“E pret një sezon i madh”, befason eksperti: Mund të zëvendësojë Messi-n tek Argjentina

Eksperti i futbollit amerikano-jugor, Tim Vickery, ka përmendur Alejandro Garnacho si lojtarin që mund të zëvendësojë Lionel Messin në kombëtaren e Argjentinës.

Garnacho ka qenë në formë të shkëlqyer për Manchester United në dy sezonet e fundit.

Për më tepër, me tërheqjen e Angel Di Maria nga Argjentina dhe Messi- të dëmtuar, Garnacho mund të jetë i rëndësishëm për Albiceleste-n.

Garnacho nuk ishte titullar për Argjentinën në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

Në fitoren 1-0 të Albiceleste-s ndaj Kilit, ai hyri në fushë si zëvendësues i Lautaro Martinez në minutën e 79-të dhe dha asistin për golin e tretë të Dybala.

Në një intervistë për talkSPORT, Vickery shpjegoi se skuadra e Argjentinës e parë në kualifikueset e Kupës së Botës në shtator është një paraqitje e së ardhmes.

Ai tha: “Messi është jashtë i dëmtuar dhe nuk dihet se sa do të vazhdojë. Pra, ky është një vështrim në të ardhmen e Argjentinës, me Julian Alvarez në rolin e Messit.

“Pa Messin dhe Di Marian, ka mungesë të atij lojtari që mund të driblojë. Ai që mund të thyejë linjat dhe të bëjë diçka të veçantë”.

Vickery tha se Garnacho mund të ishte zgjedhja e duhur e Argjentinës në mungesë të Messit:

“Unë mendoj se po vjen një sezon i madh për Garnacho-n tek United. Ai mund të jetë zëvendësuesi i Messi-t; ndoshta mund ta nisë nga stoli, por ai mund të jetë zgjidhja. Pra, një sezon i madh po vjen për të”.

Lionel Messi është fokusuar në rikuperimin e tij, pas dëmtimit të kyçit të këmbës gjatë finales së Copa America 2024 kundër Kolumbisë.

Argjentinasi pritet të kthehet për Inter Miami në fund të këtij muaji dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për Kupën e Botës në tetor.

The post “E pret një sezon i madh”, befason eksperti: Mund të zëvendësojë Messi-n tek Argjentina appeared first on Telesport.

“U zhgënjye nga dy lojtarë”, zbulohet arsyeja e vërtetë pse Gundogan u largua nga Barça

Ilkay Gundogan u ndje i ‘zhgënjyer’ nga sjellja e dy ish-shokëve të tij të skuadrës te Barcelona, sipas një raporti të ri.

Gundogan, 33, iu bashkua Manchester Cityt këtë verë pas vetëm një sezoni në La Liga me gjigantët spanjollë.

Çështjet financiare për nënshkrimin e Dani Olmo dhe dëshira për të ulur faturën e pagave janë vetëm dy nga arsyet e përmendura pse gjermani vendosi t’i jepte fund aventurës me katalanasit.

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta kohët e fundit deklaroi se Olmo dhe Gundogan zënë të njëjtin pozicion në fushë dhe koha e tij e lojës mund të ishte e kufizuar si rezultat, por më shumë informacione kanë dalë tani.

Sipas gazetarit Joan Fontes, ylli i Mançester Sitit thuhet se ka pasur ‘probleme’ me Marc-Andre Ter Stegen dhe Robert Lewandowski.

Ter Stegen mendohet se e ka qenë i mbyllur në vete dhe jo i hapur me shokët e skuadrës, pavarësisht përgjegjësisë së tij si kapiten.

Raporti më tej thekson se si Gundogan thuhet se është ndjerë i zhgënjyer nga kolegu i tij gjerman, duke pasur parasysh personalitetin e tij të ndrojtur në dhomën e zhveshjes.

Për më tepër, pakënaqësia e përfolur e 33-vjeçarit ndaj Lewandowskit ishte për shkak të arrogancës së perceptuar të polakut.

Përqendrimi kryesisht te vetja i sulmuesit në vend që të ndihmonte të rinjtë e acaroi edhe më shumë Gundogan-in.

The post “U zhgënjye nga dy lojtarë”, zbulohet arsyeja e vërtetë pse Gundogan u largua nga Barça appeared first on Telesport.

Volejbolli gati për sezonin e ri: Në fundjavë nis kampionati, Erzeni mungon te meshkujt

Sezoni sportiv 2024-2025 në volejboll është në prag. Pas ndeshjeve të Kupës së Federatës zhvilluar javën e kaluar, ku triumfuan Partizani për meshkuj dhe Skënderbeu për femra, është radha e kampionatit.

Kështu, më datat 13 dhe 14 shtator, do të luhen ndeshjet e javës së parë. Ajo që bie në sy është reduktimi në 7 i skuadrave te meshkujt. Sezonin e ri nuk do të luajë një ekip me traditë si Erzeni, që nuk është regjistruar në kampionat.

Te femrat, bie në sy rikthimi në elitën e volejbollit shqiptar i ekipit të Dinamos, që do të debutojë ndaj Barleti Volley. Skuadra kryeqytetase, drejtuar nga Altin Martiri, zuri vendin e Lushnjës, që ka zbritur në Kategorinë e Parë.

Në superligën e femrave janë 8 ekipet më të mira, ndërsa në Kategorinë e parë janë regjistruar vetëm 5 skuadra: Elbasani, Flamurtari, Lushnja, Mirdita e Korabi. Ende nuk ka një datë se kur do të nisë ky kampionat.

Java e parë që nis më datën 13 shtator dhuron mjaft ndeshje interesante, por spikat derbi Partizani-Tirana në të dyja kategoritë, që luhen një ditë më pas. Një sezon që pritet ët dhurojë mjaft emocione.

Superliga-Meshkuj, java e parë

13 shtator, Skënderbeu – Teuta, 15:00

13 shtator, Elbasani – Studenti, 18:00

14 shtator, Partizani – Tirana, 19:00

Vllaznia (pushim)

Superliga-Femra, java e parë

13 shtator, Vllaznia – Pogradeci, 12:00

13 shtator, Barleti Volley – Dinamo, 16:00

13 shtator, Skënderbeu – Teuta, 17:00

14 shtator, Partizani – Tirana, 17:00

The post Volejbolli gati për sezonin e ri: Në fundjavë nis kampionati, Erzeni mungon te meshkujt appeared first on Telesport.

Kalendari i ngjeshur, Henry kundër UEFA-s dhe FIFA-s: Mbi të gjitha ka rëndësi shëndeti i lojtarëve

Thierry Henry është në anën e lojtarëve lidhur me dabtin e madh se në futbollin e sotëm ka shumë ndeshje, po rrezikohet shëndeti i “aktorëve” të fushës së blertë. Ish-trajneri i Francë U-21 foli për CBS, transmetuesin për të cilin punon, duke sulmuar ata që qeverisin futbollin botëror për shumë ndeshje që luhen në një sezon:

“Për ne dhe për CBS është e jashtëzakonshme që mund të komentojmë shumë ndeshje, por ka një por.. Nuk mund të anashkalohen lojtarët, trajnerët… Ka vërtet shumë ndeshje, si ish-lojtar sinqerisht nuk e di si ia dalin me kalendarin aktual. Si ish-lojtar dhe trajner duhet të them se janë shumë ndeshje”.

Analiza e tij vijon: “Mos mendoni ndryshe nga ç’është në të vërtetë, si futbollist dikush dëshiron të jetë në të gjitha këto ndeshje. Nga ana tjetër do të doje të jesh i freskët, i aftë për të luajtur dhe treguar të gjithëve se kush je në të vërtetë.

Ky është problemi im i vetëm, kur marr parasysh se sa luan dikush, që aktivizohet në të gjitha ndeshjet. Nuk po flasim vetëm për aspektin fizik, por edhe atë mendor. Fakti i të luajturit kaq shpesh i mban lojtarët gjithmonë në presion e tension”.

Henry është i hapur dhe sulmon UEFA-n e FIFA-n: “Unë po flas vetëm për lojtarët dhe integritetin e tyre. I di pagesat, por në një pikë të caktuar ka rëndësi edhe mirëqenia, pra shëndeti i lojtarëve. Ky është këndvështrimi im i vetëm”.

The post Kalendari i ngjeshur, Henry kundër UEFA-s dhe FIFA-s: Mbi të gjitha ka rëndësi shëndeti i lojtarëve appeared first on Telesport.

Thiago Motta me formacion të kompletuar, Juventus në fushë me “artilerinë e rëndë” ndaj Empoli

Zbulimi i “letrave” të Thiago Motta në lidhje me formacionin është gjithmonë shumë kompleks. Jo aq për shkak se tekniku duhet të fshehë lëvizjet e tij, por për shkak të metodës së tij të punës që i mban të gjithë në avantazh deri në momentin e fundit të mundshëm.

Trajneri i Juventusit u përball me tre ndeshjet e para duke optimizuar punën e bërë në parasezon, por tani ka ardhur koha për të ingranuar sa më mirë përforcimet e para që kanë ardhur nga merkato.

Formacioni i hedhur në javën e parë pritet të ketë mjaft ndryshime dhe në fushë pritet të jenë si titullarë dy nga blerjet e verës: Douglas Luiz dhe Koopmeiners.

Trajneri dhe stafi i tij do të vlerësojnë edhe lojtarët që kthehen nga ekipet kombëtare, por ka të ngjarë që disa të mbahen në pushim për të pasur një rendiment pozitiv edhe në ndeshjet e ardhshme.

Kështu, Bremer dhe Gatti duhet të jenë gati para portës së Di Gregorio, ndërsa Cambiaso mund të rikthehet si mbrojtës i krahut. Edhe Danilo mund të luajë disa minuta.

Dyshja e mesfushës mund të formohet nga Locatelli dhe Douglas Luiz, me Koopmeiners lart, pas Vlahovic, i cili punoi mirë gjatë pushimit në Continassa. Dilemat më të mëdha janë në krahë. Kandidatë janw Adzic, Mbangula, Yildiz, Weah e Nico Gonzalez.

The post Thiago Motta me formacion të kompletuar, Juventus në fushë me “artilerinë e rëndë” ndaj Empoli appeared first on Telesport.

Valentino Rossi nuk e fal Marquez: Piloti më i pisët, luftoi që unë të humbisja titullin

Valentino Rossi nuk është në gjendje të fshijë lehtësisht nga kujtesa e tij zhgënjimin e kampionatit botëror 2015 të MotoGP, humbur në “fotofinish” kundër Jorge Lorenzo. Sidomos për sjelljen e Marc Marquez, të cilësuar shpesh si jo korrekte në dëm të italianit e në favor të patriotit të tij.

Të krahasosh zhgënjimin që ndjeva në 2006-ën me atë që ndodhi në 2015-ën është e pamundur. Në vitin 2006 bëra një gabim, Hayden fitoi titullin dhe ky është sporti. 2015 është ndryshe…”, shprehet më tej Rossi.

Pothuajse dhjetë vjet pas incidentit, Rossi nuk është në gjendje të gëlltisë zhgënjimin, duke sulmuar Marc Marquez: “Mendimet e mia për Marquez, pothuajse 10 vjet më vonë, janë se ai është një pilot shumë i fortë, një kampion shumë agresiv”.

Por në 2015-ën shkoi përtej vijës, sepse nëse nga ana sportive, nëse je pilot i keq, garon në mënyrë të pandershme pasi dëshiron të fitosh. Por, asnjë pilot i motociklizmit nuk ka luftuar për të bërë të mundur që të humbasë një pilot tjetër”, u shpreh Rossi.

Kjo është ajo që heq vijën e kuqe. Kurrë nuk ka qenë dikush kaq i ndyrë sa për të bërë dikë tjetër të humbasë. Kjo ishte shumë e ulët”, u shpreh Valentino Rossi.

The post Valentino Rossi nuk e fal Marquez: Piloti më i pisët, luftoi që unë të humbisja titullin appeared first on Telesport.

Titulli i yllit të dytë zikaltër bëhet film, Marotta: Kasafortë me vlera dhe emocione të mëdha

Protagonisti i premierës së “Inter, due stelle sul cuore”, në kinema nga data 19 deri më 25 shtator, Beppe Marotta, presidenti i Interit, komentoi filmin që përjetëson titullin e 20-të të klubit zikaltër: “Ky është një moment veçanërisht prekës për mua. Ta shoh sërish këtë film të bukur është një burim emocionesh të mëdha.

Kjo ditë vulos rrugëtimin e jashtëzakonshëm të ndërmarrë nga i gjithë Interi, duke arritur një ëndërr. Kjo festë bëhet përmes kinemasë, është një bashkim me sportin që krijon diçka të veçantë, që do të mbetet në histori. Filmi përfaqëson një ‘kasafortë’, ku do të ruhen emocionet e përjetuara gjatë sezonit të yllit të dytë.

Ishte emocionuese t’i shihja sërish ato ditë përmes filmit, i falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë punë. Filmi ka fuqinë të të hyjë në shpirt. Të fitosh është diçka e jashtëzakonshme, nuk fiton rastësisht në futboll, por sepse e meriton.

E di mirë se çfarë do të thotë ta arrish këtë rezultat me sakrifica. Emocioni vjen nga kjo, nga ditët e jetuara me tension. Kujtoj pragun e 22 prillit; të gjithë kishin fytyra të shtrënguara. Kjo është diçka prekëse edhe sot.

Jemi këtu për të festuar yllin e dytë, por nuk mund të mos kujtoj krijuesit e sukseseve të kaluara. Nuk mund të harroj titullin e 11-të, të fituar nga Interi i Helenio Herrera, i cili u shkarkua pas pesë ditësh, nuk mund të harroj Steven Zhang si president protagonist. Nuk mund të harroj trajnerët dhe presidentët që kanë kaluar në këtë rrugë.

Faktori i përbashkët është dashuria për Interin, jam i nderuar të festoj këtë moment. Si mund ta harrojmë 22 prillin, por edhe 28 prillin? Qindra, mijëra njerëz në rrugët e Milanos. Futbolli thyen çdo lloj pengese: kulturore, etnike, ekonomike. Pashë familjet që gëzoheshin për triumfin e skuadrës, është diçka që vetëm futbolli dhe vetëm Interi mund ta japë”.

The post Titulli i yllit të dytë zikaltër bëhet film, Marotta: Kasafortë me vlera dhe emocione të mëdha appeared first on Telesport.

Lajm i mirë për Flick: Talenti 20-vjeçar spanjoll rikthehet në stërvitje me Barcelonën 298 ditë pas dëmtimit

298 ditë pas dëmtimit të rëndë të gjurit, Gavi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën dhe debutimi i tij në fushë me trajnerin e ri Hansi Flick është më afër se kurrë.

Sipas asaj që raportohet nga Mundo Deportivo, i riu spanjoll ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore me pjesën tjetër të grupit, të cilët e kanë mbështetur dhe janë kujdesur që të mos kenë përplasje të forta gjatë lojës.

Ka një vëmendje të veçantë për talentin 20-vjeçar spanjoll dhe shumë arsye, duke përfshirë faktin se klubi nuk dëshiron të marrë asnjë lloj rreziku.

Ndjesitë janë pozitive, por kujdesi është maksimal, duke pasur parasysh edhe cilësinë e Gavi, i cili pësoi një dëmtim të plotë në ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të djathtë dhe një dëmtim shoqërues të meniskut lateral.

Natyrisht që mesfushori nuk do të jetë në fushë në ndeshjen ndaj Girona, por së shpejti do të jetë në dispozicion të Flick. Në karrierën e tij, Gavi krenohet me 111 paraqitje dhe 7 gola me Barçën.

Me Spanjën ai bëri gjithsej 27 paraqitje, duke shënuar 5 gola. Në moshën 20-vjeçare ai tashmë ka fituar një Ligë të Kombeve, një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës.

The post Lajm i mirë për Flick: Talenti 20-vjeçar spanjoll rikthehet në stërvitje me Barcelonën 298 ditë pas dëmtimit appeared first on Telesport.

Capello kritikon ashpër Leaon: Mjaft tekave të tij fëmijërore, është koha të bëhet burrë

Sezoni i deritanishëm i Milanit ende nuk ka dhënë sinjale pozitive. Pas pushimit ndërkombëtar (ndeshjeve të kombëtareve në shtator) do të nisë “lakmusi” i vërtetë për Paulo Fosneca. Ndeshja e fundit e kampionatit kundër Lazios ngjalli polemika të shumta ndaj Rafa Leaos dhe Teo Hernandez, të cilët, të përjashtuar nga formacioni titullar, qëndruan larg trajnerit dhe bashkëlojtarëve gjatë pushimit për t’u freskuar e pirë ujë.

Situata brenda klubit është zgjidhur, por nga jashtë Fabio Capello kritikon sulmuesin portugez se si është sjellë në këto tri ndeshjet e para. Ish-trajneri i njohur italian, duke folur për “Corriere della Sera”, nuk kurseu kritikat ndaj lojtarit apo kuqezinjve, të parë si një skuadër në vështirësi të mëdha, që nuk ka mundur të bëjë një hap shtesë për të kapur rivalët e kreut të renditjes.

Tashmë në rolin e komentatorit televiziv, “Don Fabio” ishte mjaft i ashpër kur u pyet për Leao. Pritej që portugezi ta merrte përsipër Milanin e ri, nën drejtimin e bashkatdhetarit Fonseca, por deri më tani Capello nuk është aspak i kënaqur me atë që ka bërë në tri sfidat e para të kampionatit.

Ajo që e shtyn të shpërthejë është qëndrimi i lojtarit, për të cilin thotë se nuk është shumë i pjekur: “Gjithçka që ndodh te Milani duket se është faji i Leaos. Kjo situatë vazhdon, por është i vetmi që mund të krijojë një rrezik serioz te kuqezinjtë. Ka ardhur koha që pas tekave të tij fëmijërore të bëhet burrë”.

Fokusi i tij më pas zhvendoset tek ekipi kuqezi në përgjithësi dhe ekuilibri i munguar në tri ndeshjet e para. “Djalli” nuk ka fituar ende në këtë kampionat (barazimet ndaj Torinos dhe Lazios, si dhe disfata ndaj Parmës), nuk ka treguar ende seështë konkurrent i vërtetë për titullin, pavarësisht transferimeve të reja dhe ndryshimit në stol.

Capello është vërtet skeptik për rrugën e Milanit: “Shpresoj të jem plotësisht i gabuar, por e shoh të vështirë rrugëtimin sezonal të kuqezinjve. Deri më tani kam parë një ekip në shumë vështirësi. Asgjë nuk ka ndryshuar në nivel organizativ në krahasim me sezonin e kaluar.

Do të duhet një shpërthim krenarie nga lojtarët. Ata do të duhet të demonstrojnë, pas asaj marrëzie në ndeshjen e fundit të bërë nga Leao dhe Theo Hernandez, se janë grup harmonik dhe vrapojnë në mbështetje të njëri-tjetrit. Ekuilibri është gjëja më e rëndësishme në një ekip futbolli”.

The post Capello kritikon ashpër Leaon: Mjaft tekave të tij fëmijërore, është koha të bëhet burrë appeared first on Telesport.

“Ferguson nuk më mësoi asgjë si mbrojtës, por më tregoi si të ndaloja një nga sulmuesit më të mirë në botë”

Duket se po bëhet modë që ish-futbollistët, madje edhe ata aktivë, të kalojnë kohë të mira në kanalet e tyre përkatëse në YouTube, me miq dhe njerëz të njohur, duke biseduar të qetë për jetën, futbollin apo çfarëdo tjetër. Kemi shembujt aktualë të Cristiano Ronaldos apo Tchouameni, Luis Enrique gjatë Kupës së Botës në Katar.

Një nga personalitetet më aktuale dhe më të shquara në universin e futbollit, të paktën në Premier League, është Rio Ferdinand. Ashtu si Gary Neville, siç ishte dhe vazhdon të jetë Lineker në Angli, apo në Spanjë, siç ishte Michael Robinson dhe Jorge Valdano, janë zëra autoritarë edhe sot. Pra, kur ata dalin para një mikrofoni, njerëzit i dëgjojnë.

Tema më e fundit që preku në kanalin e tij “Rio Presents” ishte marrëdhënia me Sir Alex Ferguson, të cilin nuk e klasifikoi si “trajneri më i mirë që kishte pasur ndonjëherë”. Nënshkrimi i tij nga Leeds ishte i shkëlqyer, megjithatë Ferdinand pranoi se Fergusoni nuk i mësoi asgjë si mbrojtës.

“Trajnerët më të mirë, si Glenn Hoddle (trajneri i Anglisë në vitet ’90) mund t’iu tregonin lojtarëve: Kjo nuk është pika juaj e fortë, por unë mund ta përmirësoj duke punuar në stërvitje, – saktësoi Ferdinand. – Fergie nuk ishte i tillë. Kam mësuar disa gjëra në 12 ose 13 vitet e mia në ‘Old Trafford’, që më rritën si mbrojtës. Ai kurrë nuk më foli për mbrojtjen. Ferguson kurrë nuk më mësoi se si të mbroja”.

Sidoqoftë, Rio Ferdinad njohu diçka që lidhej me Alex Ferguson. Këshilla e ish-trajnerit të shquar skocez e ndihmoi të ndalonte atë, që në atë kohë konsiderohej si një nga sulmuesit më të mirë të momentit.

Sulmuesi që ata u përpoqën ta ndalonin nuk ishte askush tjetër, veçse Luis Suarez. Pra, qendërsulmuesi që mahniti “Anfield” gjatë dy viteve e gjysmë në Premier League, përpara se të nënshkruante me Barcelonën.

Deklarata të tilla janë larg asaj që u përjetua më shumë se një dekadë më parë mes sulmuesit uruguajan dhe një pjese të mirë të skuadrës së Manchester United. Momente në të cilat derbet e mëdha të futbollit anglez u përjetuan me intensitet ndoshta disi të tepruar.

The post “Ferguson nuk më mësoi asgjë si mbrojtës, por më tregoi si të ndaloja një nga sulmuesit më të mirë në botë” appeared first on Telesport.