A kanë nisur xhelozitë te Real Madrid? Ancelotti jep përgjigjen e tij

Carlo Ancelotti është i vetëdijshëm se te Real Madrid mund të fillojë problemi numër 1 i lojtarëve të mëdhenj, xhelozia. Trajneri italian, i pyetur për ankesat e Rodrygo për mospërfshirjen e tij në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, ka dhënë një përgjigje për këtë temë.

“Rodrygo ka të drejtë që ankohet. Ai e meritonte kandidimin. a një virtyt që mund të luajë në disa pozicione, sepse është lojtar polivalent. Për të është motivim kur krahasohet me Vinicius ose Mbappe”.

“Për mua si trajner, Rodrygo është po aq i rëndësishëm sa ata, njësoj si të gjithë lojtarët. Ai më ka thënë se nuk ka asnjë problem me shokët e skuadrës. As me Mbappe apo Vinicius”.

I pyetur më specifikisht nëse në ekipin e tij mund të nisin xhelozitë, Don Carlo është përgjigjur: “Nëse ndodh, do ta kuptoj menjëherë. Në dhoma e zhveshjes ka një atmosferë shumë të mirë dhe të shëndetshme. Mos harroi se yjet tanë nuk janë më edhe aq të rinj”.

The post A kanë nisur xhelozitë te Real Madrid? Ancelotti jep përgjigjen e tij appeared first on Telesport.

Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe

Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye ishin lojtarët e larguar përfundimisht nga Barcelona në merkaton e verës, ndërkohë që në formë huazimi janë larguar Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.

Eric Garcia ishte emri i fundit në listën e trajnerit Flick, i destinuar për t’u larguar, por në fund qëndroi, duke vijuar aventurën e tij në “Camp Nou”, ku është rritur.

Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të merkatos, ndërkohë që rezulton se edhe Parisi ka patur interes për qendërmbrojtësin katalanas. “Radio Catalunya” raporton se agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje, nga e cila do të përfitonte edhe Barcelona, edhe Parisi.

Barcelona, sipas propozimit të tij, do të merrte mesfushorin mbrojtës Danilo Pereira, ndërsa spanjolli do të shkonte në “Parc des Princes”. Në fund, marrëveshja u bllokua.

The post Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe appeared first on Telesport.

Wanda Nara e tërbuar, pas ndarjes nga Icardi: Mungesa e respektit është dhunë

Wanda Nara është e acaruar. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit u kritikua në rrjetet sociale se nuk bëri deklarata në një event ku mori pjesë me motrën e saj Zaira. Një qëndrim i tillë, mesa duket për shkak të thashethemeve të fundit për jetën e saj private, që e ka acaruar jo pak sipërmarrësen dhe showgirl-in argjentinase.

Shumë kanë insinuuar një pajtim me lojtarin, i cili, megjithatë, nuk ka ndodhur ende. Të dy mbeten të largët, por të bashkuar për të mirën e vajzave të tyre të përbashkëta. “Më vjen keq që nuk kam bërë asnjë deklaratë, – shkroi Wanda në Instagram, para se të ndërmerrte një shpërthim të ashpër.

– Më pëlqen të përshëndes këdo që më afrohet, bëj foto me të gjithë, ndërsa gazetarët i vlerësoj për punën e tyre. Prandaj kam dhënë gjithmonë deklarata. Mungesa e respektit është diçka që nuk dua ta ushqej apo toleroj më. Mungesa e respektit është dhunë”.

Më pas ajo iu kërkoi falje gazetarëve të pranishëm në event: “Edhe një herë iu kërkoj falje gazetarëve e kameramanëve që e kryejnë punën e tyre me respekt, madje në disa momente shpesh sakrifikohen”.

The post Wanda Nara e tërbuar, pas ndarjes nga Icardi: Mungesa e respektit është dhunë appeared first on Telesport.

Di María e “shpall armik” Van Gaal: Trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, s’do të lodhem kurrë së thëni këtë

Ángel Di María dhe Louis van Gaal u takuan te Manchester United në sezonin 2014-2015, por marrëdhënia nuk ishte saktësisht idilike. Madje, që atëherë ka pasur shumë shkëmbime fjalësh plot “helm” mes të dyve, në distancë.

Kapitulli i parafundit u përjetua me rastin e dokumentarit të “Netflix”, të quajtur “Breaking Down the Wall”. Në të, futbollisti argjentinas nuk e “kafshoi gjuhën” fare: “Louis van Gaal është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë dhe nuk do të lodhem kurrë ta them këtë”.

Di Maria potencoi se do ta nënvizojë këtë me forcë, sa herë t’i jepet mundësia. Gjithashtu, ai kujtoi fitoren e Argjentinës ndaj Holandës në Botërorin 2022 në Katar, me Van Gaal në stolin portokalli: “Ne i mundëm me penallti, edhe pse ai tha se nuk do ta bënim dot, sepse gjasme dinte gjithçka. Ai përfundoi duke i futur fjalët e tij në… Më mirë le të themi se i hëngri fjalët e tij, gjasme për t’u treguar i sjellshëm”.

The post Di María e “shpall armik” Van Gaal: Trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, s’do të lodhem kurrë së thëni këtë appeared first on Telesport.

Motta në prag të Empoli-Juventus: Douglas Luiz dhe Koopmeiners, dy lojtarë të mëdhenj

Me mbarimin e pushimit, për shkak të angazhimeve të kombëtareve, te Juventusi mendojnë për sfidën ndaj Empolit. Një ndeshje plot kurthe, jashtë fushe për bardhezinjtë, të thirrur për rezultat pozitiv dhe gjithashtu testuar disa të rinj në fushë, në funksion të debutimit të tyre në Champions League. “Tani jemi gati dhe të fokusuar vetëm te ndeshja kundër Empolit, – shpjegoi Thiago Motta në konferencë për shtyp. – Ata po kalojnë një moment pozitiv, dinë të performojnë mirë në fushë. Prandaj, ne duhet të jemi të vendosur dhe të luajmë një ndeshje serioze. Douglas Luiz, startues nga kjo e shtunë? Të shohim, nuk ka asnjë vështirësi me të”.

Si ishin këto ditë në “Continassa”?
Bëmë mjaft mirë, ishin dy javë të shkëlqyera stërvitjeje. Jam i lumtur që shumë mbetën me ne, por edhe ata që ishin në kombëtare luajtën dhe fituan përvojë. U kthyen të gjithë në gjendje të mirë. Jam i lumtur, sepse i kemi pothuajse të gjithë lojtarët në dispozicion.

Si ju duket transferta ndaj Empolit?
Duhet të jemi të vendosur dhe të përqendruar, dhe të luajmë një ndeshje serioze. Jemi mirë dhe të përgatitur.

Një gjykim për Douglas Luiz dhe Koopmeiners…
Ata janë dy lojtarë të mëdhenj, si shumë të tjerë që kemi në skuadër. Le të shohim se cili do të startojë ndaj Empolit. Jemi me fat që kemi shumë lojtarë të fortë. Pengesat e Douglas? Nuk ka asnjë vështirësi.

Si reagon ekipi ndaj ideve tuaja të reja?
Shumë mirë. Juventusi ka bindjen për të luajtur futboll proaktiv dhe provuar gjithmonë të fitojë.

Si do të bëhet menaxhimi i skuadrës me fillimin edhe të Champions League?
Asgjë nuk ndryshon. Ne stërvitemi, përgatitemi, luajmë, rikuperohen ata që kanë luajtur. Rikuperohen edhe ata që mund të bëhen gati për ndeshjen e ardhshme, edhe ata që nuk kanë luajtur. Ne përballemi me ndeshjet si gjithmonë; me përkushtim, fokusim dhe duke luajtur më së miri.

Lojë e mirë dhe rezultat pozitiv, a janë të mundura të dyja?
Ne duhet të luajmë një lojë që na siguron edhe rezultatin pozitiv. Kemi një ide të përbashkët, duhet të jemi në gjendje të konkurrojmë me kundërshtarët tanë ashtu siç duam. Çdo ndeshje ka historinë e vet. Ndaj Empolit duhet të jemi të fokusuar, duke ditur se çfarë duhet të bëjmë dhe shmangim.

Si duken lojtarët amerikano-jugor?
Janë të gjithë mirë, Nico luajti me kombëtaren. Edhe Danilo luajti, janë të gjithë mirë. Tani duhet të mendojmë vetëm për Empolin, e përsëris, një ekip shumë i mirë.

Roli i Danilos…
Unë e shoh shumë mirë, është një lojtar i rëndësishëm për ne si shumë të tjerë. Me Brazilin luajti si mbrojtës krahu, mund ta bëjë këtë edhe për ne. Gjithashtu, ai mund të luajë edhe në qendër. Do të shohim se çfarë skuadre duhet të hedhim në fushë në çdo ndeshje.

Po fillon një kampionat i ri…
Mendoj ndeshje pas ndeshjeje. Me Empolin do të jetë e komplikuar, do të përballemi me një ekip që është i mirë dhe e di se çfarë dëshiron të bëjë në fushë. Ne duhet të jemi gati ta përballojmë, ta respektojmë dhe në të njëjtën kohë të imponojmë lojën tonë për të pasur më shumë shanse për të fituar.

Një javë zjarri…
Fokusi është tek Empoli. Më pas do të mendojmë për ndeshjet e tjera.

Rabiot, ende pa ekip…
I urova më të mirat kur u largua dhe ende mendoj kështu. E dua, por ka marrë një rrugë tjetër. Shpresoj të gjejë një ekip për të demonstruar të gjithë talentin që ka.

Çfarë pret nga Vlahovic?
Ai duhet të bëjë gjithmonë më mirë, ka entuziazëm dhe e tregon sapo vjen në stërvitje. Ka energji pozitive dhe gjithmonë përpiqet t’i ndihmojë shokët e skuadrës. Jam shumë i lumtur me atë që po bën.

The post Motta në prag të Empoli-Juventus: Douglas Luiz dhe Koopmeiners, dy lojtarë të mëdhenj appeared first on Telesport.

Capello: Po e pres me padurim Manchester City-Inter, dua të shoh ndryshimin nga finalja e Stambollit

“Me një renditje të vetme, të gjitha ndeshjet do të jenë të rëndësishme, nuk do të ketë më sfida të kota. Do të jetë e vështirë të bëhen llogaritë për kalimin në raundin tjetër. Nuk ka dyshim se formati i ri do të ketë ndikim shumë të rëndësishëm në kampionatet kombëtare. Për ata që synojnë të fitojnë Champions League do të jetë thelbësore të kenë skuadra të kompletuara, të bëjnë rotacione”. Kështu e analizon Fabio Capello, në një intervistë për “Corriere della Sera”, Champions-in e ri që do të startojë shumë shpejt.

Le ta fillojmë nga lart. Real Madridi ka humbur Kroos, por ka shtuar Mbappe. A nuk ndryshon produkti?
Madrilenët mbeten favoritët. Mbappé, me cilësitë që ka, do të përshtatet shpejt në sistemin e lojës. Pastaj, Ancelotti është shumë inteligjent dhe do ta bëjë atë të shkarkojë disa përgjegjësi. Mungesa e një metronomi si Kroos, dëmtimi i Camavinga dhe Bellinghamit… Janë mungesa aktuale që mund të shkaktojnë disa probleme.

A po shkon cikli i Guardiolës te Manchester City drejt perëndimit?
Nuk e di nëse do të jetë vërtet viti i tij i fundit, por lojtarët mund të duan të bëjnë diçka të pabesueshme për shkak të kësaj. Unë i shoh ata si shumë agresivë dhe kompaktë. Lojtarë si Rodri apo De Bruyne kanë shumë krenari. Pastaj Haaland, që shënon pa fund gola. Nuk do të jetë e lehtë t’i mposhtë kush ata.

E fillojmë menjëherë me Manchester City-Inter.A mendoni se distanca mes dy skuadrave nga finalja e Stambollit është ngushtuar më tej?
Mezi po e pres këtë ndeshje. Më kanë mbetur në kokë 20 minutat e fundit të finales së Stambollit, do të doja ta shihja nëse distanca është ngushtuar vërtet, siç dukej në atë pjesë të fundit të finales.

The post Capello: Po e pres me padurim Manchester City-Inter, dua të shoh ndryshimin nga finalja e Stambollit appeared first on Telesport.

Slot: Nuk bëj shumë ndryshime por kjo është një Ligë tjetër, sulmojmë dhe mbrojmë me 11 lojtarë

Tri fitore në tri ndeshjet e para në Premier League këtë sezon i kanë dhënë startin e përkryer ekipit të Liverpool. Gjithsesi, tani nis një periudhë e vështirë për skuadrën e “reds” dhe trajneri Arne Slot, që duhet të menaxhojë numrin e madh të ndeshjeve.

Periudhë e ngjeshur, por lojtarët e Liverpoolit kanë për të provuar fizikisht aftësitë e tyre në këtë moment të ngarkuar. Unë nuk para bëj shumë ndryshime. Kjo është diçka që unë vendos para çdo ndeshje. Ish-skuadrat e mia kanë luajtur pothuajse çdo ndeshje me të njëjtët lojtarë, por kjo është një ligë tjetër”, tha Slot.

Varet edhe nga ajo që ata tregojnë për sa i përket fizikut. Në tre ndeshjet e para ne ishim vërtet të fortë, por luajtëm vetëm një ndeshje çdo shtatë ditë. Tani lojtarët kanë për të provuar forcën e tyre. Unë supozoj se të gjithë duan të luajnë çdo lojë, kështu që duhet të shfaqen me cilësi dhe veçanërisht me ritmin e punës”, tha holandezi.

Më tej, Slot shtoi: “Ne kemi më shumë se 11 lojtarë shumë të mirë, kështu që unë mund të përdor më shumë. Ndonjëherë, edhe kundërshtari e bën më të vështirë edhe për ty zgjedhjen”.

Ne e shikojmë veten shumë, por duhet ta lidhni edhe me ekipin me të cilin përballemi. Sfida e radhës ndaj Nottingham Forest, që nuk ka humbur ende këtë sezon, është e vështirë dhe interesante për t’u parë”, u shpreh Slot.

Duke folur për faktyin se “reds” ende nuk kanë pësuar gol, ai tha: “Nuk është mbrojtja ajo që e mban portën e pastër, janë 11 lojtarët. Ne përpiqemi t’i bindim vazhdimisht. Në një botë ideale, ne nuk kemi nevojë për Alisson, por na duhej disa herë kundër United, Brentford dhe Ipswich. Është një paraqitje ekipore që ne nuk e pranojmë dhe kjo do të thotë të punojmë pa top”.

The post Slot: Nuk bëj shumë ndryshime por kjo është një Ligë tjetër, sulmojmë dhe mbrojmë me 11 lojtarë appeared first on Telesport.

Montella: Pas 3 vitesh në Turqi ndihem një trajner më i mirë, në Serie A ka shumë kampionë nga ky vend

Vincenzo Montella është i kënaqur profesionalisht dhe njerëzisht me përvojën e tij në Turqi, ku nga fundi i vitit 2021 filloi të drejtojë Adana Demirspor. Ndërsa vitin e kaluar u bë trajner i kombëtares, duke e çuar ekipin në çerekfinale në kampionatin e fundit Europian.

Pas tre vitesh në Turqi ndihem si një trajner ndryshe dhe më i mirë”,tha Montella. “Ndihem shumë rehat. Jam napoletan dhe për këtë arsye shumë pranë mentalitetit turk. Këtu ndjehem sikur jam kthyer pak në origjinën time, në fëmijërinë dhe adoleshencën time që kam kaluar në një fshat të vogël afër Napolit. Ndihem shumë i integruar“, tha ai.

Ish-sulmuesi i Sampdoria dhe Roma, u shprej i kënaqur me zgjedhjen e UEFA-s për t’i dhënë kampionatin evropian të vitit 2032 Italisë dhe Turqisë. “Do të jetë një ngjarje që do t’i bashkojë edhe më shumë dy vendet”, thotë Montella.

Trajneri nuk e ka humbur nga syri Serie A, ku luajnë shumë futbollistë turq që ai drejton në kombëtare, si 19-vjeçari Kenan Yildiz. “Ai ka stigmat e një kampioni. Ai sigurisht që duhet të rritet, duhet kohë, duhet të bëjë gabime. Ata që e rrethojnë kanë nevojë për durim dhe duket se kjo nuk i mungon Juventus”, thotë Montella, duke vlerësuar edhe mesfushorin e Interit, Hakan Calhanoglu, duke e quajtur atë “më të mirën në rolin e tij në nivel botëror në vitet e fundit”.

The post Montella: Pas 3 vitesh në Turqi ndihem një trajner më i mirë, në Serie A ka shumë kampionë nga ky vend appeared first on Telesport.

Gjykata dënon me 20 muaj burg ish-kapitenin e ekipit spanjoll, abuzoi seksualisht me një nxitëse tifozësh

Një gjykatë në Barcelonë ka dënuar Hugo Mallo, ish-kapiten i Celta Vigo dhe futbollist aktual i Aris Selanik, për abuzim seksual ndaj një vajze që punonte si nxitëse e tifozëve për Espanyol. Faktet datojnë në 24 prill 2019, me rastin e ndeshjes mes Celta Vigo dhe Espanyol në stadiumin e skuadrës katalanase.

Sipas vendimit, të cituar nga agjencia Europa Press, është vërtetuar se kapiteni i atëhershëm i skuadrës së Galicisë, para fillimit të ndeshjes dhe gjatë prezantimit të skuadrave në fushë, “përpiu” njërën nga të dy maskotat (një papagall i ekipit Espanyol), me qëllim për të kënaqur shpirtin e tij epshor.

Ai ka përçmuar integritetin seksual të vajzës, duke prekur gjoksin e saj pa pëlqimin e saj. Për sulmin, të filmuar në një video që mohonte versionin e futbollistit që thoshte se nuk ishte i përfshirë në akuza, gjykata e dënoi Mallo me 20 muaj burg dhe rreth 1000 euro dëmshpërblim viktimës së abuzimit për dëmim moral të shkaktuar.

The post Gjykata dënon me 20 muaj burg ish-kapitenin e ekipit spanjoll, abuzoi seksualisht me një nxitëse tifozësh appeared first on Telesport.

Gjashtë mungesa të konfirmuara, Ten Hag hedh në fushë nga minuta e parë blerjen e orës së fundit

Leny Yoro, Mason Mount dhe Tyrell Malacia nuk janë grumbulluar nga trajneri Erik ten Hag për ndeshjen e radhës së Manchester United në fushën e Southampton, të gjithë të dëmtuar për një kohë të gjatë. Ndërsa mbrojtësi Victor Lindelof është ende duke u përballur me një dëmtim në gishtin e këmbës.

Edhe Luke Shaw e Rasmus Hojlund mungojnë në sfidën e radhës, respektivisht me dëmtim të pulpës dhe muskulaturës. Gjithsesi, trajneri holandez shpreson të lojtari i ardhur së fundi në merkato, Manuel Ugarte, i cili mund të bëjë debutimin e tij me fanellën e “djajve të kuq”.

Rasmus Hojlund dhe Luke Shaw po përparojnë shumë mirë pas dëmtimit, por nuk janë gati për këtë ndeshje. Manuel Ugarte mendoj se është gat. Të gjithë e kemi parë se ai ka luajtur për Uruguain. Ai erdhi pak vonë, por është i disponueshëm për këtë ndeshje”, u shpreh Ten Hag për uruguajanin.

The post Gjashtë mungesa të konfirmuara, Ten Hag hedh në fushë nga minuta e parë blerjen e orës së fundit appeared first on Telesport.