Mungon Rodri? No problem! Lojtari i Guardiolës vetofrohet: “Jam gati 1000%”

Rodri është mungesa e madhe e këtij viti futbollistik te Manchester City. Emri i tij është lakuar gjithashtu si fitues i mundshëm i “Topit të Artë”.

Trajneri Pep Guardiola po e vuan dëmtimin afatgjatë të spanjollit, por ka disa opsione. Ata janë Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan dhe John Stones.

Kur u pyet nëse ai është gati të mbulojë Rodrin, John Stones është shprehur pozitivisht. “Nëse Pep ma kërkon, jam 1000% gati. Kam luajtur si mesfushor disa herë gjatë dy viteve të fundit dhe më ka pëlqyer”.

“Çfarëdo pozicioni që më kërkohet të luaj, do e bëj, sepse e di se çfarë kërkohet nga trajneri. Uroj që ky sezon të shkojë mirë dhe të shkojmë në finalen e Champions League”, ka thënë Stones.

The post Mungon Rodri? No problem! Lojtari i Guardiolës vetofrohet: “Jam gati 1000%” appeared first on Telesport.

Skandali me ultrasit e lidhur me mafien: Interi dhe Milani nën kontroll, duhet të japin llogari

Interi dhe Milani mund të vihen nën kontrollin e një bordi të pavarur. Situata po agravon dita-ditës pas hetimeve dhe arrestimeve të ultrasve të dyshuar se kanë lidhje me mafian italiane.

Një hetim nga Prokuroria e Milanos dhe prokurorit të antimafias dhe antiterrorizmit në Itali ka përfunduar në një skandal të madh, me tifozë që shesin bileta në treg të zi për llogari të familjeve mafioze.

Lidhjet e klubeve me këta tifozë po hetohen. Emra si Inzaghi dhe Zanetti deri tani janë përmendur në përgjimet e policisë dhe priten hetime të mëtejshme për secilin prej tyre.

Milani dhe Interi duhet të reagojnë. Ata janë të gjithë nën vëzhgim tashmë.

The post Skandali me ultrasit e lidhur me mafien: Interi dhe Milani nën kontroll, duhet të japin llogari appeared first on Telesport.

Arsenal-PSG, Leverkusen-Milan: Këto janë parashikimet tona në Versus

Rikthehet Champions League! Këtë të martë ka disa ndeshje fantastike në skenën europiane. Arsenali do të presë PSG në “Emirates Stadium”, kurse Bayer Leverkusen do të presë Milanin.

Këto janë dy ndeshje të shumëpritura, të cilat do të tregojnë diferencat reale ndërmjet skuadrave të ligave të ndryshme europiane.

Ndiqni parashikimet e gazetarëve tanë në Versus, të cilët me humorin që i karakterizon, kanë dhënë disa përshtypje të asaj që presin në ndeshjet kryesore:

View this post on Instagram

A post shared by Telesport (@telesport)

The post Arsenal-PSG, Leverkusen-Milan: Këto janë parashikimet tona në Versus appeared first on Telesport.

Nga 100 euro për minutë në 5000 euro, zbulohet lista e gjobave te Dortmund-i

Trajneri Nuri Sahin thuhet se ka vazhduar të përdorë listën e gjobave të Edin Terzic te Dortmund.

Ish-mesfushori i Dortmund, Real Madrid dhe Liverpool, 36 vjeç, Sahin, mori drejtimin e gjigantëve gjermanë në qershor pas largimit të ish-trajnerit Edin Terzic.

Dortmund man vendin e pestë në renditjen e Bundesliga-s pas tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje nga pesë ndeshjet e para të kampionatit.

Tani, një llogari gjermane në rrjetet sociale pretendon se ka zbuluar gjobat e mëdha që lojtarët e Dortmund-it duhet të paguajnë këtë sezon nëse shkelin ndonjë nga rregullat e Sahin.

Ndërsa lista e zbuluar daton nga sezoni 2023/24 nën drejtimin e Terzic, Sahin besohet të jetë në favor të respektimit të listës edhe në këtë sezon.

Sipas BILD, lista përfshin gjobitjen e lojtarëve me 100 € në minutë nëse ata vonohen në mbledhjet e planifikuara të ekipit, duke përfshirë stërvitjet dhe seancat fizioterapike.

Por shuma rritet ndjeshëm në 3,000 € nëse një lojtar është me vonesë në një ditë ndeshjeje dhe 5,000 € nëse një lojtar humbet plotësisht një ngjarje të planifikuar të klubit.

Veshja e rrobave jo të duhura ose humbja e një seance peshimi rezulton në një gjobë prej 250 €, ndërsa ka dënime më të ashpra për injorimin e tifozëve të klubit.

Lojtarët thuhet se gjobiten me 2,000 € nëse nuk japin autografe për tifozët, ndërsa refuzimi i firmës së fanellave vjen me një gjobë prej 500 €.

The post Nga 100 euro për minutë në 5000 euro, zbulohet lista e gjobave te Dortmund-i appeared first on Telesport.

Stërviste portierin duke e goditur me topa në fytyrë, trajneri shkarkohet për veprime të dhunshme (video)

Kur një djalosh i ri i afrohet sportit, ai duhet të gjejë trajnerët (mësuesit) e duhur, që janë aty jo vetëm për t’iu shpjeguar gjestet teknike, por shumë më tepër se kaq në planin njerëzor. Një vizion që nuk është i këtij trajneri të futsallit (futbollit 5×5), i cili u shkarkua për kryerjen e një ushtrimi të dhunshëm.

Ai goditi vazhdimisht një portier të mitur në fytyrë dhe trup me topa, pa mundur të mbrohej ky i fundit, teksa synonte të forconte rezistencën e tij ndaj sulmeve kundërshtare. Sidoqoftë, trajningu ka një kufi, që duket se është tejkaluar në masë të madhe nga trajneri në fjalë, i cili ka dashur t’i fusë në gjak djaloshit tensionet e lidhura me rezultatin, me metoda të papranueshme.

Burri, një trajner i AST-Futsal në Santo Tirso, Portugali, u shkarkua nga drejtuesit e klubit për përdorimin e dhunshëm të teknikës së stërvitjes së portierëve. Në pamjet e regjistruara në një video, shohim se trajneri, nga një distancë shumë e afërt e gjuan topin disa herë në fytyrën e portierit, me këtë të fundit pa reaguar dot për të mbrojtur fytyrën e tij, diçka që dukshëm është e ndaluar.

Historia nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe t’i kushtonte trajnerit punën. “Associação de Santo Tirso de Futsal” (AST) lëshoi ​​një deklaratë në të cilën “dënon ashpër” incidentin që përfshin një nga trajnerët e saj. Në shënim, AST distancohet nga episodi dhe nënvizon se ka qenë një “incident i izoluar”, i cili “ka bërë që autorit t’i mohohet hyrja në të njëjtat ambiente”.

Treinador de Santo Tirso despedido após ser filmado a fazer isto… pic.twitter.com/6aupPMQWO2

— Futebol Divertido (@FutebolDiverti) September 26, 2024

The post Stërviste portierin duke e goditur me topa në fytyrë, trajneri shkarkohet për veprime të dhunshme (video) appeared first on Telesport.

Georgina Rodriguez: Unë besoj se magjitë ekzistojnë, kam parë djallin në shtëpinë tonë

Georgina Rodriguez, partnerja prej 8 vitesh e Cristiano Ronaldos, ka rrëfyer se besonte te magjitë dhe ndjente praninë e djallit në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite. Në sezonin e tretë të “Soy Georgina”, dokumentari i Netflix, në të cilin flet për jetën e saj private dhe profesionale, ndikuesja dhe sipërmarrësja foli gjerësisht për realitetin jashtë Europës, pas punësimit të CR7 tek Al-Nassr.

Siç raportojnë edhe mediat spanjolle, Georgina ka pohuar në një nga episodet e reja të serialit se ka parë një prani të errët në vilën e saj të re dhe se edhe fëmijët e saj e kanë identifikuar atë si “përbindësh”.

Georgina siguroi se në shtëpinë me qira ku ata jetojnë për këtë sezon ka një gur mermeri në një mur, që duket si djall, madje fëmijët e saj kanë thënë se ka formën e një përbindëshi. Ajo pranoi se ajo pjesë e shtëpisë i jep energji të keqe, por se nuk di çfarë të bëjë, sepse nuk mund ta ndryshojë hapësirën.

“Një ditë, po haja vetëm dhe papritmas ngrita sytë e pashë një fytyrë me sy, shpatulla, brirë… U frikësova dhe thashë: Uau, duket si Satanai, – nënvizoi Georgina Rodriguez, e cila përsëriti se besonte në ekzistencën e djallit, por të jetë plotësisht i bindur se nuk do të prekë atë dhe familjen e saj. – Unë besoj te magjitë, por e di që jam shumë e mbrojtur nga Zoti”.

Në të kaluarën, Georgina Rodriguez shpjegoi se ajo është një person shumë fetar dhe shpirtëror, veçanërisht e përkushtuar ndaj Zojës Fatime.

The post Georgina Rodriguez: Unë besoj se magjitë ekzistojnë, kam parë djallin në shtëpinë tonë appeared first on Telesport.

Van Basten, i pamëshirshëm me Manchester United: Ten Hag ka shpenzuar shumë për përforcime idioteske

Kritikat e pandërprera ndaj skuadrës së drejtuar nga Erik Ten Hag vijojnë me intensitet, aq më tepër pas merkatos së bërë gjatë verës, shpenzimeve kolosale për të afruar lojtarë që vetë trajneri holandez i kërkoi.

Pas goditjeve që mori nga Anglia, ku analistët kryesorë sportivë duken të “neveritur” me holandezin dhe lojtarët e tij, tashmë “shigjetat” i vijnë edhe nga vendlindja. Dhe jo nga ndonjë figurë dosido, por vetë Marco Van Basten. Ky i fundit e ka kritikuar pamëshirshëm drejtimin e Manchester United.

“Kam parë një përforcim të ri duke ecur nëpër fushë. E kam fjalën për Ugarte, i blerë 50 milionë euro. Po, po, duke ecur në fushë? Nuk e kuptoj vërtet Ten Hag, si ka vendosur të shpenzojë për lojtarë që nuk janë aspak të mirë, madje ka bërë përforcime idioteske”, – tha Van Basten për “Ziggo Sport”.

Por, duke mos u kënaqur me fshikullimin e prurjeve të reja të “Djajtë e Kuq”, legjenda e futbollit holandez kujtoi edhe shumë të tjera: “A mund të më përmendni një lojtar të shquar të Manchester United? Rashford është shumë i keq. Bruno Fernandes është një lojtar i mirë, Onana është një portier i mirë. Kjo është e gjitha. Casemiro ka përfunduar. Garnacho është një lojtar i mirë, por askush nuk e mbështet në skuadër”.

The post Van Basten, i pamëshirshëm me Manchester United: Ten Hag ka shpenzuar shumë për përforcime idioteske appeared first on Telesport.

Mamaja e futbollistit shqiptar bëhet “virale” në mediat prestigjioze sportive (fotot)

Nëna e Leon Dajakut, futbollistit 23-vjeçar të Hajdukut të Splitit, me rrënjë kosovare dhe shtetësi gjermane, është kthyer në një personazh shumë të pëlqyer në Kroaci.

Blerta, e cila është 40 vjeçe dhe ka më shumë se 21 mijë ndjekës në Instagram, punon si estetiste dhe është referencë në rrjetet sociale kur bëhet fjalë për trajtimet e bukurisë.

Blerta konkurron në popullaritet me Francesca Costa, nënën mjaft mediatike të Nicolò Zaniolo (Atalanta). Ky fakt i ka bërë përshtypje edhe një prestigjiozeje si “Marca” (por jo vetëm), e cila publikon fotot e mamasë së futbollistit të lindur më 2001 dhe që ka luajtur me skuadra të tilla si VfB Stuttgart II, Bayern Munich II, Union Berlin, Sunderland, St.Gallen.

The post Mamaja e futbollistit shqiptar bëhet “virale” në mediat prestigjioze sportive (fotot) appeared first on Telesport.

Gjigantët e La Liga-s kanë gati ofertën për Darwin Nunez

Gjigantët e La Liga-s, Atletico Madrid raportohet se janë të interesuar për një lëvizje për sulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez.

Siç raportohet nga spanjollja Fichajes.net, Colchoneros e kanë identifikuar uruguaianin si një kandidat për të forcuar sulmin e tyre.

Skuadra e Diego Simeone nuk ka qenë më e mira për sa i përket golave ​​këtë sezon, duke arritur të shënojë vetëm 12 gola në tetë ndeshje në La Liga.

Colchoneros morën Julian Alvarez këtë verë nga Manchester City për 81.8 milionë sterlina, me argjentinasin që ka shënuar vetëm dy gola.

Tani duket se 11 herë kampionët e La Ligas po konsiderojnë një lëvizje për Darwin Nunez, i cili nuk po gjen shumë hapësira te Liverpool-i.

25-vjeçari ka luajtur vetëm 246 minuta nën drejtimin e Arne Slot këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asist.

Darwin Nunez iu bashkua Liverpoolit në verën e vitit 2022 në një marrëveshje të raportuar prej 85 milionë sterlinash nga Benfica, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Megjithatë, ai nuk ka shkëlqyer me Të Kuqtë, pasi ka shënuar vetëm 34 gola dhe ka dhënë 18 asiste në 102 ndeshje.

Sidoqoftë, fiziku, puna e madhe që bën në fushë dhe shpejtësia e tij e bëjnë atë një sulmues ideal për sistemin e Diego Simeone.

The post Gjigantët e La Liga-s kanë gati ofertën për Darwin Nunez appeared first on Telesport.

Totti lavdëron Fonseca: Po flasim për një trajner të madh, e ktheu Milanin në “shina”

Francesco Totti flet sërish. Ish-sulmuesi, simbol i Romës, ishte prezent në qendrën “Bruno Conti” në Anzio. Gjatë reflektimeve të tij u ndal edhe në momentin e Milanit dhe te trajneri kuqezi, Paulo Fonseca:

“Milani ka rilindur pas fitores me Interin. Derbi i ka dhënë një shtysë shtesë , konstatoj energji plus te lojtarët. Fonseca? Për mua është një trajner të madh. Sigurisht, Milani nuk të jep shumë shanse. Nëse bën një gabim nuk ke shanse të tjera, por ai e ka kthyer situatën dhe ka vendosur gjithçka në ‘shina’. Kuqezinjtë po bëjnë një përparim i mirë”.

Inter-Crvena Zvezda, a mund të kenë probleme zikaltrit?
Të gjithë janë mësuar që Interi të fitojë çdo ndeshje, hapi i parë i gabuar krijon pakënaqësi dhe probleme në dhomat e zhveshjes. Megjithatë, mendoj se Inzaghi, skuadra dhe klubi kanë perspektiva të mëdha.

Sa shumë varet Interi nga Lautaro?
Po flasim për një nga futbollistët më të mëdhenj në botë. Në rolin e vet është vendimtar, pikë referimi për të gjithë. Pastaj është edhe kapiten, Interi ka nevojë për të.

A e keni parë fillimin e Juric në stolin e Romës?
E filloi me këmbën e djathtë, dy fitore dhe një barazim. Të gjithë e dimë se Roma është një klub i veçantë dhe kërkues, shpresojmë që të ketë ecuri të mirë si në kampionat, ashtu edhe në Europë.

A i kuptuat ndjenjat e De Rossit pas shkarkimit të tij?
Po, siç i kam ndjerë edhe më parë. Me të flas edhe për jetën private, jo vetëm futbollin.

The post Totti lavdëron Fonseca: Po flasim për një trajner të madh, e ktheu Milanin në “shina” appeared first on Telesport.