Deco shpjegon merkaton blaugrana: Ja pse zgjodhëm Dani Olmo para Nico Williams

Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, në intervistën e tij të gjatë dhënë për kanalet zyrtare të klubit Blaugrana, ka shpjeguar pse në fund klubi investoi te Dani Olmo dhe jo te Nico Williams: “Për ne ishte e qartë se duhej të firmosim për një lojtar të nivelit më të lartë. Në fund, blerja që bëmë na dha më shumë opsione në fushë. Olmo është një futbollist me profil të ndryshëm nga ata që kemi ne”.

Deco vazhdoi duke folur për tregun e transferimeve: “Nëse lojtarët e rinj do të kishin punuar në parasezon, nuk kishte nevojë të hynim në merkato. Ideja ishte të gjenim këtë ekuilibër dhe të dinim se çfarë na mungonte. Ishte e rëndësishme të mos të binim në tundimin për të shitur, ngaqë nuk ishte e lehtë për FFP-në.

Kishte oferta për lojtarët tanë, por e kishim të qartë se nuk donim të humbnim pjesë të rëndësishme. Nëse kemi ndërtuar një skuadër vitet e fundit, ideja nuk ishte ta çmontonim. Objektivi ishte ngritja e nivelit, jo ulja e tij”.

The post Deco shpjegon merkaton blaugrana: Ja pse zgjodhëm Dani Olmo para Nico Williams appeared first on Telesport.

Presidenti Hainer: E lus Kimmich ta përfundojë karrierën te Bayern Munich

Ka shumë tema në tavolinën e Bayern Munich, duke filluar nga e ardhmja e Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich. Presidenti i Herbert Hainer, pasi ka shprehur opinionin e tij për të parin nga të dy dje, ka folur sërish për këtë në “Sky Sport Deutschland”, duke përsëritur idenë personale:

“Shumë thonë se një ditë Musiala do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur një kohë të gjatë te Bayern Munich”.

Mendimet e tij nuk ndryshojnë shumë kur rritet Kimmich: “Do të isha i lumtur nëse Joshua do ta përfundonte karrierën e tij te Bayerni, por jo vitin e ardhshëm, përkundrazi pas shumë e shumë vitesh”.

Kimmich krenohet me 393 paraqitje dhe 42 gola për Bayern Munich, ndërsa Musiala ka luajtur 166 ndeshje për bavarezët, duke shënuar 44 gola.

The post Presidenti Hainer: E lus Kimmich ta përfundojë karrierën te Bayern Munich appeared first on Telesport.

Fitoi 3 Champions me Real Madrid, portieri i njohur pranë transferimit në Brazil

Portieri i njohur nga Kosta Rika, Keylor Navas, është pranë transferimit te skuadra e njohur braziliane e Gremio. Lajmin e konfirmojnë mediat vendase, që thonë se portieri 37-vjecar është pranë mbylljes s ënjë marrëveshje me ekipin e njohur.

Portieri kostarikan, i liruar qershorin e kaluar nga Paris Saint-Germain, është ende pa ekip dhe tani dyert e futbollit brazilian mund të hapen për të. CBF, Federata Braziliane e Futbollit, i lejon klubet të nënshkruajnë lojtarë falas deri më 20 shtator.

Kështu që, ka mjaft kohë për të përcaktuar një transferim që do të ishte magjepsës për klubin dhe për të gjithë vendin. Navas ka fituar 3 Champions League si portieri i Real Madrid, para se të shkonte të PSG.

Gremio tashmë ka portierët Marchesín, Caíque dhe Rafael Cabral, por ardhja e Navas do të nënkuptonte rritje të interesit për Brasileirao. Ish-lojtari i PSG-së do të ishte në qendër të vëmendjes dhe do të përfaqësonte një përmirësim të madh për një ekip që aktualisht është në zonën e rënies.

The post Fitoi 3 Champions me Real Madrid, portieri i njohur pranë transferimit në Brazil appeared first on Telesport.

Pse unë, Del Piero dhe Maldini jemi anashkaluar nga futbolli italian? Përgjigja e Francesco Totti është epike

Francesco Totti ka dhënë një intervistë të gjatë për mikrofonat e “Sky”, ku ka trajtuar shumë çështje, duke nisur nga dështimi i Italisë në Europianin e kësaj vere: “Fatkeqësisht kjo verë nuk shkoi mirë, mendova se Italia mund të bënte shumë më mirë. Po e zbulojmë tani se lojtarët nuk arritën në atë kompeticion në mënyrën më të mirë të tyre nga pikëpamja fizike dhe mendore”.

Spalletti pranoi gabimet e tij. A janë vërtet kaq të ndryshëm rolet e trajnerit të klubit dhe atij të kombëtares?
Janë dy punë krejtësisht të kundërta. Një gjë është t’i kesh lojtarët në dispozicion çdo ditë, një tjetër një herë në muaj, për disa ditë. Stërvitja, qasja është e ndryshme. Besoj se Spalletti i ka kuptuar gabimet e tij, gjithashtu tha se mund të ndërtojë diçka të madhe mbi këto fitore në Ligën e Kombeve.

A ju mungon bota e futbollit?
Po, më mungon pak. Gjithsesi jam mirë, kam punë dhe gjëra të tjera për të bërë. Megjithatë, nëse do të merrja përsipër një pozicion në futboll, do të duhej të ishte diçka kërkuese, por mbi të gjitha e rëndësishme.

Pse janë jashtë futbollit italian njerëz si ju, Del Piero apo Maldini?
Për shkak se jemi të rëndë, mos harroni se një emër i rëndësishëm lë në hije gjithçka tjetër. Nëse je një person kompetent dhe gjithashtu i rëndësishëm, kjo ndodh. Nëse nuk merremi në konsideratë, padyshim që jemi të lidhur me objektiva dhe mendime të tjera.

A ishit pranë rikthimit te Roma?
Te Roma flitet shumë për këtë, por askush nuk më ka telefonuar ndonjëherë. Jemi të gjithë të lumtur, si unë, ashtu edhe ata. Ndoshta fansat më pak…

Cili ekip bëri transferimin më të mirë?
Disa skuadra janë forcuar, veçanërisht ato më të njohurat. Juventusi është skuadra që u përpoq të bënte tregun më të rëndësishëm të transferimeve.

Ju shkëlqejnë sytë kur flisni për Romën, a është e drejtë?
Kur flas për Romën, gjithmonë emocionohem. E vendos Romën para gjithçkaje dhe të gjithëve. Sa herë flas rreth Romës është gjithmonë diçka emocionuese për mua.

Sa mirë mund të bëjnë Roma në Itali dhe Europë?
Ka shumë nënshkrime të reja, i takon De Rossit të përpiqet t’i bashkojë dhe t’i vendosë në gjendje optimale sa më shpejt të jetë e mundur. Këto janë dy gara për të cilat Roma kujdeset shumë, jam i sigurt që De Rossi do të jetë në gjendje t’i menaxhojë lojtarët mirë.

The post Pse unë, Del Piero dhe Maldini jemi anashkaluar nga futbolli italian? Përgjigja e Francesco Totti është epike appeared first on Telesport.

Arteta merr lajmin e keq, kapiteni do të mungojë të paktën tri javë, humbet sfidat me Spurs e City

Kapiteni i Arsenal, Martin Odegaard, mund të humbasë tre javët e ardhshme për shkak të lëndimit. Lajmin e konfirmojnë mediat angleze, referuar mjekut të kombëtares norvegjeze. Kjo do të thotë se 25-vjecari do të mungojë në ndeshjet ndaj Tottenham dhe Manchester City.

Dëmtime të tilla të kyçit të këmbës shpesh zgjasin të paktën tre javë. Çdo gjë tjetër përveç kësaj është vetëm një bonus dhe më pas mund të zgjasë më shumë”, tha Ola Sand, mjekja e kombëtares norvegjeze të futbollit, që ka ndjekur nga afër situatën me mesfushorin në momentin e dëmtimit.

Ajo që kemi marrë deri më tani nga ekzaminimi MRI në Londër është se ndoshta nuk ka frakturë në kyçin e këmbës. Është gjithmonë pak e vështirë të interpretosh një skanim MRI kur ke pasur një dëmtim të vjetër, por Arsenal është pothuajse i sigurt se nuk ka shkelje, por kjo mund të marrë ende pak kohë”, tha mjekja.

Një mungesë prej tre javësh do të thotë se Odegaard do të jetë jashtë fushës deri në fund të shtatorit dhe përfundimisht do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme, përfshi edhe ato në Champions League. Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Mikel Arteta, që i duhet të improvizojë.

Kapiteni i Arsenal ishte me paterica teksa hipi në një fluturim për në Londër dhe vazhdon të vlerësohet nga klubi. Ai doli nga fusha i dëmtuar në ndeshjen e Ligës së Kombeve që Norvegjia luajti ndaj Austrisë në Oslo, të hënën.

The post Arteta merr lajmin e keq, kapiteni do të mungojë të paktën tri javë, humbet sfidat me Spurs e City appeared first on Telesport.

Tebas kundër Vinicius: Një gjë duket qartë, Spanja nuk është vend racist

Javier Tebas, president i La Liga-s, i intervistuar nga EFE, iu përgjigj edhe një herë Vinicius Junior: “Unë mendoj që, nëse shikoni, do të shihni se deklaratat e tij nuk ishin plotësisht në përputhje me atë që tha.

Ndërsa tha se ndoshta Spanja nuk duhet konsideruar si mikpritëse e Kupës së Botës 2030, ai gjithashtu tha se Spanja nuk është raciste. Një gjë është e qartë: Spanja nuk është një vend racist. Ehe unë jam dakord me këtë”.

Tebas më pas shpjegoi praninë e tij në Azi dhe nënvizoi rëndësinë e rritjes së shikueshmërisë së La Liga-s në kanale të tilla si “China Media Group”: “Dihet publikisht se në Kinë, të gjitha garat sportive jo kombëtare kanë pësuar rënie të çmimit.

Ne duam të përpiqemi të rikuperojmë atë vlerë dhe, për ta bërë këtë, duhet të kemi shumë më tepër prani. Do të doja të theksoja praninë tonë prej 10 vitesh në vend si Kina, me një kulturë që është absolutisht e ndryshme nga kultura jonë në Perëndim. Në fushën e sportit, kinezët tregojnë gjithmonë interes për La Liga-n”.

The post Tebas kundër Vinicius: Një gjë duket qartë, Spanja nuk është vend racist appeared first on Telesport.

Barcelona nuk i lëshon yjet e saj, refuzoi 100 milionë euro për Raphinha gjatë verës

Më shumë lajme vijnë në lidhje me fushatën e transferimeve të Barcelonës. Sipas asaj që u raportua nga të gjitha mediat në Spanjë, në verë, Al-Hilal iu kishte ofruar 100 milionë euro Blaugranëve për Raphinha, duke vënë në tavolinë një pagë prej 25 milionë euro në vit për brazilianin, i cili megjithatë preferoi të refuzonte pa u menduar shumë.

Ndërkohë, Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, në intervistën e tij të gjatë dhënë për kanalet zyrtare të klubit blaugrana, ka shpjeguar pse në fund klubi investoi te Dani Olmo dhe jo te Nico Williams: “Për ne ishte e qartë se duhej të nënshkruanim me një lojtar shumë cilësor. Në fund blerja që bëmë na dha më shumë opsione futbollistike në fushë, me një profil të ndryshëm nga ato që kishim”.

Deco vazhdoi duke folur për tregun e transferimeve: “Nëse lojtarët e rinj do të kishin punuar në parasezon, nuk kishim nevojë të hynim në merkato. Ideja ishte të gjenim këtë ekuilibër dhe të dinim se çfarë na mungonte”.

The post Barcelona nuk i lëshon yjet e saj, refuzoi 100 milionë euro për Raphinha gjatë verës appeared first on Telesport.

Befason Southgate: Sfida ime e ardhshme mund të jetë jashtë futbollit

Pas tetë vitesh në detyrë, Gareth Southgate është larguar nga pankina e Anglisë pas përfundimit të Euro 2024 dhe tani po shijon pak pushim. Por ky pushim mund të mos zgjasë shumë, duke qenë se në një intervistë dhënë për Sky Sports, ish-trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve” foli për të ardhmen.

Southgate ka deklaruar se ekziston mundësia për t’u tërhequr përgjithnjë nga futbolli dhe për të mos qenë më trajner: “Kam shumë mundësi, jam shumë mendjehapur. Puna ime e radhës mund të jetë futbolli, por mund të jetë edhe jashtë futbollit. Do të marr pak kohë, do të rimbushem pak dhe më pas do të shohim”.

Mendoj se tani njerëzit e dinë se duhet të kthej të gjithë energjinë time”, tha southgate, që për lamtumirën e tij me Anglinë dhe momentin aktual, shtoi:

Mendoj se ndoshta ishte koha e duhur për të ndryshuar. Nuk kam nevojë të flas për ekipin tani. Më duhet t’i lë të tjerët të marrin drejtimin, t’u jap atyre hapësirën. Ata duhet të udhëheqin ekipin drejt sfidave të reja”.

The post Befason Southgate: Sfida ime e ardhshme mund të jetë jashtë futbollit appeared first on Telesport.

Nagelsmann analizon Gjermaninë: Meritonim më shumë pas dy ndeshjeve të para, jam i kënaqur me Undav

Dy ndeshjet e para të Gjermanisë në Nations League u mbyllën me një fitore e një barazim. Julian Nagelsmann, trajneri i Gjermanisë, foli për UEFA.com komentoi sot paraqitjen e kombëtares së tij pas dy sfidave të para të Ligës së Kombeve.

“Ndaj Holandës ishte një ndeshje argëtuese edhe pse filloi keq për ne. Ne duhej të mbroheshim në një mënyrë më të mirë. Pas pësimit të golit ne reaguam me shumë karakter. Shënuam dy gola dhe mendoj se e merituam të ishim përpara në pjesën e parë”, tha Nageslmann.

Ishim paksa në vështirësi sepse presioni i Holandës ishte pak më i lartë. Ndonjëherë na duhej të gjenim zgjidhje më të lehta në zotërim dhe të fitonim topin në gjysmën tonë të fushës. Në fund patëm më shumë raste për të shënuar golin e tretë, ishim pak më afër fitores se kundërshtarët tanë”, tha trajneri i Gjermanisë.

Nagelsmann ka vlerësuar Deniz Undav, që realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1. “Goli i tij nuk ishte aq i lehtë, ishte një goditje e komplikuar, por ai e ekzekutoi shkëlqyeshëm me këmbën e majtë, një gol vërtet i bukur. Ishte ndeshja e parë në të cilën ai doli në fushë që në fillim, jam i kënaqur me të dhe me gjithë ekipin”.

The post Nagelsmann analizon Gjermaninë: Meritonim më shumë pas dy ndeshjeve të para, jam i kënaqur me Undav appeared first on Telesport.

Talenti holandez nuk beson te PSG, e ka vendosur të ardhmen e tij!

Sport Bild raporton se Xavi Simons është i hapur për të kaluar në Premier League verën e ardhshme pasi ai nuk e sheh të ardhmen e tij në klubin mëmë PSG. Si Simons ashtu edhe PSG po kërkojnë të ndahen gjatë verës, pasi pala franceze dëshiron të fitojë para nga holandezi, ndërsa 21-vjeçari dëshiron të largohet nga Parisi.

Simons thuhet se është i interesuar për një lëvizje në Premier League verën e ardhshme, ai gjithashtu ka filluar të punojë me një agjent që ka lidhje të mira në Angli. Manchester United ka qenë i lidhur më parë me 21-vjeçarin dhe mund të kushtojë rreth 80 milionë euro për të larguar Simons nga Parisi.

Për RB Leipzig është pothuajse e pamundur të jetë në gjendje të përballojë Simons, edhe nëse ata do të shisnin një nga asetet e tyre të çmuara, do të ishte shumë e vështirë të rrisnin çmimin e kërkuar. Bayern Munich ishte gjithashtu i interesuar për Simons verën e kaluar dhe për ta, do të ishte më e lehtë për të marrë 80 milionë euro pasi ata kanë më shumë lojtarë që mund të shesin.

The post Talenti holandez nuk beson te PSG, e ka vendosur të ardhmen e tij! appeared first on Telesport.