Del renditja nga OPTA: 5 skuadrat favorite për të fituar Champions League 2024-2025

Cila do të jetë skuadra fituese e Champions League 2024-2025? Kjo është e vështirë të parashikohet kaq shpesh, por sajti i specializuar i statistikave dhe të dhënave sportive, OPTA, ka një parashikim që sot.

Favoritët e Champions League sipas OPTA-s nuk kanë ndryshime të mëdha me ata të sezonit të kaluar, por poshtë ka disa risi që ndonjë tifoz mund edhe të mos e kuptojë.

Man. City renditet i pari me përqindje 25,3%. Skuadra e Pep Guardiolës ka tre sezone radhazi që konsiderohet favorit, por kurrë absolut. I dyti në listë është Real Madrid me 18,2%. Me suksesin e vitit të kaluar dhe me transferimin e Mbappe, Los Blancos konsiderohen skuadër për t’u mundur.

I treti si ndër më favoritët renditet Inter. Skuadra italiane ka 10,9% shanse për të fituar trofeun e kampiones së Europës, pasuar nga Arsenal (6,3%) dhe Bayer Leverkusen (5,4%).

The post Del renditja nga OPTA: 5 skuadrat favorite për të fituar Champions League 2024-2025 appeared first on Telesport.

Rivaldo: Shoh një problem te Vinicius-Mbappe, më ka ndodhur edhe mua dikur…

Rivaldo, legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, mendon se te Real Madrid mund të nisë një problem, nëse drejtuesit madrilenë nuk gjejnë një zgjidhje në momentin e duhur.

Gjatë një ndeshjeje të kampionatit me Betisin, Vinicius lejoi Mbappe të gjuante penalltinë dhe kjo u pa si shenjë respekti dhe dashamirësi mes dy yjeve, por Rivaldo mendon se situata nuk është aq e thjeshtë.

Sipas tij, të dy janë lojtarë egoistë dhe kjo mund të sjellë probleme. “Personalisht kam bërë diçka të ngjashme te Barcelona, kur Patrick Kluivert ishte shok skuadre me mua. Vinicius dhe Mbappe duhet të arrijnë një marrëveshje për të shmangur ndonjë fërkim, pasi nganjëherë nuk i pasojnë njëri-tjetrit”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.

“Të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm dhe luajnë te një klub i madh. Duke qenë pjesë e një klubi të tillë, objektivat e tyre dihen publikisht: gola dhe trofe”.

The post Rivaldo: Shoh një problem te Vinicius-Mbappe, më ka ndodhur edhe mua dikur… appeared first on Telesport.

Episodi 34 në Versus: Fansat përgjigjen për “Topin e Artë” dhe të ardhmen e dyshës Klopp-Pep

Ndeshjet e kombëtareve mbaruan. Tani është koha për futboll klubesh. Telesport sot xhiroi episodin 34 të podkastit VERSUS për ndeshjet e fundjavës në kampionatet kryesore të Europës dhe videon e plotë mund ta ndiqni në orën 20:00 në kanalin tonë zyrtar në Youtube: TelesportYT.

Një nga tematikat kryesore ka të bëjë me gjyqin ndaj Manchester City për parregullsitë e merkatos në vite. Pritet një skenar apokaliptik për “Qytetarët”. Mes të tjerash, kemi bërë parashikimet për ndeshjet e fundjavës, por edhe për fituesin e mundshëm të Champions League.

Ndryshe nga episodet e kaluara, këtë herë u bëmë dy pyetje ndjekësve tanë në Facebook. Pyetja e parë është për 3 favoritët e “Topit të Artë”, ndërsa pyetja e dytë i referohey dyshes më simpatike të trajningut, Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp, se ku mund t’i shohim në sezonin e ardhshëm futbollistik.

Përgjigjet e ndjekësve ishin të larmishme dhe befasuese. Shumë prej tyre duan që Pep të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, kurse gjermanin Klopp e shohin te Bayern.

Favoritët e “Topit të Artë”? Emrat e përhershëm, por me renditje sipas dëshirave dhe emocioneve personale: Vinicius, Rodri, Bellingham, Carvajal, Kroos, etj.

Mos harroni: sonte, ora 20:00, në kanalin Telesport në Youtube!

The post Episodi 34 në Versus: Fansat përgjigjen për “Topin e Artë” dhe të ardhmen e dyshës Klopp-Pep appeared first on Telesport.

Kur do të kthehet Broja me kombëtaren?

Pas zyrtarizimit të huazimit tek Everton, Armando Broja mori një ditë pushim dhe bashkë me familjen e tij ndoqi nga tribuna ndeshjen e kombëtares shqiptare në “Air Albania” me Gjeorgjinë.

Ai festoi gjithashtu ditëlindjen në Tiranë, me miq dhe të njohur nga Shqipëria dhe jo vetëm. Sulmuesi kuqezi, ende lojtar në pronësinë e Chelsea, por lufton me kohën për t’u kthyer në fushë.

Ai ka një shqetësim të përsëritur në tendinën e Akilit dhe po vijon një program të veçantë stërvitor, ndërsa kërkon të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në aksion.

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë e dinë se rikuperimi nuk mund të përcaktohet me lehtësi”, ka deklaruar së fundmi tekniku i klubit anglez. Programi i kombëtares parashikon dy ndeshje të Shqipërisë në muajin e ardhshë, më 11 dhe 14 tetor.

The post Kur do të kthehet Broja me kombëtaren? appeared first on Telesport.

“Nuk bëhem trajner sepse ky brez e ka mendjen tek Instagrami”, Ronaldo ka një mesazh për rininë

Cristiano Ronaldo, ose ndryshe njeriu i vetëm me 1 miliard ndjekës me 1 miliard ndjekës, ka deklaruar se nuk ka asnjë plan për t’u bërë trajner. Kjo nuk është hera e parë që e thotë këtë, por kësaj here ka dhënë argumente.

“E shoh të vështirë që një ditë të bëhem trajner, sepse nuk e kam pasion. Është e vështirë sidomos prej brezit të ri që po rritet. Ata nuk pranojnë këshilla nga brezi im”.

“Ata mendojnë se dinë gjithçka. Kanë krijuar përshtypjen se Facebook, TikTok dhe Instragram u jep një edukim të mirë. Kam gjëra tjera për të bërë, si për shembull biznesi”.

“Dua të mësoj gjëra të reja në fusha për të cilat nuk kam informacion. Dua të jem i përfshirë në bizneset e mia dhe mendoj se do të jetë një gjë e mirë”.

The post “Nuk bëhem trajner sepse ky brez e ka mendjen tek Instagrami”, Ronaldo ka një mesazh për rininë appeared first on Telesport.

Shifra të frikshme, Haaland fiton çmimin e lakmueshëm mujor në Premier League

Erling Haaland është shpallur lojtari i muajit në Premier League për herë të tretë. Në gusht, ai vendosi rekordin e kompeticionit për më shumë gola të shënuar ndonjëherë në tri ndeshjet hapëse të një sezoni dhe u bë vetëm lojtari i dytë, pas Harry Kane, që shënon dy “hat-tricks” në Premier League dy here radhazi.

Muaji i tij sipas numrave:

21 prekje topi në zonën e portës kundërshtare.

14 goditje drejt portës kundërshtare.

10 goditje brenda portës kundërshtare.

7 gola

2 “hat-tricks”

Ai tani e ka fituar çmimin në fjalë po aq herë sa Gareth Bale, Ruud van Nistelrooy dhe Sadio Mané.

The post Shifra të frikshme, Haaland fiton çmimin e lakmueshëm mujor në Premier League appeared first on Telesport.

A kanë nisur xhelozitë te Real Madrid? Ancelotti jep përgjigjen e tij

Carlo Ancelotti është i vetëdijshëm se te Real Madrid mund të fillojë problemi numër 1 i lojtarëve të mëdhenj, xhelozia. Trajneri italian, i pyetur për ankesat e Rodrygo për mospërfshirjen e tij në listën e 30 kandidatëve për “Topin e Artë”, ka dhënë një përgjigje për këtë temë.

“Rodrygo ka të drejtë që ankohet. Ai e meritonte kandidimin. a një virtyt që mund të luajë në disa pozicione, sepse është lojtar polivalent. Për të është motivim kur krahasohet me Vinicius ose Mbappe”.

“Për mua si trajner, Rodrygo është po aq i rëndësishëm sa ata, njësoj si të gjithë lojtarët. Ai më ka thënë se nuk ka asnjë problem me shokët e skuadrës. As me Mbappe apo Vinicius”.

I pyetur më specifikisht nëse në ekipin e tij mund të nisin xhelozitë, Don Carlo është përgjigjur: “Nëse ndodh, do ta kuptoj menjëherë. Në dhoma e zhveshjes ka një atmosferë shumë të mirë dhe të shëndetshme. Mos harroi se yjet tanë nuk janë më edhe aq të rinj”.

The post A kanë nisur xhelozitë te Real Madrid? Ancelotti jep përgjigjen e tij appeared first on Telesport.

Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe

Ilkay Gundogan dhe Mikayil Faye ishin lojtarët e larguar përfundimisht nga Barcelona në merkaton e verës, ndërkohë që në formë huazimi janë larguar Clement Lenglet, Alex Valle dhe Vitor Roque.

Eric Garcia ishte emri i fundit në listën e trajnerit Flick, i destinuar për t’u larguar, por në fund qëndroi, duke vijuar aventurën e tij në “Camp Nou”, ku është rritur.

Girona u vu pas tij për pjesën më të madhe të merkatos, ndërkohë që rezulton se edhe Parisi ka patur interes për qendërmbrojtësin katalanas. “Radio Catalunya” raporton se agjenti Jorge Mendes kishte propozuar një marrëveshje, nga e cila do të përfitonte edhe Barcelona, edhe Parisi.

Barcelona, sipas propozimit të tij, do të merrte mesfushorin mbrojtës Danilo Pereira, ndërsa spanjolli do të shkonte në “Parc des Princes”. Në fund, marrëveshja u bllokua.

The post Shkëmbimi Barcelonë-Paris! Merkatoja e verës mund të përfundonte ndryshe appeared first on Telesport.

Wanda Nara e tërbuar, pas ndarjes nga Icardi: Mungesa e respektit është dhunë

Wanda Nara është e acaruar. Ish-bashkëshortja e Mauro Icardit u kritikua në rrjetet sociale se nuk bëri deklarata në një event ku mori pjesë me motrën e saj Zaira. Një qëndrim i tillë, mesa duket për shkak të thashethemeve të fundit për jetën e saj private, që e ka acaruar jo pak sipërmarrësen dhe showgirl-in argjentinase.

Shumë kanë insinuuar një pajtim me lojtarin, i cili, megjithatë, nuk ka ndodhur ende. Të dy mbeten të largët, por të bashkuar për të mirën e vajzave të tyre të përbashkëta. “Më vjen keq që nuk kam bërë asnjë deklaratë, – shkroi Wanda në Instagram, para se të ndërmerrte një shpërthim të ashpër.

– Më pëlqen të përshëndes këdo që më afrohet, bëj foto me të gjithë, ndërsa gazetarët i vlerësoj për punën e tyre. Prandaj kam dhënë gjithmonë deklarata. Mungesa e respektit është diçka që nuk dua ta ushqej apo toleroj më. Mungesa e respektit është dhunë”.

Më pas ajo iu kërkoi falje gazetarëve të pranishëm në event: “Edhe një herë iu kërkoj falje gazetarëve e kameramanëve që e kryejnë punën e tyre me respekt, madje në disa momente shpesh sakrifikohen”.

The post Wanda Nara e tërbuar, pas ndarjes nga Icardi: Mungesa e respektit është dhunë appeared first on Telesport.

Di María e “shpall armik” Van Gaal: Trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, s’do të lodhem kurrë së thëni këtë

Ángel Di María dhe Louis van Gaal u takuan te Manchester United në sezonin 2014-2015, por marrëdhënia nuk ishte saktësisht idilike. Madje, që atëherë ka pasur shumë shkëmbime fjalësh plot “helm” mes të dyve, në distancë.

Kapitulli i parafundit u përjetua me rastin e dokumentarit të “Netflix”, të quajtur “Breaking Down the Wall”. Në të, futbollisti argjentinas nuk e “kafshoi gjuhën” fare: “Louis van Gaal është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë dhe nuk do të lodhem kurrë ta them këtë”.

Di Maria potencoi se do ta nënvizojë këtë me forcë, sa herë t’i jepet mundësia. Gjithashtu, ai kujtoi fitoren e Argjentinës ndaj Holandës në Botërorin 2022 në Katar, me Van Gaal në stolin portokalli: “Ne i mundëm me penallti, edhe pse ai tha se nuk do ta bënim dot, sepse gjasme dinte gjithçka. Ai përfundoi duke i futur fjalët e tij në… Më mirë le të themi se i hëngri fjalët e tij, gjasme për t’u treguar i sjellshëm”.

The post Di María e “shpall armik” Van Gaal: Trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë, s’do të lodhem kurrë së thëni këtë appeared first on Telesport.