Nga e hëna nis “stuhia” për Manchester City!

Lajmi prej disa javësh ishte në ajër, tani është zyrtarizuar: nga e hëna e 16 shtatorit do të nise gjyqi ndaj Manchester Cityt, i akuzuar se ka shkelur 115 herë rregullat e Fair Play-it financiar të Premier League. Komisioni i pavarur duhej të fillonte punën në nëntor, por vendosi të çonte seancën e parë.

Seanca pritet të zgjasë rreth 10 javë, kështu që verdikti përfundimtar i komisionit të pavarur të lartpërmendur mund të arrijë në fillim të vitit 2025 dhe do të rrezikonte të sillte trazira të mëdha në sezonin e kampionëve në fuqi të Anglisë.

Akuzat kanë të bëjnë kryesisht me informacionin financiar të dhënë nga klubi, në lidhje me të ardhurat (në veçanti sponsorët) dhe detajet për pagat e trajnerëve dhe lojtarëve, si dhe mosbashkëpunimin në hetime.

Të gjitha këto shkelje (115 sipas shtypit anglez) i referohen një periudhe midis sezoneve 2009-2010 dhe 2017-2018 (hetimi filloi në 2018). Kjo është arsyeja pse skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola do të rrezikonte edhe rënien nëse vërtetohen akuzat më të rënda.

The post Nga e hëna nis “stuhia” për Manchester City! appeared first on Telesport.

Legjenda ruse nuk ndalet: vjen firma te ekipi i ri!

Artem Dzyuba ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij: sulmuesi 36-vjeçar rus ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me klubin e divizionit të parë Akron Togliatti.

Ky është njoftimi për shtyp: “I rritur te Spartak Moska, ai debutoi në ekipin e parë në vitin 2006. Sulmuesi luajti më shumë se katërqind ndeshje në elitën e futbollit rus me fanellat e Spartak, Zenit, Rostov, Arsenal dhe Lokomotiv (422 ndeshje, 160 gola dhe 95 asistime).

Një nga golashënuesit më të mirë në historinë e futbollit rus, ai ka përvojë të gjerë në garat evropiane: 30 ndeshje (9 gola + 6 asistime) në Champions League dhe 25 (6+8) në Europa League. Artem u bë katër herë kampion i Rusisë, tre herë fitues i Kupës Ruse dhe katër herë fitues i Superkupës Ruse me Zenit.

Ai ka luajtur edhe në Superligën Turke me Adana Demirspor. Sulmuesi 36-vjeçar mori pjesë në finalet e Kampionatit Evropian 2016 dhe në Kampionatin Evropian 2020 Në Kupën e Botës 2018, Dzyuba, së bashku me kombëtaren ruse, arritën në çerekfinale, duke shënuar tre gola dhe dy asistime ka luajtur 55 ndeshje për kombëtaren (30 gola dhe 15 asistime)”.

The post Legjenda ruse nuk ndalet: vjen firma te ekipi i ri! appeared first on Telesport.

Kushtet nuk janë gati, stadiumi “Fadil Vokrri” mbyllet edhe për 15 ditë?

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” do të mbyllet edhe për 25 ditë. Në komunikatë shpjegohet se Dr. Tugrul Hocaoglu, doktori i agronomisë dhe ekspert i UEFA-s, ka shpjeguar se bari është natyral, pavarësisht kritikave, por ka nevojë për kohë për procesin e rritjes.

Me pak fjalë, stadiumi do të hapet kur Kosova të presë Qipron në muajin tetor. “Presidenti Agim Ademi dhe Ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj.

Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

Aktivitetet në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës më 15 tetor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

The post Kushtet nuk janë gati, stadiumi “Fadil Vokrri” mbyllet edhe për 15 ditë? appeared first on Telesport.

“Ne shqiptarët nuk kemi ardhur nga mali që të na mësojë Sylvinho si të flasim”, Ismet Munishi nuk përmbahet

Ismet Munishi është një nga personazhet më spektakolarë në media për komentet e tij pa doreza. Tekniku së fundmi ka dhënë një intervistë për “Koha Shtesë”, ku ka dalë hapur me disa kritika për trajnerin Sylvinho.

“Hoxha ishte i vetmi që driblonte një kundër një, madje sa gjithë skuadra kuqezi. Shqipëria nuk luajti më futboll pas zëvendësimit të tij. Ai është super lojtar, madje më driblues se Kvaratskhelia”.

“Sylvinho tha se është ndryshe të luash titullar dhe ndryshe 10 minuta. Kjo deklaratë e tij nuk më pëlqeu. Ti je trajner dhe merr vendime, por analistët kanë punën e tyre dhe do të flasin, por jo të thuash ti ‘e patë ju Arbër Hoxhën dhe mbylleni gojën tani’. Edhe ne kemi luajtur futboll, edhe ne e njohim futbollin, nuk kemi ardhur nga mali. Tani erdhi Sylvinho dhe na zbuloi futbollin?!”

“Edhe ne kemi gabimet tona. Edhe Guardiola gabon. Për shembull, Sylvinho ka bërë gabim me Uzunin, Cikalleshin apo Berishën, por nuk kemi thënë gjë për të mos dëmtuar atmosferën. Sylvinho të bëjë punën, jo të drejtojë mendimet e njerëzve”.

The post “Ne shqiptarët nuk kemi ardhur nga mali që të na mësojë Sylvinho si të flasim”, Ismet Munishi nuk përmbahet appeared first on Telesport.

Perez-Laporta, mjaftojnë dy shifra për të treguar se kush di sesi menaxhohet një klub

Ndryshimi numër 1 i Real Madrid dhe Barcelonës është menaxhimi ekonomik. Florentino Perez është i paarritshëm në këtë aspekt dhe për ta kuptuar këtë me fakte mjafton një lajm që ka qarkulluar sot kudo në mediat spanjolle.

Klubi madrilen aktualisht ka kapacitet financiar prej 754 milionë eurosh për pagat e lojtarëve. Kjo është fatura më e lartë e mundshme në La Liga, të cilën Real Madrid e përballon.

Pavarësisht kësaj, Perez ka vendosur që tavani vjetor të jetë 492 milionë euro. Kjo tregon se në Madrid nuk nxitohen për të mbipaguar yjet e tyre, ndryshe nga Barcelona.

Një shembull i keq është Barcelona qe cila aktualisht e ka faturën vjetore 354 milionë euro, ndërsa kufiri i pagave të klubit është 426 milionë euro. Kjo është arsyeja themelore pse katalanasit nuk arrijnë dot të regjistrojnë lojtarët në disa raste.

The post Perez-Laporta, mjaftojnë dy shifra për të treguar se kush di sesi menaxhohet një klub appeared first on Telesport.

Ten Hag replikon pas kritikave: “Cristiano është shumë larg atje në Arabinë Saudite…”

“Një trajner i Manchester United nuk mund të thotë se skuadra nuk ka shans ta fitojë titullin. Duhet të thotë se do të luftojë për ta fituar titullin”.

Kjo deklaratë nga Cristiano Ronaldo e para pak ditëve duket se i ka shkuar në vesh trajnerit Ten Hag, i cili ka patur probleme me portugezin, një gjë më se e dukshme kur sheh se CR7 nuk harron ta “thumbojë” sa herë të ketë rastin.

Në konferencën e sotme për shtyp, tekniku holandez bëri një replikë ndaj ish-yllit të “Djajve të kuq” dhe foli dukshëm me ironi.

“Nëse e lexoni deklaratën e tij, ai e tha vetë se Manchester United nuk e fiton dot titullin. E tha, kështu është. Gjithsesi, ai është shumë larg nesh, në Arabinë Saudite. Eshtë krejt në rregull, sepse të gjithëve u lejohet të kenë një mendim”.

Po tani, a do të reagojë Ronaldo sërish? Historia ka treguar se ai nuk tërhiqet nga duelet, as ato në distancë.

The post Ten Hag replikon pas kritikave: “Cristiano është shumë larg atje në Arabinë Saudite…” appeared first on Telesport.

De Bruyne po perëndon! Guardiola zgjedh 3 opsione për të zëvendësuar belgun

Pep Guardiola po kërkon një pasues për Kevin de Bruyne. Sipas raportimeve nga “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është ylli i Bayern dhe kombëtares gjermane, Musiala.

21-vjeçari, i transferuar për rreth 200 mijë euro nga Chelsea në vitin 2019, është kthyer në protagonist absolut në Mynih. Ai është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit gjerman.

Me dy vite të mbetura në kontratë, duke marrë parasysh largimin e pritshëm të De Bruyne, Pep po përgatitet për të blerë një yll të radhës, i aftë për të mbuluar qendrën e ofensivës në rolin e organizatorit.

Pas Musialës, i cili kushton rreth 100 mln euro, në listën e City janë edhe Luca Paqueta dhe Eberechi Eze. Nëse nuk funksionon plani A, Pep do të ndjekë dy pistat e tjera.

The post De Bruyne po perëndon! Guardiola zgjedh 3 opsione për të zëvendësuar belgun appeared first on Telesport.

Milionat e Arabisë Saudite nuk janë për të gjithë. Salah ka një objektiv tjetër

Mohamed Salah është ka kohë që përmendet si “i përzgjedhuri” i ardhshëm nga klubet në Arabinë Saudite. Kontrata e egjiptianit në Liverpool skadon në fund të sezonit.

Gjasat janë që kjo të ndodhë, por sulmuesi anësor ka plane të tjera në mendje. Trajneri Arne Slot po e mbështet maksimalisht dhe është shumë i lumtur me të.

Drejtuesit e klubit nuk kanë probleme me Salah. Madje, po tentojnë ta mbajnë në klub edhe për dy sezone të tjera, pikërisht ajo që kërkon dhe vetë futbollisti.

Salah e pëlqen futbollin anglez dhe është i lumtur te Liverpool. Paratë nuk janë synimi kryesor për të, sidomos pas kaq shumë kontratash të majme që ka kaluar ndër vite. Arabia Saudite, mesa duket, nuk është ëndrra e të gjithëve.

The post Milionat e Arabisë Saudite nuk janë për të gjithë. Salah ka një objektiv tjetër appeared first on Telesport.

Nuk është Vinicius apo Mbappe, Capello zgjedh një mesfushor për “Topin e Artë”

Ish-trajneri i Milanit dhe Anglisë, Capello, nuk joshet nga emrat big. Ai beson se mesfushori Rodri duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit dhe ka argumente mjaft bindëse.

“Mendoj se është e ndershme që Rodri të shpërblehet për paraqitjet e tij në Premier League, Champions dhe Kampionatin Europian. Ai ishte më i miri këtë sezon”, është shprehur Capello për gazetën italiane “Il Corriere della Sera”

“France Football” para pak ditësh zbuloi listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë” 2024 dhe Rodri patjetër që ishte në listë, me meritë të plotë.

Në listë nuk ka lojtarë italianë, por yjet e Interit, Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu, janë të përfshirë, gjë që sipas legjendës Capello “tregon shumë për peshën që ka aktualisht Interi në futboll”.

The post Nuk është Vinicius apo Mbappe, Capello zgjedh një mesfushor për “Topin e Artë” appeared first on Telesport.

Merkato kuqezi: Lojtari i kombëtares shqiptare refuzon transferimin 13 mln euro!

Edhe pse mediat ruse kanë shkruar se Mirlind Daku ka dy oferta të larta nga Spartaku i Moskës dhe Krasnodari (10 deri në 13 mln euro), sulmuesi i kombëtares shqiptare ka vendosur të mos ndryshojë ekip.

Trajneri Rahimov e konsideron si lojtarin e domosdoshëm në një sezon mjaft të vështirë. 26-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 7 ndeshje të kampionatit rus deri tani, duke treguar se është vendimtar për skuadrën e tij.

Deri tani, Daku dhe shokët e tij të skuadrës janë në mesin e renditjes, në vendin e 8-të. Së fundmi ai ka qenë i dëmtuar, por trajneri i ka dhënë një ditë më shumë pushim krahasuar me pjesën tjetër të ekipit.

Sezonin e kaluar, Daku shënoi 10 gola dhe dha gjithsej 4 asiste, duke e pozicionuar veten në një nga yjet e ligës ruse. Presim si do të shkojë ky sezon. E duam gati edhe në kombëtare.

The post Merkato kuqezi: Lojtari i kombëtares shqiptare refuzon transferimin 13 mln euro! appeared first on Telesport.