(VIDEO) Sociedad godet 3 shtylla, Real Madrid vuan jashtë mase në qytetin bask. E zgjidhin dy penallti: Vini Jr & Mbappe festojnë

Real Madrid vuan në shtëpinë e Real Sociedad, i cili goditi 3 shtylla, por më pas merr 3 pikët gjithsesi: Los Blancos fitojnë ndeshjen e 3-të në 5 ndeshjet e para të La Liga-s. Sonte u vendos falë penalltive perfekte nga Vinicius Jr dhe Mbappé. Per Mbappe tashme jane 2 gola ne La Liga me fanellen e Real Madrid dhe ne total jane 3 (duke perfshire Superkupen e Europes)

Tashmë janë shënuar 4 penallti në 5 ndeshjet sezonale të luajtura deri më tani nga skuadra e Ancelottit, e cila shkon në 11 pikë, -1 prapa liderit Barcelona (qe ka një ndeshje më pak)

Keqardhje për Real Sociedad, i pafat sonte. Të rinjtë e trajnerit Barrenetxea mbeten me vetëm 4 pikë në renditje pas 5 javeve.

GOLI I VINI JR – VIDEO

GOLI I MBAPPE – VIDEO

The post (VIDEO) Sociedad godet 3 shtylla, Real Madrid vuan jashtë mase në qytetin bask. E zgjidhin dy penallti: Vini Jr & Mbappe festojnë appeared first on Telesport.

Chelsea i falet portierit, Nkunku i dhuron suksesin! Ndeshja shkruan historinë e Premier mbi kartonët (VIDEO)

Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në transferte ndaj Bournemouthi në kuadër të javës së katërt në Premier League. Miqte e nisën më mirë këtë ndeshje duke rrezikuar në dy raste me Marcus Tavernier dhe Justin Kluivert, por që rezultati mbeti i pandryshuar. Chelsea rastin e parë serioz për gol e pati në minutën e 34-të, por Nicolas Jackson humbi një rast të mirë shënimi.

Në minutën e 38-të vendasit patën mundësi të kalojnë në epërsi por Evanilson dështoi që të shënojë nga pika e bardhë. Portieri Sanchez u tregua vendimtar dhe mbajti rrjeten e paprekur.

PENALLTIA E PRITUR – VIDEO

GOLI I NKUNKU – VIDEO

Ashtu si në pjesën e parë, Bournemouth e dominoi edhe pjesën e dytë sa i përket rasteve të shënimit por ishin të pafat në finalizimin e tyre. Mysafirët në anën tjetër arritën që krejt në fundin e ndeshjes të kalojnë në avantazh përmes Christopher Nkunkut i cili shënoi për 1-0 në minutën e 86-të.

Kuriozitet: 14 kartonët e verdhë të dhënë nga Anthony Taylor janë më të shumtët në historinë e kompeticionit në një ndeshje të Premier League.

The post Chelsea i falet portierit, Nkunku i dhuron suksesin! Ndeshja shkruan historinë e Premier mbi kartonët (VIDEO) appeared first on Telesport.

LIGUE 1 | PSG e nis si “rul shtypës” sezonin francez, Dembele i rilindur. Fabian Ruiz magjik (VIDEO)

Paris Saint-Germaini ka mposhtur Brest në shtëpi me rezultat 3-1 në kuadër të javës së katërt te Ligue 1 per sezonin 2024-25. Të parët që kaluan na avantazh ishin mysafirët që realizuan përmes Romain Del Castillo në minutën e 29-të nga pika e bardhë e penalltise për 0-1.

Vendasit arritën që të barazojnë rezultatin pak çaste para përfundimit të pjesës së parë me anë të Ousmane Dembeles që realizoi më kokë për 1-1 pas asistimit të Marco Asensios.

Pas shumë përpjekjeve në pjesën e dytë, PSG-ja ia doli që të gjejë fillimisht golin e rikthimit dhe më pas atë që vulosi përfundimisht fituesin e takimit.

GOLI I DEMBELE – VIDEO

GOLI I DEMBELE – VIDEO

GOLI I RUIZ – VIDEO

Fabian Ruiz (73’) realizoi një gol të bukur për 2-1 pas asistimit të Achraf Hakimit, ndërsa për 3-1 u përkujdes Ousmane Dembele që realizoi në minutën e 74-të të sfidës. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në po aq ndeshje në kampionat për PSG-në teksa ata po vazhdojnë si lider i tabelës me 12 pikë të grumbulluara. Pas tyre vijne Marseille e De Zerbit (me 10 pike) dhe Monaco (gjithashtu me 10 pike).

Të besuarit e Luis Enriques do të rikthehen në aksion sërish në mesajvë, ku do të takohen me Gironën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

The post LIGUE 1 | PSG e nis si “rul shtypës” sezonin francez, Dembele i rilindur. Fabian Ruiz magjik (VIDEO) appeared first on Telesport.

SERIE A | Milani kthehet te suksesi, tani nis java “e ferrit” (VIDEO)

Milani fiton ndeshjen e pare te kampionatit dhe leviz pak sa renditjen duke shkuar 5 pike ne 4 ndeshje, nisur nga handikapi me vetem 2 pike ne 3 te parat. Kuqezinjte likuidojne lehte Venezian, ne ate qe pritet te jete java e ferrit me Liverpool ne Champions dhe derbin ndaj Interit ne Serie A.

Qe do te ishte nje nate reagimi u pa shume shpejt. Milani ka mbyllur pjesën e parë ndaj Venezias me rezultatin e thellë 4-0. Skuadra kuqezi që vinte në këtë ndeshje pas shumë kritikash dhe simos me 2 pikë në 3 ndeshje, ka reaguar të paktën psikologjikisht duke shënuar 4 gola brenda 28 minutash.

Fillimisht në minutën e 2-të ishte Theo Hernandez ai që hapi sfidën, ndërsa më pas ndoqni goli i Gabbias në goditje këndi dhe dy penallti të fituar nga Abraham dhe Leao sollën golat e Pulisic dhe anglezit, i pari për të me fanelën e Milanit.

GOLI I THEO – VIDEO

GOLI I FOFANA – VIDEO

GOLI I PULISIC – VIDEO

GOLI I ABRAHAM – VIDEO

Ne pjesen e dyte, gjerat nuk ndryshojne teksa Milani menaxhon rezultatin dhe i afrohet dy here edhe golit te peste qe nuk vjen. Venezian shenon por VAR anulon per nje faull ne mesfushe dhe Nicolussi Cavigla mer edhe te verdhen e dyte duke dal me te kuq. Fonseca aktivizon dhe Morata, Musah, Okafor, Zeroli dhe Chukwueze. Mund te mjaftoje me kaq: 4-0.

Nje saktesim, goli i 2-0 iu dha Fofana, qe zbuloi kete gje teksa dilte nga fusha dhe zevendesohej ne pjesen e dyte: eshte goli i pare kuqezi.

I KUQI I VENEZIAS – VIDEO

The post SERIE A | Milani kthehet te suksesi, tani nis java “e ferrit” (VIDEO) appeared first on Telesport.

SERIE A | Milani mbyll me poker pjesën e parë, vjen edhe goli i parë i Abraham (VIDEO)

Milani ka mbyllur pjesën e parë ndaj Venezias me rezultatin e thellë 4-0. Skuadra kuqezi që vinte në këtë ndeshje pas shumë kritikash dhe simos me 2 pikë në 3 ndeshje, ka reaguar të paktën psikologjikisht duke shënuar 4 gola brenda 28 minutash.

Fillimisht në minutën e 2-të ishte Theo Hernandez ai që hapi sfidën, ndërsa më pas ndoqni goli i Gabbias në goditje këndi dhe dy penallti të fituar nga Abraham dhe Leao sollën golat e Pulisic dhe anglezit, i pari për të me fanelën e Milanit.

GOLI I THEO – VIDEO

GOLI I GABBIA – VIDEO

GOLI I PULISIC – VIDEO

GOLI I ABRAHAM – VIDEO

The post SERIE A | Milani mbyll me poker pjesën e parë, vjen edhe goli i parë i Abraham (VIDEO) appeared first on Telesport.

Një Empoli i shkëlqyer ndal një Juventus model “Allegri”: Ismajli super lider, përfundon 0-0 mes zhgënjimit bardhezi

Juventusi mer barazimin e dytë radhazi pas 0-0 ndaj Romës dhe tani bie sinjali i parë i alarmit pasi janë 2 pikë në 2 ndeshje. Dy fitoret e para kishin sjellur entuziazem por ne Empoli, barazimi me nje paraqitje qe i ngjante me shume Juventusit te Allegrit se Motta-s ngre  pikepyetjet e para.

Në pjesën e parë nuk ndodh thuajse asgjë, përveç se një goditje në kuadrat e provuar nga Gatti me kokë të cilën Devis Vasquez, portieri i Empolit, e ka neutralizuar. Edhe pse me në fushë Koopmneiners, Nico Gonzales, Douglas Luiz, Pierre Kalulu dhe Yildiz e Vlahovic, Juventusi ka qenë shumë apatik dhe disa herë i mërzitshëm me vetëm qarkullimin e topit dhe shumë pasime por pa konkretësi.

Empoli që është mbrojtur mjaft mirë dhe me një presing asfikësues që nuk i ka dhënë mundësi bardhezinjve të lirohen lehtësisht nga mbulimet.

Një ndeshje e madhe dhe monumentale ajo e Ismjalit, pasi shqiptari tashmë është kthyer në një lider i vërtetë dhe me mbylljet e tij ka qenë spektakolar duke vazhduar paraqitjet e shkëlqyer si në kuadër të kombëtares, ashtu edhe me klubin.

Në pjesën e dytë, Juventusi është shfaqur njësoj edhe pse është afruar me lehtë në portën e Empolit por pa rezultat. Vasquez ka neutralizuar dy raste, ndërsa gjithashtu vendasit kanë provuar të trembin Perin në portë (që sot luajti në vend të Di Gregorios). Motta hedh ne fushe Mbangula, Thuram, Weah dhe Fagioli por asgje nuk ndryshon.

Rritet tensioni mes Pellegrit dhe Gattit: sulmuesi pretendon një faull nga mbrojtësi, përfundon duke marrë një karton të verdhë pasi (pothuajse) godet me kokë kundërshtarin e tij. Pasi kishte filluar koha shtyese, Empoli ishte afër të shënonte dy herë dhe mund te vinte nje goditje e rende per bardhezinjte. Mbaron 0-0 dhe Motta ka ende shume pune perpara tij.

The post Një Empoli i shkëlqyer ndal një Juventus model “Allegri”: Ismajli super lider, përfundon 0-0 mes zhgënjimit bardhezi appeared first on Telesport.

Game-Set-Match! Bayern Munich hakmerret me ekipin që dikur i eliminoi nga Kupa. Harry Kane si “uragan”, kalon Haaland (VIDEO)

Bayern Munich zbavitet dhe e bën ndaj një skuadre që dikur i eliminoi nga Kupa e Gjermanisë, Holstein Kiel, me penallti. Një fitore tenistike e djemve të Kompany në javën e tretë të Bundesligas me një super Harry Kane që tashmë ka shkuar në +50 gola/asist kontribut në vetëm 35 ndeshje, teksa këtë rekord e mbante Erling Haaland pas 43 ndeshjesh.

Një Bayern që sot ka treguar direkt se do të ishte një pasdite aspak e qetë për vendasit të sapongjitur këtë sezon në Bundesliga. Menjëherë kalojnë 15 sekonda dhe Musiala dërgon topin në rrjetë. Më pas Harry Kane dyfishon shifrat. Goli i tretë vjen nga goditja e Gnabryt që devijohet dhe konsiderohet autogol.

Por, është dita e sulmuesit të Anglisë që shënon golin e katëet për Bayern. Vendasit shënojnë një gol nderi teksa ka festë edhe për Olise, ndërsa në fund vula e rezultatit tenistik 1-6 vjen sërish nga Kane që merr topin në shtëpi.

Pas tre ndeshjesh, Bayern ka 9 pikë në renditje pasi ka fituar të gjitha me një golaverazh total prej 11 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Ndërkohë, po sot në Bundesliga kampionët në fuqi të Leverkusen fituan me rezultatin e thellë 4-1 në fushën e Hoffenhaim, ku Boniface dhe Wirtz dhuruan spektakël.

Barazim për Leipzig ndaj Union Berlin. Fitore jashtë fushe për Stuttgart me rezultatin 3-1 ndaj Borusia Gladbah. Gjithashtu fituan Frankfurt jashtë fushe dhe Freiburg brenda fushe.

GOLI I 0-1 (VIDEO)

GOLI I 0-2 (VIDEO)

GOLI I 0-3 (VIDEO)

GOLI I 0-4 (VIDEO)

GOLI I 0-5 (VIDEO)

The post Game-Set-Match! Bayern Munich hakmerret me ekipin që dikur i eliminoi nga Kupa. Harry Kane si “uragan”, kalon Haaland (VIDEO) appeared first on Telesport.

“Thirrja e fundit, nuk ka justifikime”! Tifozeria e Milanit i bën “pritë” ekipit jashtë San Siros me kore dhe mbështetje (VIDEO)

Tifozeria e organizuar e Milanit, Curva Sud Milano zhvilloi një marshim në San Siro përpara ndeshjes së sotme kundër Venezias dhe në fund të tij ata shfaqën një mesazh për të gjithë ata që janë të lidhur me klubin.

🔴⚫️🔥 La Curva Sud ad accogliere il pullman rossonero prima di Milan-Venezia

Striscione con scritto “Basta scuse, ultima chiamata”#Milan #CurvaSud #ForzaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/AssWH3Yj5f

— OnlyMilan and Futuro (@OnlyMilaan) September 14, 2024

Mbrëmë, Curva postoi një thirrje në rrjetet sociale, duke këmbëngulur se nuk mund të ketë më justifikime dhe se rezultatet duhet të përmirësohen së shpejti. Si pjesë e saj, ata ftuan tifozët të mblidhen jashtë skajit jugor të stadiumit për të treguar mbështetjen e tyre për ekipin në mbërritjen e tyre me autobus.

📢 The Curva Sud’s message: “No more excuses, final call.”

📹 @AntoVitiello

pic.twitter.com/uqc4NgtIkP

— SempreMilan (@SempreMilanCom) September 14, 2024

Pas marshimit, mesazhi i mëposhtëm u shfaq përmes një baneri: “Nuk ka më justifikime, thirrja e fundit”. Sonte Milani luan ndaj Venezias, teksa skuadra e Fonsecas ka 2 pike ne 3 ndeshje te prodhuara nga dy barazime ndaj Torinos dhe Lazios (2-2) dhe nje humbje ndaj Parmes (2-1).

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Emerson, Gabbia, Pavlovic, Theo; Loftus-Cheek, Fofana; Pulisic, Reijnders, Leao; Abraham. Stol: Torriani, Raveyre, Terracciano, Bartesaghi, Tomori, Zeroli, Musah, Chukwueze, Okafor, Morata, Jovic. Trajner: Fonseca.

VENEZIA (3-4-2-1): Joronen; Idzes, Svoboda, Schingtienne; Candela, Nicolussi Caviglia, Duncan, Zampano; Oristanio, Busio; Pohjanpalo. Stol.: Bertinato, Grandi, Stanković; Carboni, Sagrado; Andersen, Crnigoj, Doumbia, Ellertsson; El Haddad, Gytkjaer, Yeboah, Raimondo. Trajner: Di Francesco.

The post “Thirrja e fundit, nuk ka justifikime”! Tifozeria e Milanit i bën “pritë” ekipit jashtë San Siros me kore dhe mbështetje (VIDEO) appeared first on Telesport.

Volejboll/ Partizani dominon në derbin kryeqytetas, “dopio” fitore ndaj Tiranës

Java e parë e kampionatit të femrave në volejboll u mbyll më derbin Partizani-Tirana, sfidë ku të kuqtë fituan 3-0 (27-25, 25-22, 25-16). Një ndeshje në përgjithësi e dominuar nga të kuqtë. Pas dy seteve të para me rivalitet, në të tretin Partizani dominon dhe fiton me meritë.

Te meshkujt, Partizani fitoi po 3-0 derbin ndaj Tiranës, edhe kjo sfidë e luajtur në “Asllan Rusi2 dhe dominuar nga djemtë e “kuq” (25-16, 25-22, 27-25). Tirana nuk ishte në gjendje të përballonte ritmin e kampionëve, që triumfuan ashtu sikurse bënë një javë më parë në Kupën e FSHV-së.

Në dy ndeshjet e tjera për meshkuj, Studenti fitoi 3-0 në Elbasan (25-20, 25-115, 25-21) ndaj ekipit vendës, duke e nisur mbarë sezonin dhe merr tri pikët e para. Ndërsa në Korcë, skuadra e Skënderbeut, mundi 3-1 me përmbysje Vllazninë (23-25, 25-16, 25-13, 25-14), duke fituar një sfidë të vështirë.

Superliga-Meshkuj, java e parë

Skënderbeu – Teuta, 3-1

Elbasani – Studenti, 0-3

Partizani – Tirana, 3-0

Vllaznia (pushim)

Renditja: Studenti 3 pikë, Partizani 3 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Tirana 0 pikë, Teuta 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Superliga-Femra, java e parë

Vllaznia – Pogradeci, 1-3

Barleti Volley – Dinamo,1-3

Skënderbeu – Teuta, 3-1

Partizani – Tirana,

Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Dinamo 3 pikë, Pogradeci 3 pikë, Partizani 3 pikë, Vllaznia 0 pikë, Barleti Volley 0 pikë, Teuta 0 pikë, Tirana 0 pikë.

The post Volejboll/ Partizani dominon në derbin kryeqytetas, “dopio” fitore ndaj Tiranës appeared first on Telesport.

Manaj gjen golin e parë sezonal në Turqi, por pastaj dëmtohet (VIDEO)

Pas zhgenjimit me kombetaren e Shqiperise ne humbjen ndaj Gjeorgjise ne Nations League, Rey Manaj direkt eshte futur ne vrullin e kampionateve dhe sot Sivasspor ka arritur fitore me rezultat 3-2 ndaj Gaziantepit në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit turk.

Një ndër lojtarët që la shenja në këtë takim ishte edhe sulmuesi shqiptar  i cili ia doli të gjejë rrugën e rrjetës. Po zhvillohej minuta e 32-të e takimit, kur Manaj arriti që të realizojë për të barazuar shifrat në 1-1 pasi mysafirët kishin kaluar paraprakisht në avantazh në minutën e gjashtë.

GOLI I MANAJ – VIDEO

Ky ishte goli i parë i Manajt këtë sezon me Sivassporin pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në kampionat. Fatkeqësisht për 27-vjeçarin, ai u detyrua që të largohej nga fusha në minutën e 42-të për shkak të një lëndimi të pësuar që ia pamundësoi ta vazhdonte ndeshjen.

Mbetet të shihet se cila është shkalla e këtij lëndimi dhe se a do të jetë ai i gatshëm për takimin e radhës ndaj Konyasporit. Kujtojmë se gjatë verës Manaj ishte përflitur për një largim të mundshëm nga Turqia, megjithatë ai vendosi që të qëndronte tek Sivasspori.

Sezonun ilk golünü attı, BG Grup 4 Eylül Stadı’nı ayağa kaldırdı. #ReyManaj ❤️

📲 #SVSvGFK | #GösterGücünü pic.twitter.com/eLJ4jrCDKs

— Sivasspor (@Sivasspor) September 14, 2024

The post Manaj gjen golin e parë sezonal në Turqi, por pastaj dëmtohet (VIDEO) appeared first on Telesport.