Donnarumma bëhet baba për herë të parë, “braktis” stërvitjen me PSG

Gianluigi Donnarumma është bërë baba. Pas njoftimit të disa muajve më parë së partnerja e tij ishte shtatzënë, ka ardhur në jetë fëmija i parë i çiftit. Kujtojmë se portieri i kombëtares italiane dhe e dashura e tij, Alessia Elefante, bashkëjetojnë prej disa vitesh.

Lindja e djalit të tij mund ta shtojë Donnarumma në listën e gjatë të mungesave të PSG-së për ndeshjen e nesërme të Ligue 1 në shtëpi kundër Brest. Portieri axurr, siç duket, nuk ishte i pranishëm në seancën stërvitore të sotme, e hapur për shtypin. Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, në rast të mungesës së Donnarumma, mes shtyllave pritet të vendoset rusi Matvej Safonov.

The post Donnarumma bëhet baba për herë të parë, “braktis” stërvitjen me PSG appeared first on Telesport.

Ronaldo i “tregon targën” edhe Taylor Swift, ylli portugez i befason të gjithë

Vitet kalojnë, por Cristiano Ronaldo mbetet një nga futbollistët më të dashur në botë. Dëshmi për këtë është kanali në YouTube, që sulmuesi portugez hapi muajin e kaluar, në gusht, dhe me të cilin po thyen çdo rekord. Pak më shumë se 20 ditë pas hapjes, kanali i lartpërmendur hyri në listën e 100 abonentëve më të ndjekur.

Arritje kjo që i lejoi CR7 të kalonte edhe Taylor Swift, këngëtaren e momentit. Aktualisht, 60 milionë njerëz janë të abonuar në kanalin e Ronaldos. Shifrat e Cristianos janë të destinuara të rriten edhe më shumë.

Kanali i CR7 në YouTube u bë gjithashtu i pari që arriti një milion abonentë më shpejt në vetëm 90 minuta. Ai theu gjithashtu rekordin e 10 milionë abonentëve në më pak se 24 orë. Për më tepër, me 37 videot e tij të ngarkuara, Ronaldo ka arritur tashmë mbi 443 milionë shikime, me një mesatare prej 11.7 milionë shikime për video.

Me këtë ritëm, Ronaldo rrezikon të bëhet personazhi i famshëm më i ndjekur në YouTube, siç po ndodh tashmë në Instagram, ku ndiqet nga një miliardë ndjekës dhe ka mposhtur kështu rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi, por edhe yjet e rinj shumë të dashur si Selena Gomez.

Kanali YouTube përfaqëson një tjetër burim të ardhurash për Cristiano Ronaldon. Platforma i paguan aktualisht krijuesit e saj me rreth 6 dollarë për një mijë shikime. Vetëm 72 orë pas krijimit, lojtari portugez tashmë ka fitime me gjashtë shifra.

The post Ronaldo i “tregon targën” edhe Taylor Swift, ylli portugez i befason të gjithë appeared first on Telesport.

Lautaro jep kushtrimin tek Interi: Të mos ndalemi, por të vazhdojmë të fitojmë trofe

Nëse ka një protagonist që është më… protagonist se të tjerët në “Inter, due stelle sul cuore”, filmi që tregon historinë e titullit të 20-të të zikaltërve, sigurisht që është Lautaro Martinez. Argjentinasi i rijetoi emocionet e sezonit të kaluar në këtë mënyrë:

“Ky yll i dytë do të mbetet brenda meje përgjithmonë, njësoj si te shokët e skuadrës. Ishte një gjë e veçantë, kjo është e vërteta. Në nivel klubesh ishte emocioni më i madh i jetës sime. Pastaj, sigurisht që Kupa e Botës me Argjentinën ishte ëndrra ime si fëmijë. Është shumë e vështirë të bësh një renditje të këtyre suksesve”.

Kapiteni i Interit, duke folur për “Gazzetta dello Sport”, zgjodhi një fragment mbi të gjitha, që e përshkruan kampionatin e kaluar: “Në bilbilin e fundit të derbit më 22 prill (ai i sigurisë matematikore të titulli) do të kisha dashur të vrapoja nën kurbën e tifozëve, por nuk munda, sepse u bllokova nga emocionet në ato momente.

Më erdhën në mendje edhe momentet e vështira që përjetova me grupin (ndoshta duke iu referuar titullit të humbur më 2022, me “fotofinish” karshi Milanit). Në të njëjtën kohë lindi dëshira për të shkuar më tej, sepse u shpërblye puna në grup”.

Është e drejtë ta festosh të shkuarën, po aq e drejtë sa të shikosh nga e ardhmja: “Filma të rinj si ky? Le të shpresojmë… ‘Oscar’ për aktrim apo ‘Topi i Artë’ është më i lehtë? ‘Topi i Artë’ (qesh). Titulli i yllit të dytë për ne është i rëndësishëm, por nuk duhet të ndalemi. Duhet të vazhdojmë të fitojmë më shumë trofe dhe ta çojmë Interin sa më lart që të jetë e mundur”.

The post Lautaro jep kushtrimin tek Interi: Të mos ndalemi, por të vazhdojmë të fitojmë trofe appeared first on Telesport.

Sërish telashe për yllin e Borussia Dortmund, dëmtohet në kombëtare dhe do të mungojë për disa javë

Nuk ka paqe për Giovanni Reyna. Mesfushori amerikan, një nga premtimet më të mëdha të futbollit, është frenuar në vitet e fundit nga disa dëmtime. Më i fundit ai i kësaj jave pas ndeshjeve në kombëtare.

Lojtari i Borussia Dortmund u detyrua të kthehej në Gjermani për shkak të një tendosje në ijë, e cila do ta mbajë jashtë veprimit për disa javë. Skuadra e trajnerit Nuri Shahin do të rikthehet sot në fushë kundër Heidenheimit në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës.

Trajneri, duke folur për gjendjen e Reina, u shpreh: “Nuk do të luajë, është dëmtuar me kombëtaren. Ai u kthye menjëherë dhe më duket shumë i trishtuar. Për fat të keq do të duhen disa javë, pastaj shpresoj se ai mund të vazhdojë në rrugën e mirë në të cilën ishte”.

Reyna luajti vetëm nëntë minuta në sezon, duke u aktivizuar në fitoren e ekipit të tij kundër Eintracht Frankfurt më 24 gusht. Më pas ai qëndroi në stol ndaj Werder Bremenit dhe iu përgjigj thirrjes së kombëtares amerikane.

The post Sërish telashe për yllin e Borussia Dortmund, dëmtohet në kombëtare dhe do të mungojë për disa javë appeared first on Telesport.

Ylli portugez prezantohet te Juventus: Dua të ndjek gjurmët e CR7, kampionati i duhet për cilësitë e mia

Francisco Conceiçao prezantohet si një lojtar i ri i Juventus. Pasi ka debutuar me fanellën bardhezi në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Romës, portugezi zbuloi në një konferencë për shtyp se çfarë e shtyu të pranonte “Zonjën e Vjetër”, e cila e solli në formë huazimi nga Porto.

Ndihem shumë mirë. Jam mirëpritur nga ekipi dhe stafi. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur një klub si Juve thërret, është e qartë që ju thjesht dëshironi të bashkoheni sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk kam folur ende me Cristiano për ardhjen time këtu, por do të marr këshillat e tij”, tha Conceicao.

Ronaldo është një pikë referimi, siç është për të gjithë portugezët. Padyshim që e shoh veten tek ai, në dëshirën e tij për t’u përmirësuar gjithmonë. Besoj se jam i tillë. Është e vërtetë që ka shumë rastësi në jetën time me atë të Cristiano”, tha 21-vjecari.

Natyrisht që kam folur me babain tim për futbollin italian. Ai më tha se futbolli italian ka qenë gjithmonë dhe do të jetë shumë konkurrues, sepse është një nga ligat më të mira në botë. Është një kampionat perfekt për të shfaqur cilësitë e mia. Sigurisht që ka krahasime me tim atë, por unë nuk i dëgjoj këto gjëra. Jam shumë krenar për atë që bëri babai im, por nuk më interesojnë shumë krahasimet. Unë dua të bëj udhëtimin tim”, tha portugezi.

A mund të më ndihmojë Motta të bëj një hap në cilësi? Po, mendoj se këto janë tiparet e mia kryesore: Driblimi, një për një dhe aftësia për të guxuar në fushë, këto janë sigurisht gjëra që më dallojnë. E di që do të përmirësohem shumë me Thiago Motta, jam i sigurt për këtë nga ajo që e kam perceptuar që në fillim. Jam i sigurt se ai do të jetë një trajner që do të më çojë në një nivel tjetër dhe unë patjetër do të jem në gjendje të tërheq nga ajo që mund të mësojmë këtu te Juventusi”.

Kur debutova kundër Romës sigurisht që ndjeva mbështetjen e tifozëve dhe kuptova se forca e ekipit vjen nga mbështetja e tifozëve. Për një ekip si ky është thelbësore të mbështetet në mbështetjen e tyre, ata janë lojtari i parë siç thonë ata”, tha më tej ai.

Në fund, duke folur për gjendjen e tij, ai shpjegoi: “Po punoj dita-ditës për t’u rikthyer sa më shpejt pas dëmtimit. Jam i qetë sepse nuk është asgjë serioze. Është zgjedhje e trajnerit në pozicion, dua të ndihmoj skuadrën. Në çdo pozicion ndihem rehat, sidomos në të djathtë”.

The post Ylli portugez prezantohet te Juventus: Dua të ndjek gjurmët e CR7, kampionati i duhet për cilësitë e mia appeared first on Telesport.

Cardinale: Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës

Numri një i Milanit, Gerry Cardinale, rikthehet për të folur për kuqezinjtë dhe e bën këtë në margjinat e samitit “IMG x RedBird”, siç raportohet nga “Financial Times”: “Ajo që po përpiqem të bëj është të sjell në futbollin europian atë që kam mësuar në mbi 30 vite në Amerikë. Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës”.

Gjatë takimit, Cardinale shpjegoi se si hyrja e kapitalit privat në klubet sportive ka çuar në “vlerësime të fryra”, bazuar në “nocione të lehta” për rritjen e ardhshme të sektorit. Duke sulmuar rivalët, pronari i “Redbird” tha se disa fonde janë “të këqija për ekosistemin”, pasi paratë thjesht alokohen me pak dëshirë për të përmirësuar performancën e të gjithë biznesit.

“Problemi, – shpjegon Cardinale, – është se në këndvështrimin tim ata janë menaxherë asetesh. Ata duan vetëm të blejnë dhe kjo nuk është e mirë për kompanitë e bazuara në pronësi intelektuale”.

The post Cardinale: Kemi një mundësi të madhe për ta rikthyer Milanin në lavditë e së kaluarës appeared first on Telesport.

Vieri: Pres një gol për ndeshje nga Lukaku, ja skuadra më e fortë e Serie A

Christian Vieri, i intervistuar nga “SportMediaset” në margjinat e një eventi të organizuar nga “Lega Serie A” në universitetin IULM të Milanos, komentoi javët e para të kampionatit italian: “Po pres Lukakun, ai është duke u stërvitur te Napoli prej dy javësh. Nuk shkoi në ekipin kombëtar për të punuar këto ditë, jam i sigurt se Conte po e ‘shtrydh’ atë fizikisht. Personalisht pres një gol për ndeshje prej tij”.

Po Lautaro Martinez?
Ai është kampion. Thuram dhe Lautaro janë çifti më i fortë sulmues në kampionatin tonë. Ata do të shënojnë shumë gola, kënaqen duke luajtur bashkë, janë kampionë.

Si ju duket gara për titullin?
Juventusi është forcuar, Napoli po bën një ekip të mirë, Milani është aty, edhe pse nuk e ka nisur shumë mirë. Për mendimin tim, skuadra e Interit është më e forta në kampionat.

E prisnit këtë ndikim nga Thiago Motta?
Po, sepse në Bolonjë, në gjashtë muajt e parë, siguroi mbijetesën në Serie A dhe pastaj, në sezonin e dytë i dërgoi të tijtë në Ligën e Kampionëve. Juventusi e mori atë, Motta kërkon kohë sa të implementojë filozofinë e lojës që ka në mendje. Ai dëshiron të luajë futboll të mirë, ta kontrollojë lojën. Për ta bërë këtë kërkon pak kohë dhe durim. Është trajner i mirë, shumë i zgjuar.

The post Vieri: Pres një gol për ndeshje nga Lukaku, ja skuadra më e fortë e Serie A appeared first on Telesport.

Leclerc thumbon Newey: Do t’i tregojmë se bëri gabim që nuk erdhi te Ferrari

Zyrtarizimi i lëvizjes së Adrian Newey tek Aston Martin është padyshim ndër temat kryesore të diskutimit këtë fundjavë në Baku, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.

Fillimisht u përol për një kalim te Ferrari, me të cilin pati bisedime, por negociatat rezultuan të pasuksesshme. Charles Leclerc nuk u fsheh pas asnjë komenti dhe foli hapur me gazetarët për çështjen e Newey.

Nuk kemi asnjë zhgënjim. E di që folëm me Adrian, por më pas ai mori vendimin e tij dhe unë e respektoj atë. Ai mendonte se Aston Martin ishte më i mirë, ndërsa për mua Ferrari mbetet numri 1”, tha leclerc.

Më vjen keq për Adrian, por besoj shumë më tepër te puna në grup se sa te një person të vetëm”, tha më tej piloti monogask i “kokëkuqes”, që i dërgon kështu një mesazh inxhinierit të njohur.

Piloti monegask, i freskët nga fitorja e tij e bukur në Monza, donte të thoshte fjalë inkurajuese për skuadrën: “Kemi shumë njerëz super të talentuar në Maranello dhe jam i sigurt se ky është një ekip fitues”.

Vasseur po bën një punë të jashtëzakonshme, po ndërton një ekip të madh për vitet e ardhshme dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i treguar Neëey se gaboi që nuk erdhi te Ferrari”, përfundoi Leclerc.

The post Leclerc thumbon Newey: Do t’i tregojmë se bëri gabim që nuk erdhi te Ferrari appeared first on Telesport.

Ylli i Atletico: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça

Koke, mesfushori i Atletico Madrid, pas pushimit 2-javor në La Liga, foli për ambiciet e klubit dhe merkaton e kryer këtë verë. Ai u shpreh se tashmë klubi “colchoneros” duhet të tregojë në fushë se sa vlen.

Le Normand i befasoi të gjithë: Kampion me kombëtaren, dha paraqitje të jashtëzakonshme me Real Sociedad dhe me Spanjën. Ka sjellë energji të re në mbrojtjen tonë, ai ka një rol shumë të rëndësishëm dhe po luan në një nivel shumë të mirë. Shpresoj që ta mbajë atë sepse ne kemi nevojë për atë nivel mbrojtës”, tha Koke.

Një tjetër përfocim është Julián Alvarez: “Ky ishte një treg shumë i mirë transferimi për klubin. Ata bënë një përpjekje të madhe për të sjellë lojtarë të nivelit të lartë. Një kampion bote si Julián Álvarez ende duhet të përshtatet. Ne e dimë se çfarë mund të japë dhe shpresoj që ai të sjellë një shumë gëzim për tifozët”.

Griezmann? Çdo ndeshje është më e mira për ekipin. Ai nuk duhet të hakmerret, le të shohim nëse do të kemi fatin të fitojmë një titull me të. Ai nuk duhet të provojë ndonjë gjë për këdo”, tha më tej Koke, legjenda e Atletico, me 48 gola në 641 ndeshje zyrtare.

Ai flet edhe për faktin nëse Atlético ka shanse të fitojë La Liga. “Klubi bëri një përpjekje të madhe në merkato, që duhej. Të gjithë bëmë një hap përpara së bashku, të rinj dhe të vjetër. Ne duhet të kërkojmë më shumë nga vetja. E dimë se është shumë e vështirë të konkurrosh me Real Madrid dhe Barçën, por ne duhet rrisin nivelin e kërkesave”.

The post Ylli i Atletico: Klubi bëri sforco të mëdha në merkato, na takon ne të mundim Real e Barça appeared first on Telesport.

Arteta pas rinovimit të kontratës: Krenar, dua të bëj shumë më tepër se sa kam bërë deri më tani

Mikel Arteta ka rinovuar kontratën e tij me Arsenal dhe në faqen zyrtare të klubit ka publikuar një koment për lajmin: “Ndihem jashtëzakonisht krenar, shumë i emocionuar dhe mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë më pas”.

Jam krenar që jam këtu ku jam dhe që kam marrëdhëniet që kam me të gjithë në klub. Ndihem jashtëzakonisht me fat që punoj çdo ditë me njerëz të mirë dhe me ambicien që kemi këtu. Ndihem i sfiduar, ndihem i mbështetur dhe unë dua të bëj shumë më tepër se çfarë kemi bërë tashmë së bashku”, tha Arteta.

Më tej, trajneri spanjoll vazhdon: “Së bashku me lojtarët dhe të gjithë në klub, ne presim me padurim vitet e ardhshme, me mbështetësit tanë, të cilët kanë transformuar emocionalisht klubin dhe ekipin. Mbështetësit tanë kanë transformuar njerëzit dhe ne jemi ndryshe tani”.

Mund të thuash që jemi të ndryshëm dhe për mua kjo është falë tyre. Mezi presim të vazhdojmë rrugëtimin së bashku. Objektivi? Të fitosh, kjo duhet të jetë. Duhet të jetë ai qëllim, por të kuptuarit se ne duhet ta shijojmë procesin. Ne duhet të jemi në gjendje të jemi versioni më i mirë i vetes çdo ditë për ta arritur këtë”, tha Arteta.

Ne duam rezultatin përfundimtar. Marzhet janë kaq të vogla dhe mendoj se do të jemi afër. Ne jemi unikë dhe i bëjmë gjërat sipas mënyrës tonë. Gëzimi i njerëzve, qofshin lojtarë, staf, bordi, pronësi apo mbështetës, të cilët ndihen vërtet të lidhur me klubin dhe mënyrën se si i bëjmë gjërat”, u shpreh Mikel Arteta.

Në fund, trajneri i “topçinjve” shtoi: “Për mua, kjo është vlera më e madhe që mund të ketë çdo klub, çdo markë. Pastaj ne duhet t’i shtojmë trofe kësaj, me siguri, dhe ne do të bëjmë më të mirën për ta arritur këtë”.

The post Arteta pas rinovimit të kontratës: Krenar, dua të bëj shumë më tepër se sa kam bërë deri më tani appeared first on Telesport.