De Bruyne po perëndon! Guardiola zgjedh 3 opsione për të zëvendësuar belgun

Pep Guardiola po kërkon një pasues për Kevin de Bruyne. Sipas raportimeve nga “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është ylli i Bayern dhe kombëtares gjermane, Musiala.

21-vjeçari, i transferuar për rreth 200 mijë euro nga Chelsea në vitin 2019, është kthyer në protagonist absolut në Mynih. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit gjerman.

Me dy vite të mbetura në kontratë, duke marrë parasysh largimin e pritshëm të De Bruyne, Pep po përgatitet për të blerë një yll të radhës, i aftë për të mbuluar qendrën e ofensivës në rolin e organizatorit.

Pas Musialës, i cili kushton rreth 100 mln euro, në listën e City janë edhe Luca Paqueta dhe Eberechi Eze. Nëse nuk funksionon plani A, Pep do të ndjekë dy pistat e tjera.

The post De Bruyne po perëndon! Guardiola zgjedh 3 opsione për të zëvendësuar belgun appeared first on Telesport.

Milionat e Arabisë Saudite nuk janë për të gjithë. Salah ka një objektiv tjetër

Mohamed Salah është ka kohë që përmendet si “i përzgjedhuri” i ardhshëm nga klubet në Arabinë Saudite. Kontrata e egjiptianit në Liverpool skadon në fund të sezonit.

Gjasat janë që kjo të ndodhë, por sulmuesi anësor ka plane të tjera në mendje. Trajneri Arne Slot po e mbështet maksimalisht dhe është shumë i lumtur me të.

Drejtuesit e klubit nuk kanë probleme me Salah. Madje, po tentojnë ta mbajnë në klub edhe për dy sezone të tjera, pikërisht ajo që kërkon dhe vetë futbollisti.

Salah e pëlqen futbollin anglez dhe është i lumtur te Liverpool. Paratë nuk janë synimi kryesor për të, sidomos pas kaq shumë kontratash të majme që ka kaluar ndër vite. Arabia Saudite, mesa duket, nuk është ëndrra e të gjithëve.

The post Milionat e Arabisë Saudite nuk janë për të gjithë. Salah ka një objektiv tjetër appeared first on Telesport.

Nuk është Vinicius apo Mbappe, Capello zgjedh një mesfushor për “Topin e Artë”

Ish-trajneri i Milanit dhe Anglisë, Capello, nuk joshet nga emrat big. Ai beson se mesfushori Rodri duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit dhe ka argumente mjaft bindëse.

“Mendoj se është e ndershme që Rodri të shpërblehet për paraqitjet e tij në Premier League, Champions dhe Kampionatin Europian. Ai ishte më i miri këtë sezon”, është shprehur Capello për gazetën italiane “Il Corriere della Sera”

“France Football” para pak ditësh zbuloi listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2024 dhe Rodri patjetër që ishte në listë, me meritë të plotë.

Në listë nuk ka lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, janë të përfshirë, gjë që sipas legjendës Capello “tregon shumë për peshën që ka aktualisht Interi në futboll”.

The post Nuk është Vinicius apo Mbappe, Capello zgjedh një mesfushor për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.

Merkato kuqezi: Lojtari i kombëtares shqiptare refuzon transferimin 13 mln euro!

Edhe pse mediat ruse kanë shkruar se Mirlind Daku ka dy oferta të larta nga Spartaku i Moskës dhe Krasnodari (10 deri në 13 mln euro), sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë ekip.

Trajneri Rahimov e konsideron si lojtarin e domosdoshëm në një sezon mjaft të vështirë. 26-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 ndeshje të kampionatit rus deri tani, duke treguar se është vendimtar për skuadrën e tij.

Deri tani, Daku dhe shokët e tij të skuadrës janë në mesin e renditjes, në vendin e 8-të. Së fundmi ai ka qenë i dëmtuar, por trajneri i ka dhënë një ditë më shumë pushim krahasuar me pjesën tjetër të ekipit.

Sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola dhe dha gjithsej 4 asiste, duke e pozicionuar veten në një nga yjet e ligës ruse. Presim si do të shkojë ky sezon. E duam gati edhe në kombëtare.

The post Merkato kuqezi: Lojtari i kombëtares shqiptare refuzon transferimin 13 mln euro! appeared first on Telesport.

Pse nuk kemi lojtarë nga futbolli shqiptar në kombëtare? Sylvinho: Brazilianët e fortë luajnë në Europë

Sylvinho nuk trembet për të dhënë përgjigje të vështira. I ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, përballë Fevziut ai ka dhënë shpjegimin e tij pse kombëtarja nuk fton lojtarë nga kampionati shqiptar.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve që marrim në Kombëtare janë djem emigrantësh që jetojnë në Europë. Përse nuk funksionon dot me lojtarë nga kampionati ynë këtu?” – ishte pyetja e gazetarit.

“Pyetje e vështirë dhe e ndërlikuar. Nëse bëjmë një krahasim të vogël, shumë brazilianë luajnë në ligën braziliane. Janë të fortë, por ata më të fortët luajnë në Europë”.

“Kjo ndodh edhe me Shqipërinë. Këtu keni një kampionat që rritet. Nuk po e krahasoj me kampionatin brazilian, por them që shumë lojtarë që janë të fortë nuk qëndrojnë këtu, por ikin jashtë”.

The post Pse nuk kemi lojtarë nga futbolli shqiptar në kombëtare? Sylvinho: Brazilianët e fortë luajnë në Europë appeared first on Telesport.

80 mln euro ofertë, Real Madrid zgjedh yllin e Arsenalit për të blinduar mbrojtjen

Caught Offside raporton se goditja e madhe e Real Madridit në merkaton e verës do të jetë William Saliba. Alaba dhe Rudiger janë në përfundim të karrierës dhe vuajnë shpesh nga dëmtimet.

Arsenali nuk pritet të bëjë lëshime për kollaj, sepse Saliba ka kontratë deri në vitin 2027, por është e vështirë të bllokosh një lojtar, kur Real Madrid të telefonon.

Klubi londinez raportohet se do të kërkojë 120 mln euro për francezin, që do ta bënte atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Edhe pse vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga Los Blancos, duket se Florentino Perez nuk do ta teprojë me ofertën e tij.

Oferta e pritshme e Real Madridit mund të jetë 60 deri në 80 mln euro, duke llogaritur faktin se Saliba nuk është titullar i padiskutueshëm tek Arsenali, por edhe në kombëtaren franceze.

The post 80 mln euro ofertë, Real Madrid zgjedh yllin e Arsenalit për të blinduar mbrojtjen appeared first on Telesport.

“Nuk kishte asnjë sistem që ta ndalte”, Zidane tregon lojtarin më të mirë që i kanë parë sytë

Zinedine Zidane ka zbuluar shokun e skuadrës më të talentuar gjatë karrierës së tij si futbollist profesionist. I pyetur nga “Bleacher Report”, ai ka zgjedhur një nga më të mirët në histori, Ronaldon.

Jo, nuk bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon, sepse Zizu nuk ka luajtur kurrë me portugezin, por për “Fenomenin”, me të cilin ka ndarë dhomat e zhveshjes te Real Madrid.

“Gjithmonë kam menduar se Ronaldo ishte më i miri në botë sepse kam luajtur dhe jam stërvitur me të. Ai është ndoshta më i miri me të cilin kam luajtur ndonjëherë”, ka thënë Zidane.

“Ronaldo bënte gjithçka që donte me topin. Sipas meje, ai nuk kishte asnjë dobësi. Nga pikëpamja teknike, asnjë lojtar nuk më ka bërë më shumë përshtypje sa Ronaldo. Nuk kishte asnjë sistem apo taktikë që mund ta ndalonte”.

“Kur kishte topin, vraponte me një shpejtësi prej 2000 miljesh në orë. Zakonisht, lojtarët nuk kanë shpejtësi me topin në këmbë. Ai, po. Ishte i shpejtë edhe gjatë kohës kur lëvizte me top”.

The post “Nuk kishte asnjë sistem që ta ndalte”, Zidane tregon lojtarin më të mirë që i kanë parë sytë appeared first on Telesport.

Barcelona do të befasojë Real-in, gati të sakrifikojë 86 milionëshin

Barcelona thuhet se mund të konsiderojë përdorimin e Frenkie de Jong në një marrëveshje shkëmbimi për të marrë objektivin e Real Madridit, Fabian Ruiz.

Mes kufizimeve financiare dhe dëmtimeve, Barcelona është e gatshme të forcojë mesfushën dhe lojtari i PSG-së Fabian Ruiz duket se është shfaqur në radarin e tyre.

Sidoqoftë, nënshkrimi i lojtarit të PSG-së për momentin është një ëndërr për Barcelonën për shkak të kufizimeve të tyre financiare. Ata do të duhet të largojnë disa lojtarë që lëvizja e Ruizit të bëhet një mundësi.

Sipas burimit të lartpërmendur, Barca mund të sakrifikojë Frenkie de Jong për ta bërë lëvizjen realitet. Marrëdhënia e De Jong me klubin është prishur gjatë dy viteve të fundit, duke e bërë atë një kandidat të mundshëm për largim.

Për më tepër, mesfushori holandez është lojtari më i paguar i klubit, pasi raportohet se fiton një pagë bazë prej 721,154 euro në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në pesë kampionatet më të mirë të Europës.

Me Barcelona-n në vështirësi financiare për momentin, bordi mund të konsiderojë ndarjen me të për të balancuar financat e tyre.

De Jong iu bashkua Barçës nga Ajax në vitin 2019 për 86 milionë euro. Ai ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 21 asiste për klubin në 213 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

The post Barcelona do të befasojë Real-in, gati të sakrifikojë 86 milionëshin appeared first on Telesport.

“Saka ka disa mangësi”, Pires zgjedh yllin e rivalëve të Arsenal-it: Është më i mirë

Ish-ylli i Arsenal-it, Robert Pires beson se ylli i Manchester Cityt, Jeremy Doku është më i mirë se Bukayo Saka.

Komentet nga legjenda e Topçinjve mund të duken paksa befasuese duke pasur parasysh paraqitjet e anglezit për londinezët në dy sezonet e fundit.

Sezonin e kaluar, 23-vjeçari shënoi 20 gola dhe dha 14 asiste në 47 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Ai gjithashtu e ka nisur mirë sezonin e ri, pasi ka shënuar një gola dhe ka dhënë tre asiste në tre ndeshje të luajtura deri tani në Premier League.

Nga ana tjetër, Doku ka arritur të gjejë rrjetën shtatë herë dhe ka dhënë shtatë 11 asiste 45 ndeshje. Ai ka qenë titullar në çdo ndeshje të sezonit të ri, por ende nuk ka marrë pjesë në shënimin e një goli.

Pavarësisht kësaj, Pires tha për SPORTbible:

“Saka-së i mungon ende një nivel i caktuar qëndrueshmërie. Sipas mendimit tim, Jeremy Doku është pak më i mirë. Ai ka aftësi më të mira driblime dhe ka më shumë imagjinatë në lojën e tij”.

The post “Saka ka disa mangësi”, Pires zgjedh yllin e rivalëve të Arsenal-it: Është më i mirë appeared first on Telesport.

“E pret një sezon i madh”, befason eksperti: Mund të zëvendësojë Messi-n tek Argjentina

Eksperti i futbollit amerikano-jugor, Tim Vickery, ka përmendur Alejandro Garnacho si lojtarin që mund të zëvendësojë Lionel Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Garnacho ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester United në dy sezonet e fundit.

Për më tepër, me tërheqjen e Angel Di Maria nga Argjentina dhe Messi- të dëmtuar, Garnacho mund të jetë i rëndësishëm për Albiceleste-n.

Garnacho nuk ishte titullar për Argjentinën në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Në fitoren 1-0 të Albiceleste-s ndaj Kilit, ai hyri në fushë si zëvendësues i Lautaro Martinez në minutën e 79-të dhe dha asistin për golin e tretë të Dybala.

Në një intervistë për talkSPORT, Vickery shpjegoi se skuadra e Argjentinës e parë në kualifikueset e Kupës së Botës në shtator është një paraqitje e së ardhmes.

Ai tha: “Messi është jashtë i dëmtuar dhe nuk dihet se sa do të vazhdojë. Pra, ky është një vështrim në të ardhmen e Argjentinës, me Julian Alvarez në rolin e Messit.

“Pa Messin dhe Di Marian, ka mungesë të atij lojtari që mund të driblojë. Ai që mund të thyejë linjat dhe të bëjë diçka të veçantë”.

Vickery tha se Garnacho mund të ishte zgjedhja e duhur e Argjentinës në mungesë të Messit:

“Unë mendoj se po vjen një sezon i madh për Garnacho-n tek United. Ai mund të jetë zëvendësuesi i Messi-t; ndoshta mund ta nisë nga stoli, por ai mund të jetë zgjidhja. Pra, një sezon i madh po vjen për të”.

Lionel Messi është fokusuar në rikuperimin e tij, pas dëmtimit të kyçit të këmbës gjatë finales së Copa America 2024 kundër Kolumbisë.

Argjentinasi pritet të kthehet për Inter Miami në fund të këtij muaji dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës në tetor.

The post “E pret një sezon i madh”, befason eksperti: Mund të zëvendësojë Messi-n tek Argjentina appeared first on Telesport.