Vieri: Pres një gol për ndeshje nga Lukaku, ja skuadra më e fortë e Serie A

Christian Vieri, i intervistuar nga “SportMediaset” në margjinat e një eventi të organizuar nga “Lega Serie A” në universitetin IULM të Milanos, komentoi javët e para të kampionatit italian: “Po pres Lukakun, ai është duke u stërvitur te Napoli prej dy javësh. Nuk shkoi në ekipin kombëtar për të punuar këto ditë, jam i sigurt se Conte po e ‘shtrydh’ atë fizikisht. Personalisht pres një gol për ndeshje prej tij”.

Po Lautaro Martinez?
Ai është kampion. Thuram dhe Lautaro janë çifti më i fortë sulmues në kampionatin tonë. Ata do të shënojnë shumë gola, kënaqen duke luajtur bashkë, janë kampionë.

Si ju duket gara për titullin?
Juventusi është forcuar, Napoli po bën një ekip të mirë, Milani është aty, edhe pse nuk e ka nisur shumë mirë. Për mendimin tim, skuadra e Interit është më e forta në kampionat.

E prisnit këtë ndikim nga Thiago Motta?
Po, sepse në Bolonjë, në gjashtë muajt e parë, siguroi mbijetesën në Serie A dhe pastaj, në sezonin e dytë i dërgoi të tijtë në Ligën e Kampionëve. Juventusi e mori atë, Motta kërkon kohë sa të implementojë filozofinë e lojës që ka në mendje. Ai dëshiron të luajë futboll të mirë, ta kontrollojë lojën. Për ta bërë këtë kërkon pak kohë dhe durim. Është trajner i mirë, shumë i zgjuar.

The post Vieri: Pres një gol për ndeshje nga Lukaku, ja skuadra më e fortë e Serie A appeared first on Telesport.

Leclerc thumbon Newey: Do t’i tregojmë se bëri gabim që nuk erdhi te Ferrari

Zyrtarizimi i lëvizjes së Adrian Newey tek Aston Martin është padyshim ndër temat kryesore të diskutimit këtë fundjavë në Baku, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Fillimisht u përol për një kalim te Ferrari, me të cilin pati bisedime, por negociatat rezultuan të pasuksesshme. Charles Leclerc nuk u fsheh pas asnjë komenti dhe foli hapur me gazetarët për çështjen e Newey.

Nuk kemi asnjë zhgënjim. E di që folëm me Adrian, por më pas ai mori vendimin e tij dhe unë e respektoj atë. Ai mendonte se Aston Martin ishte më i mirë, ndërsa për mua Ferrari mbetet numri 1”, tha leclerc.

Më vjen keq për Adrian, por besoj shumë më tepër te puna në grup se sa te një person të vetëm”, tha më tej piloti monogask i “kokëkuqes”, që i dërgon kështu një mesazh inxhinierit të njohur.

Piloti monegask, i freskët nga fitorja e tij e bukur në Monza, donte të thoshte fjalë inkurajuese për skuadrën: “Kemi shumë njerëz super të talentuar në Maranello dhe jam i sigurt se ky është një ekip fitues”.

Vasseur po bën një punë të jashtëzakonshme, po ndërton një ekip të madh për vitet e ardhshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i treguar Neëey se gaboi që nuk erdhi te Ferrari”, përfundoi Leclerc.

The post Leclerc thumbon Newey: Do t’i tregojmë se bëri gabim që nuk erdhi te Ferrari appeared first on Telesport.

Ylli i Atletico: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça

Koke, mesfushori i Atletico Madrid, pas pushimit 2-javor në La Liga, foli për ambiciet e klubit dhe merkaton e kryer këtë verë. Ai u shpreh se tashmë klubi “colchoneros” duhet të tregojë në fushë se sa vlen.

Le Normand i befasoi të gjithë: Kampion me kombëtaren, dha paraqitje të jashtëzakonshme me Real Sociedad dhe me Spanjën. Ka sjellë energji të re në mbrojtjen tonë, ai ka një rol shumë të rëndësishëm dhe po luan në një nivel shumë të mirë. Shpresoj që ta mbajë atë sepse ne kemi nevojë për atë nivel mbrojtës”, tha Koke.

Një tjetër përfocim është Julián Alvarez: “Ky ishte një treg shumë i mirë transferimi për klubin. Ata bënë një përpjekje të madhe për të sjellë lojtarë të nivelit të lartë. Një kampion bote si Julián Álvarez ende duhet të përshtatet. Ne e dimë se çfarë mund të japë dhe shpresoj që ai të sjellë një shumë gëzim për tifozët”.

Griezmann? Çdo ndeshje është më e mira për ekipin. Ai nuk duhet të hakmerret, le të shohim nëse do të kemi fatin të fitojmë një titull me të. Ai nuk duhet të provojë ndonjë gjë për këdo”, tha më tej Koke, legjenda e Atletico, me 48 gola në 641 ndeshje zyrtare.

Ai flet edhe për faktin nëse Atlético ka shanse të fitojë La Liga. “Klubi bëri një përpjekje të madhe në merkato, që duhej. Të gjithë bëmë një hap përpara së bashku, të rinj dhe të vjetër. Ne duhet të kërkojmë më shumë nga vetja. E dimë se është shumë e vështirë të konkurrosh me Real Madrid dhe Barçën, por ne duhet rrisin nivelin e kërkesave”.

The post Ylli i Atletico: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça appeared first on Telesport.

Arteta pas rinovimit të kontratës: Krenar, dua të bëj shumë më tepër se sa kam bërë deri më tani

Mikel Arteta ka rinovuar kontratën e tij me Arsenal dhe në faqen zyrtare të klubit ka publikuar një koment për lajmin: “Ndihem jashtëzakonisht krenar, shumë i emocionuar dhe mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë më pas”.

Jam krenar që jam këtu ku jam dhe që kam marrëdhëniet që kam me të gjithë në klub. Ndihem jashtëzakonisht me fat që punoj çdo ditë me njerëz të mirë dhe me ambicien që kemi këtu. Ndihem i sfiduar, ndihem i mbështetur dhe unë dua të bëj shumë më tepër se çfarë kemi bërë tashmë së bashku”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll vazhdon: “Së bashku me lojtarët dhe të gjithë në klub, ne presim me padurim vitet e ardhshme, me mbështetësit tanë, të cilët kanë transformuar emocionalisht klubin dhe ekipin. Mbështetësit tanë kanë transformuar njerëzit dhe ne jemi ndryshe tani”.

Mund të thuash që jemi të ndryshëm dhe për mua kjo është falë tyre. Mezi presim të vazhdojmë rrugëtimin së bashku. Objektivi? Të fitosh, kjo duhet të jetë. Duhet të jetë ai qëllim, por të kuptuarit se ne duhet ta shijojmë procesin. Ne duhet të jemi në gjendje të jemi versioni më i mirë i vetes çdo ditë për ta arritur këtë”, tha Arteta.

Ne duam rezultatin përfundimtar. Marzhet janë kaq të vogla dhe mendoj se do të jemi afër. Ne jemi unikë dhe i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë. Gëzimi i njerëzve, qofshin lojtarë, staf, bordi, pronësi apo mbështetës, të cilët ndihen vërtet të lidhur me klubin dhe mënyrën se si i bëjmë gjërat”, u shpreh Mikel Arteta.

Në fund, trajneri i “topçinjve” shtoi: “Për mua, kjo është vlera më e madhe që mund të ketë çdo klub, çdo markë. Pastaj ne duhet t’i shtojmë trofe kësaj, me siguri, dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë”.

The post Arteta pas rinovimit të kontratës: Krenar, dua të bëj shumë më tepër se sa kam bërë deri më tani appeared first on Telesport.

“Spanja nuk e ka fituar Topin e Artë që nga koha e Suarez, do të ishte një ëndërr për mua”

Rodri ka qenë një element kyç në sukseset e Manchester City të Pep Guardiola për vite me radhë, ekip i cili fitoi titullin e katërt radhazi në Premier League sezonin e kaluar. Mesfushori u emërua MVP i Euro 2024 falë kontributit të tij në fitoren e Spanjës.

Tani, ëndrra e tij është fitimi i një Topi të Artë, të cilin lojtarët iberikë nuk e kanë fituar që nga koha e Luis Suárez (1960): “Do të ishte një ëndërr për mua”, tha Rodri.

Kur njerëzit më ndalojnë në rrugë dhe më thonë se duhet të fitoj Topin e Artë, unë tashmë ndihem si fitues. Megjithatë, shumë njerëz pyesin se si mund të fitoja nëse lojtarë si Iniesta , që bënë një epokë, nuk e fituan atë trofe pasi dominuan Messi dhe Cristiano Ronaldo”, tha Rodri.

Do të ishte një krenari e jashtëzakonshme për mua dhe për Spanjën dhe është mirë të kesh një spanjoll mes favoritëve për të fituar Topin e Artë, do të ishte një njohje e madhe për të gjithë. Ne kemi pasur vetëm një Top të Artë, dhe ai ishte Luis Suarez shumë vite më parë”, u shpreh mesfushori i City.

Nuk e pashë të luante, por është e habitshme që një vend me kaq shumë histori futbolli nuk ka nxjerrë më shumë fitues. Futbolli është i tillë, ka pasur shumë lojtarë të mëdhenj ndër vite dhe mendoj se Spanja e meriton”, tha Rodri.

Mesfushori nuk e fshehu admirimin për Vinícius Jr., rivalin e tij kryesor për çmimin: “Njerëzit thonë se do të luftoj me Vinícius, e admiroj shumë. Ai është një lojtar i madh dhe kjo më bën krenar për gjithë punën që kam. Në fund do të varet nga votat, por ka shumë lojtarë të tjerë që e meritojnë atë, do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

The post “Spanja nuk e ka fituar Topin e Artë që nga koha e Suarez, do të ishte një ëndërr për mua” appeared first on Telesport.

Rrëfehet Lamine Yamal: Nga fama te Topi i Artë, Europiani, tifozët dhe Barcelona

Lamine Yamal është njeriu i momentit në Spanjë. Një adoleshent më shumë se një burrë, duke qenë se fenomeni i Barcelonës është vetëm 17 vjec. Së fundi ai ka dhënë një intervistë për “El Hormiguero”.

Ai u shpreh se si ka ndryshuar jeta e tij muajt e fundit, ku dhe fama është bërë më e madhe: “Po mësohem pak me të. Bëj blerje online, herë pas here përpiqem të bëj pazar me vëllain tim të vogël, por është e vështirë”.

I pyetur për Topin e Artë, ai shtoi: “Nuk kam asnjë shans për të fituar Topin e Artë. Jam vetëm 17 vjec dhe një sezon nuk mund të më japë një trofe të tillë”.

Ylli i Brcelonës ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e Europës dhe në festime pati edhe tifozë të Real madrid: “Dashuria e tifozëve të ekipeve kundërshtare? Nuk e di , por imagjinoj që tifozët e Real Madrid më vlerësojnë për atë që bëj me kombëtaren”.

Yamal foli edhe për marrëdhënien me Nico Williams: “Na pëlqejnë të njëjtat gjëra, e njëjta muzikë, kërcejmë në Tik Tok… Më pëlqen reggaeton, muzika franceze, muzika braziliane… Do të doja të luaja me të çdo javë, shpresoj, por tani është e Athletic…”.

Talenti spanjolli kujtoi emocionet dhe festimet për triumfin në Euro 2024. “Fillimisht zbritën të gjitha familjet dhe kaluam një orë në fushë. Më pas, në dhomat e zhveshjes ishte çmenduri: Mendova se Morata dhe Unai Simón ishin njerëz seriozë, por… Gjëja më e vështirë ishte të zgjohesha në nëntë të mëngjesit”.

Për krahasimin me Messin, sulmuesi i Barcelonës tha: “Nuk dua të largohem nga Barça sepse dua të bëhem legjendë. Të krahasohesh me më të mirët në histori është diçka e pabesueshme, por dua që njerëzit të më kujtojnë si Lamine Yamal“.

Yamal foli edhe për momentin kur ish-trajneri Xavi e grumbulloi me ekipin e parë: “Herën e parë e mbaj mend që mbërrita para të gjithëve. U fsheha dhe dola pas të gjithëve në fushë. Në ndeshjen e parë praktike isha i pafat në pjesën e parë, por në të dytën shënova dhe i dhashë një asistim Ansu Fati”.

The post Rrëfehet Lamine Yamal: Nga fama te Topi i Artë, Europiani, tifozët dhe Barcelona appeared first on Telesport.

Guardiola njeriu antisocial: Nuk përdor asnjë aplikacion, celularin e kam vetëm për telefonata dhe mesazhe

Ndryshe nga pothuajse të gjithë profesionistët, Pep Guardiola nuk përdor aplikacione në celularin e tij. Vetë trajneri i Manchester City e pranoi këtë në një intervistë për Sky Sports UK.

Nuk më pëlqen të përdor e-mail, nuk më pëlqen WhatsApp apo diçka e tillë. Ne nuk kemi grupe me lojtarët. Unë kam vetëm celularin tim, pa TikTok, pa Twitter, pa Instagram, asgjë!”, tha trajneri spanjoll.

E përdor celularin vetëm për të folur dhe për të shkruar mesazhet me tekst. Kaq më mjafton”, zbuloi katalanasi, duke shtuar se, kur dëshiron të kontrollojë diçka në rrjetet sociale, herë pas here i kërkon të bijës celularin.

Kur dua të shikoj ndonjë gjë në rrjetet sociale, ia lë asaj telefonin tim të kontrollojë”, tha trajneri i Manchester City, që duket se nuk ka një marrëdhënie të mirë me rrjetet sociale.

The post Guardiola njeriu antisocial: Nuk përdor asnjë aplikacion, celularin e kam vetëm për telefonata dhe mesazhe appeared first on Telesport.

Cardinale zbarkon në “San Siro”, kërkon sinjale pozitive në funksion të Champions-it dhe derbit

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, pronari i kuqezinjve, Gerry Cardinale do të jetë nesër në mbrëmje në “San Siro” për të ndjekur nga afër Milan-Venezia. Këtë herë ai do të dëshirojë të shijojë një ekip të mirë, luftarak dhe mbi të gjitha fitues.

Për Fonseca, kjo ndeshje bëhet një lloj provimi… Cardinale kërkon një sinjal pozitiv në kuadër të Champions League dhe derbit të Madoninës. Trajneri nuk mund t’ia lejojë vetes të bëjë më gabime.

Prania e pronarit të klubit synon të jetë mbështetëse, por një rezultat negativ do t’i kthente të gjithë në tavolinë për të bërë “koka turku”. Fonseca do ta ndryshojë përsëri ekipin, versioni i katërt në katër ndeshje, duke shpresuar të gjejë kombinimin e duhur për të zhbllokuar ngërçin.

The post Cardinale zbarkon në “San Siro”, kërkon sinjale pozitive në funksion të Champions-it dhe derbit appeared first on Telesport.

Dida analizon Milanin: Të gjithë duhet të kemi pak durim, Fonseca ka nevojë për kohë

Ish-portieri i Milanit, Nelson Dida, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. Këto janë fjalët e tij për kuqezinjtë: “Më duket se u përpoqën të marrin lojtarët më të mirë në bazë të projektit dhe kërkesave të trajnerit të ri. Fonseca sapo ka ardhur, padyshim që i duhet kohë.

Ai do të duhet të punojë pak më shumë, sepse fitoret në të gjitha miqësoret e verës janë një gjë pa shumë vlerë. Synimi është për të bërë gjëra të rëndësishme në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, por të gjithë duhet të kemi pak durim”.

Më pas ai e përkufizoi Fonseca si një trajner inteligjent, që e njeh kampionatin italian, duke shtuar: “Të punuarit te Milani kërkon diçka më shumë, sepse është një ekip më i rëndësishëm se të mëparshmit, ku ai ka drejtuar. Dhe kjo mund të peshojë pak. E rëndësishme është që ai mbetet i qetë dhe vazhdon të punojë për atë që ka në mendje”.

The post Dida analizon Milanin: Të gjithë duhet të kemi pak durim, Fonseca ka nevojë për kohë appeared first on Telesport.

“Jemi duke i rinovuar kontratën, ai është një lojtar i rëndësishëm për PSG”

Luís Campos, këshilltar sportiv i Paris Saint-Germain, komentoi të ardhmen e portierit italian Gianluigi Donnarumma. Ai tha se palët janë në bisedime për rinovimin e kontratës së 25-vjecarit.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2026 me parizienët, por pritët që ajo të shtyhet edhe për 2-3 sezone të tjera. “Ne po punojmë për të rinovuar kontratën me Donarumma,. Ai është një portier i madh”, tha Campos.

Ne presim shumë nga ai dhe skuadra, për të triumfuar edhe në Europë. Kemi një ekip të ri dhe ky nuk është një sezon i ri, është vazhdimi i atij të mëparshëm”, tha shefi i PSG-së për mediat franceze.

Kemi bërë më pak ndryshime se vitet e tjera, lojtarët e njohin njëri-tjetrin më mirë, ata tashmë e dinë se çfarë dëshiron Luis Enrique. Ne do të jemi më të fortë në të gjitha garat”, tha Campos.

The post “Jemi duke i rinovuar kontratën, ai është një lojtar i rëndësishëm për PSG” appeared first on Telesport.