Zbulohet prapaskena: Osimhen ka një klauzolë për janarin, por nuk vlen për klubet italiane

Victor Osimhen ka një dritare për t’u transferuar në një nga ligat kryesore europiane. RAI SPORT raporton se sulmuesi, aktualisht i huazuar te Galatasaray, ka një klauzolë që e lejon.

Kur la Napolin për t’u huazuar në Turqi, nigeriani kërkoi vendosjen e shifrës 90 mln euro për merkaton e janarit, e cila e lejon të luajë në një skuadër që i shkon për shtat nivelit të tij.

Napoli e ka pranuar këtë klauzolë, sepse nuk ka marrëdhënie të mira me lojtarin dhe nuk planifikon të luajë me të në sezonin e ri. Galatasaray nuk ka asnjë vendimmarrje në këtë rast.

Ka vetëm një gjë që është zbuluar vonë. Klauzola 90 mln nuk vlen për klubet e Serie A. Kjo do të thotë se Osimhen mund të transferohet ose në Premier League, ose në La Liga.

The post Zbulohet prapaskena: Osimhen ka një klauzolë për janarin, por nuk vlen për klubet italiane appeared first on Telesport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *