyrë kolegun argjentinas, duke marrë kartonin e kuq nga arbitri. Por historia nuk përfundoi aty, sepse dhuna më brutale shpërtheu pas fishkëllimës së fundit. Fusha e lojës u kthye në një “arenë gladiatorësh”, ku të gjithë ishin kundër të gjithëve. Pati përleshje trup me trup, me përfshirjen edhe të stafeve teknike përkatëse.

Në një moment të caktuar, pamjet tregojnë një lojtar nga pankina e Ekuadorit, që rrëmben flamurin e këndit dhe vrapon drejt kundërshtarëve, duke e tundur atë si armë. Skena vërtet të tmerrshme, të cilat shpresojmë të mos i shohim më në futboll.

El AMISTOSO entre el Sub-16 de Argentina y Ecuador terminó en BATALLA CAMPAL.

Una locura todo. Lamentable. ⚠️🇦🇷🇪🇨 pic.twitter.com/9a670nko3P

— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) September 30, 2024

The post Argjentinë-Ekuador, miqësorja mes dy kombëtareve prodhon skena të tmerrshme (video) appeared first on Telesport.

Sesko paralajmëron Juventus-in: “E dimë se çfarë duhet të bëjmë kundër tyre”

Ylli i Leipzig, Benjamin Sesko ka thënë se ai dhe shokët e tij të skuadrës kanë ‘ide të qarta’ përpara një ndeshjeje të Champions League kundër Juventus-it.

Sesko do të jetë një nga lojtarët më të rrezikshëm për bardhezinjtë në raundin e dytë të Champions League.

21-vjeçari ka deklaruar për Gazzetta dello Sport.

“Çdo ndeshje jep motivim, por Juventusi dhe futbolli italian në përgjithësi janë të famshëm për soliditet në mbrojtje”.

“Bardhezinjtë janë të fortë në këtë drejtim, por edhe të paparashikueshëm në sulm. Megjithatë, ne i kemi idetë e qarta dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për t’i dëmtuar”.

The post Sesko paralajmëron Juventus-in: “E dimë se çfarë duhet të bëjmë kundër tyre” appeared first on Telesport.

Një karrierë spektakolare me 38 tituj, Iniesta njofton tërheqjen nga futbolli

Andrés Iniesta kishte një synim, të luante futboll deri në moshën 40-vjeçare. Siç raporton “Relevo”, futbollisti veteran tashmë e ka marrë vendimin për “t’i varur këpucët në gozhdë”, ndonëse burime pranë futbollistit konfirmuan për “SPORT” vetëm se më 8 tetor, ai do të zhvillojë një event në Barcelonë për të bërë të ditur planet e ardhshme.

Iniesta do ta marrë fjalën, do t’iu drejtohet drejtpërdrejt tifozëve të futbollit dhe përshkruajë planet e tij profesionale. Mesfushori nga La Mancha shpjegoi pak ditë më parë se është kurioz të eksplorojë botën e trajningut dhe mund të fillonte studimet për trajner.

Lojtari tërhiqet pas një karriere spektakolare me 38 tituj, 32 prej të cilëve me Barçën, 3 me Vissel Kobe dhe 3 me kombëtaren spanjolle. Me këtë të fundit ka fituar dy Kampionate Europiane dhe Botërorin 2010, ku ishte hero me golin e tij në finale kundër Holandës.

Lojtari nga La Mancha e përfundon karrierën e tij në Emiratet Arabe, ku arriti të mbushte moshën 40-vjeçare duke luajtur futboll. Pas një procesi reflektimi, ai ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit si futbollist. Iniesta është një nga lojtarët më prestigjiozë në botë, ka hyrë në histori si një nga të mëdhenjtë e këtij sporti. 8 tetori do të jetë dita kur pritet të ofrojë më shumë detaje për qëllimet e tij të ardhmshme profesionale.

The post Një karrierë spektakolare me 38 tituj, Iniesta njofton tërheqjen nga futbolli appeared first on Telesport.

Sfidë e fortë për kreun e olimpizmit botëror, 7 kandidatë në garë për të zëvendësuar Bach

Presidenti aktual i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ka konfirmuar largimin e tij nga detyra muajt në vijim. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë Olimpiadës së Parisit, duke u larguar pas dy mandateve (që prej vitit 2013).

Pas këtij vendimi është çelur edhe gara për kreun e ri të olimpizmit botëror, ku deri më tani janë zyrtarizuar 7 kandidatura. Ata janë britaniku Sebastian Coe, spanjolli Juan Antonio Samaranch Jr, francezi David Lappartient, Kirsty Coventry i Zimbabve, japonezi Morinari Watanabe, suedez Johani Eliasch dhe Princi Feisal al Husein i Jordanisë.

Një garë e fortë, pasi bëhet fjalë për kampionë në sport, ndërkohë që në garë është edhe një femër. Coventry, 7 herë fituese e emdaljes së artë në not, synon të bëhet gruaja dhe afrikania e parë që kryeson IOC.

Presidenti i ri i IOC-së do të zgjidhet në një seancë në Olimpiadën e lashtë (18-21 mars 2025) dhe do të marrë detyrën në qershor të verës së ardhshme. Kandidatët do të bëjnë prezantime për anëtarësimin e plotë të IOC në një takim privat në Lozanë, Zvicër, në janar.

Të gjithë presidentët e IOC kanë qenë burra, me tetë nga nëntë nga Evropa dhe një nga Shtetet e Bashkuara. Edhe britaniku, Lordi Coe, shihet si kandidat i fortë. Aktualisht ai drejton Federatën Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).

Sipas rregullave aktuale të IOC, Coe nuk do të jetë në gjendje të shërbejë mandatin e parë të plotë tetë-vjeçar, pasi ai arrin kufirin e moshës 70 vjeç të IOC në 2026. Gjithsesi, ai hoqi kufizime të ngjashme për t’u bërë president i Atletikës Botërore.

The post Sfidë e fortë për kreun e olimpizmit botëror, 7 kandidatë në garë për të zëvendësuar Bach appeared first on Telesport.

Fonseca: Ja çfarë i duhet Milan për të dalë fitues ndaj Leverkusen, nuk do të luajmë si Atalanta

Milan përgatitet për një sfidë të vështirë sot në Champions League në fushën e Bayer Leverkusen. Një ndeshje për të cilën kuqezinjtë kanë patur pak kohë të përgatiten, por ku fitorja është objektivi i kërkuar pas humbjes me Liverpool në sfidën e parë.

Trajneri Paulo Fonseca, pak orë para ndeshjes ka karikuar skuadrën e tij, duke kërkuar një sfidë të përkryer, sidomos në aspektin mbrojtës. “Do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Liverpool. Duhet t’i japim vazhdimësi asaj që kemi bërë”, tha Fonseca.

Nga pikëpamja mbrojtëse skuadra është rritur dhe kjo sfidë do të jetë një provë e mirë. Për të mposhtur Bayer Leverkusen do të duhet të luajmë një lojë perfekte në mbrojtje”, u shpreh trajneri i Milan.

I pyetur nëse Milan do të kopjojë Atalanta, që mundi Leverkusen në finalen e Europa League sezonin e kaluar, ai shtoi: “E kam parë atë ndeshje. Kjo tregon se sa e vështirë është Seria A. Leverkusen u përball me një skenar që nuk e priste, situata një për një”.

Por ne nuk jemi si Atalanta. Të shohësh Milan nesër nuk do të jetë njësoj si të shohësh Atalantën kur ata luajtën kundër tyre. Atalanta krijoi shumë vështirësi për Bayer, por nëse nuk jam trajner që luan atë lloj loje. Do të jetë krejtësisht ndryshe”, tha Fonseca.

The post Fonseca: Ja çfarë i duhet Milan për të dalë fitues ndaj Leverkusen, nuk do të luajmë si Atalanta appeared first on Telesport.

Arsenal dhe Real Madrid në garë për talentin 18-vjeçar brazilian që luan me Palmeiras

Arsenal dhe Real Madrid janë interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit 18-vjeçar brazilian Vitor Reis, që aktualisht luan me skuadrën e Palmeiras. Këtë sezon, në 8 ndeshje, ai ka realizuar edhe një gol.

Në fakt, për adoleshentin janë interesuar edhe skuadra të tjera nga Europa, mes tyre edhe Chelsea, Liverpool e Barcelona. Gjithsesi, duket se “topçinjtë” dhe “los blancos” janë ato që po këmbëngulin më shumë.

Në media pretendohet se të dyja palët kanë bërë pyetje dhe takime fillestare si me Palmeiras ashtu dhe përfaqësuesit e lojtarit në lidhje me disponueshmërinë e Vitor Reis për të zbarkuar së shpejti në Europë.

Qendërmbrojtësi rinovoi kontratën e tij këtë verë me Palmeira deri në dhjetor 2028. Raportohet se ka një klauzolë lirimi prej 100 milion eurosh.

Gjithsesi, skuadra e  Palmeiras nuk ka vendosur një çmim zyrtar të kërkuar për lojtarin, pasi ata synojnë ta mbajnë atë deri pas Kupës së Botës për klube në vitin 2025. Lojtari luan edhe me kombëtaren U-18 të Brazilit.

The post Arsenal dhe Real Madrid në garë për talentin 18-vjeçar brazilian që luan me Palmeiras appeared first on Telesport.

Osimhen: A vlej 100 milionë euro? Mendoj se i meritoj, por të gjithë kanë mendime të ndryshme

Victor Osimhen ishte padyshim goditja më e rëndësishme e verës në Turqi. Sulmuesi nigerian, i cili u largua nga Napoli në formë huazimi, foli për kanalet zyrtare të Galatasaray: “Stambolli është i pabesueshëm. Është një qytet shumë i madh, nuk e dija këtë. Gjëja më e rëndësishme është Galatasaray. Tifozët e bëjnë këtë qytet të madh, që është i mrekullueshëm për mua, familjen dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur, Stambolli është një nga qytetet më të bukura në botë”.

Pikat e referencës: “Si fëmijë kam ndjekur shumë lojtarë, Drogba është një prej tyre. Gjithashtu Onyekuru dhe Etebo, të cilët kanë luajtur këtu. E dija që atmosfera ishte e mirë në Turqi. Në realitet e kisha parë në internet, por ajo që konstatova në realitet është e mrekullueshme. Nuk po e them këtë sepse jam këtu dhe luaj këtu, por po tregohem objektiv”.

Marrëdhënia me Mertens: “Kisha ndjekur disa ndeshje të Galatasaray falë Mertens, është një person që më pëlqen shumë. Nëse do të më duhej ta përshkruaj Mertens do të merrte shumë kohë. Kalonim shumë kohë bashkë, gjithmonë më motivonte me fjalimet e tij. Ai është shumë i çmuar për mua”.

I mirëpritur që në ndeshjen e parë: “Isha shumë i emocionuar në ndeshjen time të parë. Kur hyra në fushë për t’u nxehur, të gjithë tifozët filluan të bërtisnin emrin tim dhe duartrokisnin. Kjo më bëri të ndihem si në shtëpi, ndihem shumë mirë kur shoh mbështetjen e të gjithëve”.

Derbi me Fenerbahçe: “Mendoj se është një nga derbet më të vështirë. Ajo që pamë para ndeshjes nuk ishte normale. Kishte një nivel tepër të lartë pasioni, përtej futbollit. Unë isha optimist para ndeshjes, donim tri pikët”.

Konkurrenca me Icardi: “E njoh Mauron prej vitesh, e kam njohur para se të mbërrija te Galatasaray. Ai është një nga legjendat e këtij klubi, mendoj se do të mësoj diçka prej tij. Do të na ndihmojë shumë, edhe Batshuayi. Ne të tre do të bëjmë më të mirën për ekipin”.

Vlerësimi 100 milionë euro: “Unë vlej më shumë se 100 milionë euro. Ka pak lojtarë si unë në botë, që kanë arritur këtë stil loje dhe sukses. Gjithçka lidhet me karakteristikat e mia, gjërat që bëj, cilësinë time. Jam i vetëdijshëm për kontributin që jap, pastaj nëse vlej 100 apo 150 milionë euro, kjo varet. Të gjithë kanë mendime të ndryshme”.

The post Osimhen: A vlej 100 milionë euro? Mendoj se i meritoj, por të gjithë kanë mendime të ndryshme appeared first on Telesport.

Nuk stërviten me skuadrën, Juventus me 3 mungesa të rëndësishme ndaj Leipzig

Juventus ka kryer sot seancën e fundit stërvitore në Continasa para ndeshjes së Champions League që bardhezinjtë do të luajnë ndaj Leipzig, të mërkurën në mbrëmje në Gjermani.

Sipas raportit të klubit, tri futbollistë nuk kanë marrë pjesë në stërvitje: Weah, Milik dhe Adzic, që pritet të mos jenë të grumbulluar për këtë sfidë.

Një sfidë e rëndësishme për Juventus, që kërkon fitoren e dytë në këtë edicion të Champions. Trajneri Thiago Motta beson shumë te skuadra e tij, që deri më tani po paraqitet mirë në kampionat.

Gjithsesi, tri mungesat e mësipërme e kanë detyruar atë që të mendojë për alternativa të tjera. Trajneri u shpreh se do të kryejë edhe një seancë të fundit stërvitore nesër në Gjermani para se të vendosë për formacionin titullar.

The post Nuk stërviten me skuadrën, Juventus me 3 mungesa të rëndësishme ndaj Leipzig appeared first on Telesport.