Tërmet dhe goleada nga Barcelona dhe Dortmund, City dhe Inter me poker. Leverkusen cinik ndaj Milanit, Arsenali triumfues (VIDEO)

Jane mbyllur ndeshjet e nates se marte te Champions League, java e dyte. Ka pasur rezultate befasuese por jo edhe aq. Ne sfidat e mbremjes ka rene ne sy fitorja e thelle e Barcelonas me dy golat e Lewandowskit, termeti i Borussia Dortmund, fitorja cinike e Leverkusen ndaj Milanit, por edhe fitorja e madhe e Arsenal ndaj PSG. Gjithashtu Manchester City beri detyren ndaj Bratislaves ku realizoi edhe Haaland. Interi e pati mjaft te lehte me Crvena Zvezda me fitoren me poker 4-0.

Arsenali ka triumfuar 2-0 në shtëpi përballë Paris Saint-Germainit. Topçinjtë e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e nëntë me anë të Bukayo Sakas, kur lëshoi një goditje që shkoi afër shtyllës së majtë. Në minutën e 20-të, Kai Havertz kaloi Arsenalin në epërsi, kur realizoi për 1-0 me kokë, duke mposhtur Gianluigi Donnarumman.

Arsenal-PSG 2-0:

HAVERTZ 1-0 (VIDEO)

SAKA 2-0 (VIDEO)

PSG filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, ndërsa Nuno Mendes goditi shtyllën në minutën e 28-të. Tre minuta më vonë, Achraf Hakimi nuk ia doli të mposhte David Rayan, që bëri një pritje bravuroze. Bukayo Saka realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 35-të, pasi u shkaktua një rrëmujë në zonën e PSG-së dhe Donnarumma u zu në befasi. Pjesa e dytë ishte po ashtu e mbushur me raste, por që rrjetat e asnjërës skuadër nuk u tundën.

Bayer Leverkusen ka arritur fitore me rezultat 1-0 ndaj Milanit në ndeshjen e dytë të Champions duke shkuar 6 pike. Aspirinat e nisën më mirë takimin, duke rrezikuar të parët me Piero Hinicapir, por pa sukses. Victor Boniface gjeti rrjetën në minutën e 21-të, por goli u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.

Leverkusen-Milan 1-0:

GOLI I BONIFACE – VIDEO

Milani kërkoi penallti në minutën e 81-të, pasi Tammy Abraham u rrëzuan në zonë, por gjyqtari nuk mendoi ashtu. Bayer Leverkusen e nisi furishëm me sulme pjesën e dytë, me Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong që rrezikuan, por në të dyja rastet Mike Maignan ishte në vend.

Zhvillohej minuta e 51-të, kur Bonfiace arriti të shënojë kësaj radhe për 1-0. Në minutat në vazhdim Milani mori iniciativë, por një goditje e Alvaro Moratas u ndal në shtyllë dhe nga topi i kthyer spanjolli gjuajti jashtë. Deri në fund edhe pse kishte raste të tjera, rezultati nuk ndryshoi, ku Bayer Leverkusen mori fitoren e dytë, ndërsa Milani mbetet pa fitore.

Barcelona ka arritur të shënojë fitore ndaj Young Boys me rezultat 5-0 në ndeshjen e dytë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi shumë mirë për katalanasit që arritën të shënonin që në minutën e 8-të më Robert Lewandowskin që përfitoi nga një asistim i Raphinas (1-0). Në minutën e 34-të, Raphinha ishte në vendin e duhur në kohën e duhur për të shënuar për 2-0. Pas ka minutash, ishte Inigo Martinez i cili gjeti rrjetën për 3-0 pas asistimit të Pedrit. Me të filluar pjesa e dytë, Martinez asistoi te Lewandowski që shënoi për 4-0. Goli i pestë në ndeshje erdhi nga Mohamed Camara  që shënoi në portën e tij për 5-0. Polaku tashme 9 gola kete sezon!

Barcelona-Young Boys 5-0:

LEWANDOWSKI 1-0 (VIDEO)

RAPHINHA 2-0 (VIDEO)

INIGO MARTINEZ 3-0 (VIDEO)

BARCELONA 4-0 (LEWANDOWSKI)

BARCELONA 5-0 (VIDEO)

Borussia Dortmund fiton me tenis ndaj ekipit te Celtic duke shenuar 7 gola ku protagonistët ishin Adeyemi me tri gola dhe Guirassy me 2 gola. Nje gol tjeter u shenua nga Emre Can ne hapje. Ne fund mbylli llogarite Nmecha.

EMRE CAN 1-0 (VIDEO)

ADEYEMI 2-1 (VIDEO)

ADEYEMI 3-1 (VIDEO)

GUIRASSY 4-1 (VIDEO)

ADEYEMI 5-1 (VIDEO)

GUIRASSY 6-1 (VIDEO)

NMECHA 7-1 (VIDEO)

Slovan-Manchester City 0-4

GUNDOGAN 0-1 (VIDEO)

FODEN 0-2 (VIDEO)

GOLI I HAALAND 0-3 (VIDEO)

MCATEE 0-4 (VIDEO)

Interi ka fituar ndaj Crvena Zvedas me rezultat 4-0, duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Pas barazimit ndaj Manchester City, ekipi i Inzaghit e pati te lehte me Crvena Zvezda. Calhanoglu me goditje denimi zhbllokoi takimin teksa me pas erdhen golat ne pjesen e dyte nga Arnautovic, Lautaro dhe Taremi.

Inter-Crvena Zvezda 4-0:

CALHANOGLU 1-0 (VIDEO)

GOLI I ARNAUTOVIC – VIDEO

GOLI I LAUTARO – VIDEO

GOLI I TAREMI – VIDEO

The post Tërmet dhe goleada nga Barcelona dhe Dortmund, City dhe Inter me poker. Leverkusen cinik ndaj Milanit, Arsenali triumfues (VIDEO) appeared first on Telesport.

CHAMPIONS: Shikoni golat e 45′ të para (VIDEO)

Barcelona-Young Boys 3-0:

LEWANDOWSKI 1-0 (VIDEO)

RAPHINHA 2-0 (VIDEO)

INIGO MARTINEZ 3-0 (VIDEO)

Arsenal-PSG 2-0:

HAVERTZ 1-0 (VIDEO)

SAKA 2-0 (VIDEO)

EMRE CAN 1-0 (VIDEO)

ADEYEMI 2-1 (VIDEO)

ADEYEMI 3-1 (VIDEO)

GUIRASSY 4-1 (VIDEO)

ADEYEMI 5-1 (VIDEO)

Slovan-Manchester City 0-2

GUNDOGAN 0-1 (VIDEO)

FODEN 0-2 (VIDEO)

Inter-Crvena Zvezda 1-0:

CALHANOGLU 1-0 (VIDEO)

The post CHAMPIONS: Shikoni golat e 45′ të para (VIDEO) appeared first on Telesport.

“Jam pro organizimit të Europianit me Serbinë. Mos bëni kot si patriotë!” Milaim Zeka jep një arsyetim ndryshe

Milaim Zeka ka dhënë një mendim ndryshe lidhur me organizimin e Kampionatit Europian U21 në Shqipëri dhe Serbi në formën e bashkëpunimi. I ftuar në programin “Procesi Sportiv”, gazetari i njohur nga Kosova renditi disa arsye se përse është pro këtij organizimi në vitin 2027.

“Unë jam i Prishtinës dhe Tiranës. Dua të nisem nga zero. Për lirinë e Kosovës ka menduar Shqipëria, sepse armët e para erdhën nga Shqipëria, refugjatët i pranoi Shqipëria fukara”.

“Ka njerëz në Kosovë që flasin shqip dhe shohin ëndrra serbisht dhe zhvillimi i tyre kalon nga Beogradi, jo Tirana. Këta shpikën kombin kosovar dhe nuk pranojnë gjuhën shqipe me dy dialekte”.

“Duke menduar se çfarë i ka bërë Franca Gjermanisë apo duke marrë Danimarkën me Suedinë dhe sot duke parë bashkëpunimin e tyre, unë jam pro këtij organizimi Shqipëri-Serbi”.

“Kam humbur nënën dhe 120 njerëz të mi prej serbëve, por këtë mendim kam. Nuk është koha të shesim pordhë patriotike, por të bëjmë gjëra për atë që na bashkon”.

The post “Jam pro organizimit të Europianit me Serbinë. Mos bëni kot si patriotë!” Milaim Zeka jep një arsyetim ndryshe appeared first on Telesport.

Ancelotti në telashe! Drejtuesit e Real Madrid kanë një dyshim për trajnerin pas barazimit në derbi

Derbi i Madridit në fundjavë u mbyll 1-1. Ishte një ndeshje e ndikuar nga presioni i tifozëve të Atletico Madrid dhe Real Madrid vuajti për të ruajtur të paktën një pikë.

Ky barazim ishte i treti për madrilenët në katër transfertat e këtij sezoni dhe gjërat nuk duken aq mirë sa vjet. Sipas “Relevo”, drejtuesit e lartë të Real Madrid kanë pakënaqësi me trajnerin Carlo Ancelotti.

Këta drejtues nuk dihet a janë shumica e bordit apo vetëm një pakicë, por nuk janë të bindur nga disa vendime të trajnerit italian. Sipas tyre, me këtë ekip që kanë Los Blancos, skuadra duhet të luajë më mirë.

Ancelotti ka bërë disa zëvendësime të cilat për klubin janë të pavend. Gjithsesi, mbetet të shohim sesa ndryshim do të ketë skuadra me rikthimin e Kylian Mbappe.

The post Ancelotti në telashe! Drejtuesit e Real Madrid kanë një dyshim për trajnerin pas barazimit në derbi appeared first on Telesport.

Real Madrid “mashtron” mediat! Zbulohet truku që përdor klubi kur dëmtohen lojtarët

Real Madrid po ndjek një strategji të re në komunikimin publik për dëmtimet e lojtarëve.

Rasti i fundit është Kylian Mbappe. Në njoftimet zyrtare për mediat, klubi madrilen ka vendosur që t’i “mashtrojë” gazetarët duke i bërë dëmtimet më alarmante, pra duke shkruar një kohë rikuperimi më të gjatë nga sa është në të vërtet.

Këto periudha rikuperimi janë qëllimisht më të gjata se koha që mjekët e Realit besojnë se u duhet lojtarëve. Kjo bëhet për disa arsye. E para, shpërqendron kundërshtarët. E dyta, i jep kohë stafit që, në raste kur gjërat nuk shkojnë mirë, të jenë në rregull me njoftimet e tyre paraprake. Së treti, motivon lojtarët për t’u shfaqur si lojtarë që nuk kanë probleme rikuperimi dhe kthehen shpejt në fushë.

Real Madrid ka një departament mjekësor të nivelit të lartë. Me këtë strategji, klubi i “shet” rikuperimet e shpejta të lojtarëve si suksese të lojtarëve, por edhe të ekipit mjekësor.

The post Real Madrid “mashtron” mediat! Zbulohet truku që përdor klubi kur dëmtohen lojtarët appeared first on Telesport.

Zanetti në telashe! Emri i tij del në përgjimet e policisë: Ka informuar ultrasit mafiozë për fshehjen e provave

Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, Interi ka telashe edhe jashtë saj. Pas publikimit të bisedave mes ultrasve dhe trajnerit Inzaghi, në përgjimet e policisë italiane për veprën penale të shitjes së biletave të ndeshjeve në treg të zi ka dalë edhe legjenda Javier Zanetti.

Legjenda e klubit zikaltër rezulton të ketë mbajtur kontakte të vazhdueshme me ultrasit, siç e tregon një përgjim i një më 26 maj 2023, raportojnë mediat italiane.

Telefonata zbulon se drejtuesi i ultrasve zikaltër kishte marrë udhëzime nga Zanetti, pasi ky i fundit ishte informuar se policia e Milanos po ndiqte nga afër situatën në tribunën e ultrasve.

Nëse ky lajm vërtetohet, emri Zanetti njolloset në sytë e miliona fansave në gjithë botën. Ai duket se ka paralajmëruar ultrasit për hetimet e policisë, me qëllim që ata të fshihnin gjurmët.

The post Zanetti në telashe! Emri i tij del në përgjimet e policisë: Ka informuar ultrasit mafiozë për fshehjen e provave appeared first on Telesport.

“Kur të lë futbollin, do më shihni!” Foden zbulon pasionin e tij: “E kam ëndërr”

Phil Foden ka një ëndërr në sirtar. Nuk e pengon asgjë për ta realizuar, me përjashtim të angazhimit të tij me futbollin. Duket ëndërr e vogël dhe për disa njerëz ndoshta edhe qesharake, por mbetet ëndërr.

Mesfushori anglez 24-vjeçar, tashmë i rikuperuar pas dëmtimit të fundit, ka zbuluar se pasioni i tij është peshkimi.

“Kur të lë futbollin, do të hap një vlog online vetëm për peshkimin. Kur isha pesë vjeç, im atë më merrte gjithmonë me vete për të peshkuar dhe që atëherë më ka pëlqyer gjithmonë. E kam pasion”.

“Kam kapur gjithçka në lum ose liqen. Kam filluar me peshq të vegjël, pastaj peshq të mëdhenj. Më pëlqen çdo lloj peshkimi. Gjatë grumbullimit, para Kampionatit Evropian, pranë godinës sonë kishim liqene në fushën e golfit. Do të merrja shkopin për të kapur peshk, por nuk më lejohej”.

The post “Kur të lë futbollin, do më shihni!” Foden zbulon pasionin e tij: “E kam ëndërr” appeared first on Telesport.

Nesër hidhet firma! Szczesny vishet katalanas, por nuk do të luajë për një muaj!

Wojciech Szczesny nesër do të hedhë firmën në kontratën e tij të fundit në karrierë, atë me Barcelonën. Dëmtimi i portierit Ter Stegen i ka dhënë një shans polakut për të veshur fanellën e katalanasve.

34-vjeçari sot kreu vizitat mjekësore, të cilat i kreu me sukses. Ai nuk do të jetë pjesë e formacionit të Barcelonës me Young Boys sonte (Champions League), por do të mbështesë skuadrën nga tribuna.

Szczesny nuk do të jetë menjëherë titullar në Camp Nou. Ai ka nevojë për 3-4 javë kohë për rikuperim, sepse ka disa kohë që nuk stërvitet me një skuadër.

Barcelona në këto javë luan me skuadra të forta si Sevilla, Bayern Munich dhe Real Madrid.

The post Nesër hidhet firma! Szczesny vishet katalanas, por nuk do të luajë për një muaj! appeared first on Telesport.

Merkato, Zubimendi “tërbon” 3 klube europiane që vuajnë për një mesfushor difensiv

Martin Zubimendi është një nga lojtarët më të përmendur në La Liga. Performancat e tij te Real Sociedad gjatë sezoneve të fundit kanë qenë mbresëlënëse, ashtu si edhe me kombëtaren spanjolle.

Ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve big në Europë, të cilat janë Arsenal, Liverpool dhe Barcelona. Problemin më të madh në mesfushë e ka Barcelona, e cila vuan mungesën e një mesfushori tipik para mbrojtjes.

Zubimendi ka 4 gola dhe 1 asist në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar dhe vlerësohet rreth 50 mln euro. Kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2027.

Arsenal dhe Liverpool janë të pakënaqur me sjelljen e lojtarit. Ai një herë duket sikur kërkon lëvizjen e shumëpritur në Angli, një herë duket i lumtur në Spanjë. Kjo i ka “tërbuar” anglezët.

The post Merkato, Zubimendi “tërbon” 3 klube europiane që vuajnë për një mesfushor difensiv appeared first on Telesport.

Mungon Rodri? No problem! Lojtari i Guardiolës vetofrohet: “Jam gati 1000%”

Rodri është mungesa e madhe e këtij viti futbollistik te Manchester City. Emri i tij është lakuar gjithashtu si fitues i mundshëm i “Topit të Artë”.

Trajneri Pep Guardiola po e vuan dëmtimin afatgjatë të spanjollit, por ka disa opsione. Ata janë Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan dhe John Stones.

Kur u pyet nëse ai është gati të mbulojë Rodrin, John Stones është shprehur pozitivisht. “Nëse Pep ma kërkon, jam 1000% gati. Kam luajtur si mesfushor disa herë gjatë dy viteve të fundit dhe më ka pëlqyer”.

“Çfarëdo pozicioni që më kërkohet të luaj, do e bëj, sepse e di se çfarë kërkohet nga trajneri. Uroj që ky sezon të shkojë mirë dhe të shkojmë në finalen e Champions League”, ka thënë Stones.

The post Mungon Rodri? No problem! Lojtari i Guardiolës vetofrohet: “Jam gati 1000%” appeared first on Telesport.